AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Trumpi financon vetëm universitetet që i binden?

by SHT Media
05/10/2025
in Botë
6
0
Trumpi financon vetëm universitetet që i binden?
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kohët e fundit, një gjykatë në SHBA e ndaloi bllokimin e fondeve për universitetin elitar të Harvardit. Tani Presidenti amerikan Donald Trump po josh disa nga universitetet më të mira të vendit me grante të mëdha për t’i sjellë ato në linjën e qeverisë. Disa media amerikane raportuan se Shtëpia e Bardhë u ka dërguar letra nëntë institucioneve kryesore të arsimit të lartë. Me gjasa aty u bëhet thirrje drejtuesve të universiteteve që t’i përmbaheshin disa parimeve të caktuara të qeverisë. Në këmbim universitetet do të merrnin akses preferencial në financimin e kërkimit shkencor dhe përfitime të tjera.

Universitetet duhet të ndalojnë çfarë “mund të ndëshkojë, poshtërojë ose edhe të nxisë dhunë kundër ideve konservatore”, citon New York Times nga letra. Krahas kësj bëhet thirrje për një kufizim në numrin e studentëve ndërkombëtarë dhe një ngrirje të tarifave të shkollimit. Institucioni përkatës duhet gjithashtu të angazhohet për përkufizime të rrepta të gjinisë.

Guvernatori demokrat i Kalifornisë dhe kundërshtari i Trump, Gavin Newsom, e kritikoi këtë veprim, duke e quajtur atë një “marrëveshje radikale”. Edhe ai ushtroi presion mbi universitetet e Kalifornisë, duke argumentuar se ato do të humbisnin miliona të fonde të shtetit federal, nëse do ta nënshkruanin marrëveshjen. California nuk do të mbështesë kampuset që heqin dorë nga liria akademike, tha Newsom.

Kreu i një këshilli të lartë në Universitetin e Teksasit – i emëruar nga guvernatori republikan i shtetit – konfirmoi se ky universitet e ka planifikuar programin e ri. Ndihemi të “nderuar” që Universiteti i Teksasit u përzgjosh si një nga nëntë institucionet për përfitime të mundshme financimi, thuhet.

Administrata e Trumpit ka rritur presionin mbi botën akademinë javët e fundit. Nga administrata e re vijnë akuza, se disa universitete se kanë orientim të majtë liberal dhe nuk marrin masa të mjaftueshme kundër antisemitizmit. Si reagim iu tërhoqën fondet këtyre universiteteve. Universiteti i Kolumbias në Nju Jork, ndër të tjera, pranoi disa nga kërkesat e administratës. Edhe Universiteti i Harvardit u prek nga kjo masë, por në fillim të shtatorit, një gjykatë federale vendosi që ngrirja e fondeve ishte e paligjshme dhe se fondet duhet të livrohen.

DW

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Rusia shënjestron avionin e Zelenskyt, presidenti ukrainas: U kam shpëtuar 2 sulmeve me dronë

15/09/2026

Lufta e fshehtë e Putinit kundër SHBA-së, në shënjestër janë zgjedhjet e nëntorit

15/09/2026

SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”!

15/09/2026

Amerikanët goditje të fortë Ramës: Qeveria po ‘ushqen’ rrjetet e trafikut të drogës!

15/09/2026

Pas Berishës, edhe Rama “merr rrugën” drejt SHBA; dera e administratës Trump vijon të jetë e mbyllur

15/09/2026

“SPAK përgjon gjyqtarët”/ Artan Hoxha: Janë prishur balancat, Strasburgu po i rrëzon vendimet e vetting-ut

15/09/2026

Bujqësia pa inventar prej 15 vitesh/ Andis Salla dështon me Censin, procesi shtyhet sërish

15/09/2026

Lufta e egër e Berishës ndaj Azem Hajdarit nga përgjimi, shantazhi, përjashtimi nga PD tek ndëshkimi i së bijës. Akuzat: Spiun i Sigurimit, ordiner dhe klloun i politikës

15/09/2026

Topçiu i Maliqit skemë korrupsioni me Shpresa Nikën e Shkodrës? Tendera pa plotësuar kriteret dhe mashtrim me volumin e punimeve

15/09/2026

“Punë oligarkësh”, apo jo z.zëvendësministër?

15/09/2026

Vuçiç njofton dorëheqjen më 27 shtator, hyn në fushatë për zgjedhjet e parakohshme të 25 tetorit

14/09/2026

Pompa e shtrenjtë shqiptare, nafta deri 45% mbi rajonin, shkak taksat

14/09/2026

Lagarde ngre alarmin për varësinë teknologjike: Europa duhet të zhvillojë AI-në e saj

14/09/2026

Ilir Meta del nga kafazi i qelqtë, Apeli pranon kërkesën që gjyqin ta ndjekë pranë avokatit

14/09/2026

Kontrollet e reja kufitare të hyrje-daljeve, nëntë vende të BE-së shtyjnë zbatimin e plotë të masave, si do të funksionojë

14/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Rusia shënjestron avionin e Zelenskyt, presidenti ukrainas: U kam shpëtuar 2 sulmeve me dronë
  • Lufta e fshehtë e Putinit kundër SHBA-së, në shënjestër janë zgjedhjet e nëntorit
  • SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.