AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Jemi plotësisht në zbatim të Kushtetutës”/ Balla: Diella, pjesë e dekretit të kryeministrit

by SHT Media
22/09/2025
in Politikë
6
0
“Jemi plotësisht në zbatim të Kushtetutës”/ Balla: Diella, pjesë e dekretit të kryeministrit
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Taulant Balla, pas përfundimit të Konferencës së Kryetarëve, deklaroi se mazhoranca është bazuar në rregullore për mbylljen e diskutimeve në prezantimin e programit qeverisës në Kuvend. 

“Sjellja e mazhorancës është tërësisht e bazuar në rregullore. Në 17 shtator kemi pasur një mbledhje të Konferencës së Kryetarëve ku diskutuam për modalitetet e seancës. Rregullorja është shumë e qartë. Nga ana e opozitës u kërkua në Konferencën e Kryetarëve që njëri nga ata të flasë aq sa edhe kryeministri dhe nuk e kundërshtuam këtë gjë. Thjesht, kërkova që të respektohet solemniteti i kësaj seance dhe kryeministri të kishte kohën e vet. Opozita nuk pati kundërshtim. Gjatë seancës kërkova ndërprerjen e seancës dhe kur kërkohet kjo gjë nga kreu i një grupi parlamentar, seanca ndërpritet menjëherë. Apeli im ishte për qetësi. Sapo rinisi seanca, foltorja u uzurpua. Unë mora sërish fjalën për tërheqjen e deputetëve të PS nga diskutimet dhe kalimin në votim. Duhet të kuptoni që ministri virtual është pjesë e dekretit të kryeministrit, pjesë e kompetencave të tij dhe ministri virtual ka marrë mbështetjen e 82 deputetëve të Kuvendit. Jemi plotësisht në zbatim të Kushtetutës. Kush ka pretendime, t’i ndjekin këto pretendime në Gjykatën Kushtetuese”, tha Balla.  

Në lidhje me kërkesën e opozitës për shkarkimin e kryeparlamentarit Niko Peleshi, Balla u shpreh se kjo është histori e vjetër. 

“Kërkesa për shkarkimin e kreut të Kuvendit është histori e vjetër, që përsëritet legjislaturë pas legjislature. Edhe në 2013, edhe në 2017, edhe në legjislaturën e kaluar… Është e njëjta situatë, opozita vazhdon me të njëjtat huqe. Gjithsesi, sot u diskutua edhe për këtë çështje dhe kreu i Kuvendit ka autorizuar thirrjen e Këshillit të Legjislacionit, që i takon deputetes Greta Bardeli që të drejtojë punimet. Të marrë kohën e vet për raportet dhe pastaj të shkojmë në seancë për të votuar raportet”, tha Balla. 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza, raportoni çdo rast abuzimi

05/11/2026

Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale, investimet dhe skemat e reja mbështetëse

05/11/2026

Nga Kaini te Kanuni, dhe një shtet inekzistent

05/11/2026

Disa protestues dhe shoqata në Kushtetuese, ankimojnë tre aktet e qeverisë për protestat

05/11/2026

Vdes në rrethana të paqarta shkencëtari që zbuloi Novichok-un dhe akuzoi Moskën për helmimet

05/11/2026

Berisha: Raporti i KE ngre shqetësime për demokracinë dhe zbatimin e vendimeve të Kushtetueses

05/11/2026

Partia Socialiste cakton datën për punimet e Asamblesë Kombëtare

05/11/2026

“A është kërcënuar Veliaj përmes Toni Gogut?”, Rama: Këto janë si zhurmat e makinave që shkojnë e vijnë në bulevard

05/11/2026

Humbja në zgjedhje trondit republikanët, aleatët i kërkojnë Trump të ndryshojë kurs

05/11/2026

Buxheti 2027| Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

05/11/2026

Shembet shtylla elektrike në Kalanë e Dodës, humb jetën elektricisti në krye të detyrës

05/11/2026

Apo do të bëhet si në Serbi?!

05/11/2026

Rama: Nesër hapim dritaren e dialogut! Tre grupe studentësh u penguan me dhunë të vinin në takim me mua

05/11/2026

Ambasadorja e BE-së: Shqipëria ka ecur përpara, por nevojiten reforma të mëtejshme për median dhe mjedisin

05/11/2026

Amerikanët komunistë, apo opozita shqiptare pa busull?

05/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • ‘Ziheshim shumë’! I vuri flakën babait ndërsa flinte, zbardhet dëshmia e vajzës
  • Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza, raportoni çdo rast abuzimi

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.