AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Shqipëria të mos futet në përplasjet mes të mëdhenjve”, Mazi: Të qëndrojmë krah aleatëve, por s’duhet të armiqësohemi me të tjerët

by SHT Media
20/09/2025
in Politikë
6
0
“Shqipëria të mos futet në përplasjet mes të mëdhenjve”, Mazi: Të qëndrojmë krah aleatëve, por s’duhet të armiqësohemi me të tjerët
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryenegociatori i Shqipërisë me Bashkimin Evropian, Zef Mazi, ka dhënë një mesazh të qartë për rolin e Shqipërisë në skenën ndërkombëtare, në një kohë kur bota po përjeton ndryshime të mëdha në rendin global. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Mazi theksoi nevojën që Shqipëria të mbajë një qëndrim të matur dhe të balancuar, pa u përfshirë verbërisht në përplasjet midis fuqive të mëdha.

“Linja politike e Shqipërisë nuk vihet në dyshim, duke pasur parasysh edhe rolin tonë në NATO,” tha Mazi, duke riafirmuar përkushtimin e vendit ndaj aleancës perëndimore. Megjithatë, ai theksoi se kjo nuk do të thotë që Shqipëria duhet të pozicionohet si armike ndaj vendeve të tjera.“Nuk jemi një partner që kontribuon masivisht në strukturat ushtarake. Duhet të jemi të kujdesshëm: për sa kohë nuk cenohen qëndrimet tona me partnerët, kjo nuk do të thotë që të na armiqësojë me të tjerët. Kjo është gabim, sipas meje,” u shpreh Mazi.

Duke komentuar mbi vendimet që mund të ndikojnë pozicionin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, ai paralajmëroi kundër përfshirjes në mënyrë të zëshme në çështje të mëdha globale: “Nuk duhet të futemi në mes të të mëdhenjve. Për çështje të gjeostrategjisë botërore, është më mirë të mos flasësh, sesa të flasësh me shumë zë kundër këtij apo atij.”

Mazi bëri thirrje për një politikë të jashtme më modeste dhe realiste, që lidhet ngushtë me madhësinë dhe fuqinë reale të Shqipërisë në botë. Ai përdori një metaforë të qartë për të përçuar mesazhin e tij: “Është më mirë të mos i fusim gjithë vezët në një shportë. Na duhet një ekuilibër si vend.”

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Përplaset për vdekje nga dy makina i moshuari, arrestohen dy shoferët, njëri u largua nga vendngjarja

05/11/2026

‘Ziheshim shumë’! I vuri flakën babait ndërsa flinte, zbardhet dëshmia e vajzës

05/11/2026

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza, raportoni çdo rast abuzimi

05/11/2026

Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale, investimet dhe skemat e reja mbështetëse

05/11/2026

Nga Kaini te Kanuni, dhe një shtet inekzistent

05/11/2026

Disa protestues dhe shoqata në Kushtetuese, ankimojnë tre aktet e qeverisë për protestat

05/11/2026

Vdes në rrethana të paqarta shkencëtari që zbuloi Novichok-un dhe akuzoi Moskën për helmimet

05/11/2026

Berisha: Raporti i KE ngre shqetësime për demokracinë dhe zbatimin e vendimeve të Kushtetueses

05/11/2026

Partia Socialiste cakton datën për punimet e Asamblesë Kombëtare

05/11/2026

“A është kërcënuar Veliaj përmes Toni Gogut?”, Rama: Këto janë si zhurmat e makinave që shkojnë e vijnë në bulevard

05/11/2026

Humbja në zgjedhje trondit republikanët, aleatët i kërkojnë Trump të ndryshojë kurs

05/11/2026

Buxheti 2027| Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

05/11/2026

Shembet shtylla elektrike në Kalanë e Dodës, humb jetën elektricisti në krye të detyrës

05/11/2026

Apo do të bëhet si në Serbi?!

05/11/2026

Rama: Nesër hapim dritaren e dialogut! Tre grupe studentësh u penguan me dhunë të vinin në takim me mua

05/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Përplaset për vdekje nga dy makina i moshuari, arrestohen dy shoferët, njëri u largua nga vendngjarja
  • ‘Ziheshim shumë’! I vuri flakën babait ndërsa flinte, zbardhet dëshmia e vajzës

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.