• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

“Po erdhi Edi Rama, na fiku”, dalin përgjimet në SKY ECC mes Avdylit dhe “Rrumit”: S’ta fut njeri ty!

05/10/2025
in Kronikë
“Po erdhi Edi Rama, na fiku”, dalin përgjimet në SKY ECC mes Avdylit dhe “Rrumit”: S’ta fut njeri ty!

“Po na erdhi ky Rama këtu, s’bëjmë dot shumë dëme se do na fiki”. Ky është një nga mesazhet që Aldo Avdyli i ka shkruar Aleksandër Lahos, gjatë bisedës mes tyre për eliminimin e kundërshtarëve në qytetin bregdetar të Durrësit. Këto janë përgjime që disponon SPAK nga aplikacioni SKY ECC në vitin 2020, të cilat janë publikuar së fundmi.

Aleksandër Laho i kërkon Aldo Avdylit të eliminojë Lulzim Berishën, Mond Çekiçin dhe në fund Plarent Dervishajn, ndërsa Avdyli në këmbim do të merrte disa prona që “Rrumi i Shijakut” i kishte përfituar në mënyrë të paligjshme.

Kandidimi i Edi Ramës në Durrës, duket se shqetëson Avdylin dhe Rrumin e Shijakut, megjithatë, ata i qëndrojnë planit të tyre.

Aldo Avdyli i thotë Rrumit se duhen 10 viktima brenda vitit ndërsa i thur lavde Lahos se askush nuk ja fut për mend dhe terren, por frika nga prania e Kryeministrit Edi Rama, i shqetëson shumë.

Përgjimet

“Kta e xhirojnë lojën e qytetit. Të tjerët pastaj janë pasiv, të parëndësishëm.”-shkruan Aleksandër Llaho.

Aldo Avdyli i përgjigjet: Po je fiks fare e vëlla. Kjo është, s’ta fut njeri ty për terren, e për mend. Po kanë mbaru ata, janë. Po Lul Çeke them unë, Lulit, i bim direkt, ai e don, vetëm vendose ti.

Rrumi i shkruan të heqin Edmond Çekiçin të parin, pasi e konsideron si trurin në terren të grupit kundërshtar.

Aldo i shkruan: O vëlla duhen 10 viktima brenda vitit, po na erdhi ky Rama ktu, s’bëjmë dot shumë dëme se do na fiki.

Në këtë bisedë Aldo Avdyli i kujton Rrumit se kryeministri do të kandidonnte për deputet në Durrës e se kjo iu prishte punë.

Rrumi i përgjigjet: Ajo më ka djegur shumë dhe mua, Rama. Po erdhi aty na paralizoi pak, e kam mendur direkt që atë ditë që e mora vesh.

“Fakti që Aleksandër Laho ka përvetësuar në mënyrë të paligjshme një numër të madh pronash, të cilat në disa raste ua ka premtuar ose ua ka dhënë si shpërblim njerëzve që i duheshin për t’i përdorur për të arritur qëllimin e tij, eliminimin e kundërshtarëve të vet, Plarent Dervishi dhe Edmond Koçi alias Mond Çekiçi, Lulzim Berisha zbulohen edhe në bisedën e datës 14 shtator 2020, që ai ka zhvilluar me Elidon Avdyli, alias Aldo Avdyli”, thekson SPAK.

Më të lexuarat

  • Çupi sulmon Berishën: E ka luftuar integrimin me “thikë në dhëmbë”, është njeri i betuar kundër Perëndimit

    Çupi sulmon Berishën: E ka luftuar integrimin me “thikë në dhëmbë”, është njeri i betuar kundër Perëndimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kejvina Kthellës i marrin 8 mijë €, kursimet e punës. Prokuroria kap shoqen e modeles për “Mashtrim”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ia kisha deleguar atij autoritetin kontraktor”, Karçanaj: Daniel Shima ishte përgjegjës për prokurimet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mario Draghi paralajmëron fundin e epokës amerikane në Europë: Për herë të parë jemi vetëm

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • PS-PD votojnë me 114 vota projekt-rezolutën për integrimin në BE

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Jam e papunë, dua të jetoj jetën time”, Kryemadhi merr mbështetjen e Shoqatës së Grave të Divorcuara

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berisha padit Adriatik Doçin! Gazetari: I nderuar të vërtetoj se je i korruptuar

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Salla i shmanget sërish Braçes, deputeti ‘shpërthen’ në akuza: Mungesa e tij fsheh paaftësi epike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • NATO aktivizon mbikëqyrjen ajrore në Ballkan, droni strategjik “Phoenix” mbi territorin shqiptar

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aksident fatal në Tiranë, 31-vjeçari me motor përplas për vdekje babanë e ministres Pirdeni

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!