AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Serbia përgatit ligjin për shërbim ushtarak të detyruar. Shqiptarët e Luginës së Preshevës kundërshtojnë: I papranueshëm…

by SHT Media
18/09/2025
in Botë
6
0
Ngricat siberiane, Europa përgatitet për ulje të ndjeshme të temperaturave pas 12 Janarit
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Serbia është shumë afër që të funksionalizojë shërbimin ushtarak të detyrueshëm.

Për shqiptarët, që janë shumicë në Luginë të Preshevës, një gjë e tillë është e papranueshme. 

Përfaqësuesi komunal në Bujanoc, Ragmi Mustafi thotë se ushtria serbe nuk i përfaqëson shqiptarët, pikërisht për shkak të së kaluarës. 

“Është komplet e papranueshme çfarëdo nisme për rektrutim te shqiptarët për në ushtrinë serbe e aq më tepër për shërbim të detyrueshëm ushtarak te shqiptarëve në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë… Ajo ushtri nuk përfaqëson shqiptarët, ajo ushtri është një ushtri që përfaqëson anën e kundërt të shqiptarëve, përkatësisht vrasësit dhe ata që kanë ushtruar dhunë e kanë abuzuar me të drejtat tona e me jetët tona në Luginë të Preshevës”, u shpreh Ragmi Musrafi, këshilltar komunal Bujanoc. 

Lidhur me këtë, dy ditë më parë, deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka propozuar themelimin e një Komisioni të posaçëm, që do të hetonte rastet e vdekjeve të ushtarëve shqiptarë që ishin në radhët e Armatës Popullore të Jugosllavisë  gjatë viteve të ’80. 

Mustafi thotë se kjo nismë do të bënte që Serbia të ballafaqohej me të kaluarën. 

“Është mirë që të zbulohet e vërteta. Përmes të vërtetës ne mund të ndërtojmë të ardhmen, përmes të vërtetës ne mund të ndërtojmë paqen, ndryshe, Serbia duhet të përballet përfundimisht me të kaluarën e saj”, thotë Mustafi. 

Megjithatë, konsiderohet si shumë e vështirë që nisma e Shaip Kamberit të jetësohet. 

“E rëndësishme është që shqiptarët të ngrenë zërin. E rëndësishme është që edhe deputeti shqiptar, në mënyrë brilante të përfaqësojë këto tema me të cilat edhe më tej ballafaqohet komuniteti shqiptar. E rëndësishme është që bashkësia ndërkombëtare të shohë proaktiv komunitetin shqiptar dhe shumë më e rëndësishme është që ne të themi të vërtetën”. 

Me këtë nismë, synohet që të zbardhet e vërteta për vdekjet e 135 shqiptarëve gjatë shërbimit në ushtrinë jugosllave e që në atë kohën ishin cilësuar si “vetëvrasje”, “aksidente” apo “shkelje disiplinore”, por që për familjarët ishin të dyshimta sepse shpesh kishin hasur në shenja dhune mbi trupat e kthyer. 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026

Kamuflon çunat e Dubait? Strategjiku me duar në xhepa Armand Hoxha fut 800 mijë euro në kompani përmes humbjeve, si po pastrohen paratë në kompleksin 45 milionë euro në Ksamil

03/10/2026

Për ‘trimen’ Eli Fara, që bën BLOCK ata që ia thonë të vërtetën në sy!

03/10/2026

Ambasadori amerikan mbledh në pritje politikanë! Berisha mbetet non grata, Eric Wendt nuk e fton në ceremoni

03/10/2026

“Berisha i lau duart që në 1997”, Beqiri: Rama në SHBA sepse nuk ka bërë ‘21 janarin’, ‘Gërdecin’…

03/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!
  • Bordello

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.