AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

30 miliardë lekë për Drejtësinë, Gogu: Më shumë shërbime për qytetarët dhe më pak dosje të prapambetura

by Alb Times
04/11/2026
in Politikë
6
0
30 miliardë lekë për Drejtësinë, Gogu: Më shumë shërbime për qytetarët dhe më pak dosje të prapambetura

Foto: Politika

6
SHARES
305
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sistemi i drejtësisë do të ketë rreth 30 miliardë lekë në 2027, buxheti më i lartë deri tani. Ministria e Drejtësisë merr 15.7 miliardë lekë, dhe me to hapen 10 zyra të reja të Ndihmës Juridike Falas dhe rritet me 66% buxheti i Shërbimit të Provës.

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, prezantoi sot në Komisionin e Ligjeve buxhetin e drejtësisë për vitin 2027. Sipas tij, ky buxhet e çon drejtësinë më afër qytetarit.

“Një e drejtë që ekziston në ligj, por nuk arrin te njeriu, mbetet një premtim në letër”, tha Gogu para deputetëve.

Buxheti i Ministrisë së Drejtësisë dhe i organeve të drejtësisë arrin në 29.95 miliardë lekë, më i larti deri tani. Gogu tha se me këtë fond garantohen pagat më të larta në rajon për magjistratët. Sipas tij, shtohet edhe numri i magjistratëve dhe i stafit ndihmës, që të ulet numri i çështjeve të prapambetura në gjykata. Ministri bëri të ditur gjithashtu se vijon projektimi i Polit të Drejtësisë në Tiranë. Atje do të vendosen prokuroritë, gjykatat dhe Avokatura e Shtetit, dhe parcela për ndërtimin është caktuar tashmë.

Gogu njoftoi se në 2027 hapen 10 zyra të reja të Ndihmës Juridike Falas. Pesë prej tyre hapen që këtë dhjetor, në Kamëz, Krujë, Librazhd, Bulqizë dhe Rrëshen. Vitin e ardhshëm hapen zyrat në Divjakë, Mallakastër, Gramsh, Devoll dhe Malësi e Madhe.

Ministri tha se ndihma juridike nuk mbulon vetëm avokatin falas. Për përfituesit ulen edhe tarifat për analizat, ekspertizat e topografëve dhe shpenzimet përmbarimore. Sipas Gogut, qytetarët nuk do të sjellin më gjashtë dokumente, sepse punonjësi i ndihmës juridike do t’i nxjerrë vetë nga e-Albania.

Ministri tha se në 2027 vihet në funksion qendra e Mëzezit për edukimin dhe rehabilitimin e të miturve në konflikt me ligjin. Aty do të trajnohen çdo vit rreth 500 profesionistë nga e gjithë Shqipëria.

“Një dosje penale përshkruan një ngjarje. Nuk përshkruan gjithë të ardhmen e një fëmije”, u shpreh Gogu.

Fondet e Shërbimit të Provës rriten me 66%, nga 255 në 424 milionë lekë. Sipas ministrit, shërbimi nuk do të merret më vetëm me mbikëqyrjen. Ai do të ndjekë veçmas rastin e çdo të dënuari, me trajnim profesional, mbështetje psikosociale dhe ndihmë për punësim dhe strehim. Gogu tha se nga kjo qasje pritet të përfitojnë mbi 1,000 të dënuar dhe se sistemi i mbikëqyrjes elektronike do të funksionojë që në mars.

Ministri tha se nga janari nis ndërtimi i spitalit për mjekimin e detyruar në Shën Koll të Lezhës, për të cilin janë parashikuar 250 milionë lekë për 2027. Sipas tij, ky spital u jep përgjigje shqetësimeve që Komiteti për Parandalimin e Torturës i Këshillit të Europës ka ngritur që nga viti 2000.

Ai tha gjithashtu se në 2027 Agjencia e Trajtimit të Pronave synon të paguajë edhe 2,366 familjet që presin ende kompensimin për pronat informale. Kështu mbyllet një proces që nisi në 2008.

Ministria dhe institucionet e saj të varësisë do të kenë 15.7 miliardë lekë. Gogu theksoi se investimet financohen tërësisht nga buxheti i shtetit. Buxheti i Ministrisë rritet me 1.2% krahasuar me 2026-n. Në 2027 investimet e Ministrisë janë 1.23 miliardë lekë, pra 517 milionë lekë më pak se në 2026. Gjatë vitit do të punësohen mbi 160 punonjës të rinj. Sipas ministrit, buxheti i Ministrisë ka pesë drejtime: aksesin e qytetarëve në drejtësi, mbrojtjen e fëmijëve, riintegrimin e të dënuarve, përmbylljen e kompensimit të pronave dhe dinjitetin në sistemin penitenciar.

Tags: KryesoretNë plan të parëPolitikë
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

DEBATET/ “Mendoni dhe për Gardën e Zjarrfikësit”/ Komisioni i Brendshëm, Çuçi: Paga e policëve rritet me 250 euro! Kapri: Sa i bletë 4 autobotet e rinj?

04/11/2026

EMRI/ E rëndë në Itali, e zuri nën vete dera metalike, humb jetën biznesmeni shqiptar! Po punonte në kantierin e ndërtimit kur…

04/11/2026

Dhunuan punonjësin dhe grabitën me dhunë karburantin në Klos, arrestohen një ditë pas krimit 2 shokët! Njëri prej tyre…

04/11/2026

30 miliardë lekë për Drejtësinë, Gogu: Më shumë shërbime për qytetarët dhe më pak dosje të prapambetura

04/11/2026

Projektbuxheti 2027/ 114.6 miliardë lekë për pushtetin vendor, Demo: Fokus te digjitalizimi dhe reforma territoriale

04/11/2026

Kush është Jon Ossoff, “Obama i ri” i demokratëve? Fitorja e thellë në Xhorxhia e ngjit 39-vjeçarin në majat e politikës amerikane

04/11/2026

Vlorë/ Tre në pranga brenda 24 orëve, njëri i dënuar me 20 vite burg për vrasje në Itali

04/11/2026

Trump përballë Demokratëve, shumica në Kongres mund të fillojë hetime për disa çështje

04/11/2026

Herët e para historike në SHBA! Nga myslimanët e parë, te homoseksualët, indigjenët dhe me ngjyrë

04/11/2026

Shiste drogë pranë shkollave në Lezhë, arrestohet 18-vjeçari, sekuestrohen 83 doza kanabisi

04/11/2026

“E keni kthyer selinë në magazinë molotovi”, përplasje PS-PD për protestat. Tabaku braktis mbledhjen e Komisionit

04/11/2026

Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

04/11/2026

Sulm kibernetik ndaj bankës së gjakut në Francë, hakerët tentuan të ngrohnin mostrat në 110°C

04/11/2026

Arrestohet në Vlorë i dënuari me 20 vite burg në Itali për vrasje, pritet ekstradimi

04/11/2026

Aksion kundër trafikut të drogës në Kosovë, 5 të arrestuar, sekuestrohen 37 kg heroinë

04/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • DEBATET/ “Mendoni dhe për Gardën e Zjarrfikësit”/ Komisioni i Brendshëm, Çuçi: Paga e policëve rritet me 250 euro! Kapri: Sa i bletë 4 autobotet e rinj?
  • EMRI/ E rëndë në Itali, e zuri nën vete dera metalike, humb jetën biznesmeni shqiptar! Po punonte në kantierin e ndërtimit kur…

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.