AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Alimehmeti: Rama nuk mund t’i japë urdhër Këshillit Bashkiak për shkarkimin e Veliajt

by SHT Media
20/09/2025
in Politikë
6
0
Alimehmeti: Rama nuk mund t’i japë urdhër Këshillit Bashkiak për shkarkimin e Veliajt
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Për Ilir Alimehmetin projektvendimi i këshilltarëve socialistë të Bashkisë së Tiranës për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, që do të diskutohet në mbledhjen e së martës, është i vonuar dhe në shkelje të afateve ligjore. 

Sipas tij çështja e shkarkimit duhet të kishte hyrë në rend dite që më 12 maj, kur sipas ligjit për qeverisjen vendore u plotësuan tre muaj që Erion Veliaj nuk kishte shkelur në zyrë, pasi ishte i arrestuar me urdhër të SPAK. 

“Këshilli Bashkiak duhej të ishte mbledhur më 12 maj se atëherë ishte dita e parë e punës, që u bën tre muaj dhe ta kishte çuar propozimin. Por futen në shpërdorim detyre, Romina Kuko, ish-kryetare e Këshillit Bashkiak asokohe, më pas Megi Fino që është kryetarja aktuale, të cilat jo vetëm nuk e vunë,  por as nuk e diskutuan a ta fusim në rend dite këtë çështje. Pra ato nuk e dinin që kryetari i bashkisë ishte në burg”, tha Alimehmeti në “A2 Weekend” me Suela Demirin, në A2 CNN. 

“Sepse prisnin Maliqin”, shtoi ai më tej, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama. “Prisnin të merrnin një OK dhe kur ky OK u dha ja ku jemi tani”, nënvizoi Alimehmeti. 

Këshilltari i djathtë për Bashkinë e Tiranës po ashtu shtoi se është shkelje ligjore që kryeministri Edi Rama t’iu japë urdhër socialistëve për të shkarkuar Veliajn, pasi Këshilli Bashkiak vepron në bazë të ligjit të autonomisë, i pandikuar nga ekzekutivi. 

“Ky vendim i Ramës për Veliaj  është antiligjor. Është antiligjor nga aspekti i Ramës, sepse nuk mund t’i japë ai urdhra Këshillit Bashkiak, filloni ju tani procedurat dhe shkarkojeni. Këshilli Bashkiak funksionon në bazë të ligjit për vetëqeverisjen vendore. Në një periudhë  të pandërprerë tre mujore që nuk paraqitet, nga Këshilli Bashkiak kryetari i bashkisë i propozohet Këshillit të Ministrave për shkarkim. Pra nuk e shkarkon Këshilli Bashkiak, por propozon dhe ka detyrë sepse ia jep ligji këtë detyrë. Pastaj e shkarkon, nuk e shkarkon kryeministri është përgjegjësi e tij”, deklaroi Alimehmeti në “A2 Weekend” me Suela Demirin, në A2 CNN. 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Përplaset për vdekje nga dy makina i moshuari, arrestohen dy shoferët, njëri u largua nga vendngjarja

05/11/2026

‘Ziheshim shumë’! I vuri flakën babait ndërsa flinte, zbardhet dëshmia e vajzës

05/11/2026

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza, raportoni çdo rast abuzimi

05/11/2026

Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale, investimet dhe skemat e reja mbështetëse

05/11/2026

Nga Kaini te Kanuni, dhe një shtet inekzistent

05/11/2026

Disa protestues dhe shoqata në Kushtetuese, ankimojnë tre aktet e qeverisë për protestat

05/11/2026

Vdes në rrethana të paqarta shkencëtari që zbuloi Novichok-un dhe akuzoi Moskën për helmimet

05/11/2026

Berisha: Raporti i KE ngre shqetësime për demokracinë dhe zbatimin e vendimeve të Kushtetueses

05/11/2026

Partia Socialiste cakton datën për punimet e Asamblesë Kombëtare

05/11/2026

“A është kërcënuar Veliaj përmes Toni Gogut?”, Rama: Këto janë si zhurmat e makinave që shkojnë e vijnë në bulevard

05/11/2026

Humbja në zgjedhje trondit republikanët, aleatët i kërkojnë Trump të ndryshojë kurs

05/11/2026

Buxheti 2027| Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

05/11/2026

Shembet shtylla elektrike në Kalanë e Dodës, humb jetën elektricisti në krye të detyrës

05/11/2026

Apo do të bëhet si në Serbi?!

05/11/2026

Rama: Nesër hapim dritaren e dialogut! Tre grupe studentësh u penguan me dhunë të vinin në takim me mua

05/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Përplaset për vdekje nga dy makina i moshuari, arrestohen dy shoferët, njëri u largua nga vendngjarja
  • ‘Ziheshim shumë’! I vuri flakën babait ndërsa flinte, zbardhet dëshmia e vajzës

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.