AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Trump padit New York Times për 15 miliardë dollarë: Është kthyer në shpërndarëse gënjeshtrash..

by SHT Media
16/09/2025
in Botë
6
0
Trump padit New York Times për 15 miliardë dollarë: Është kthyer në shpërndarëse gënjeshtrash..
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti amerikan ka shpallur një padi për shpifje, duke akuzuar gazetën si një “zëdhënëse virtuale” të Demokratëve. 

Donald Trump ka ngritur një padi për shpifje me vlerë 15 miliardë dollarë kundër “New York Times”, në lëvizjen e fundit të tij për të përdorur ligjin kundër mediave kryesore. 

Presidenti amerikan e akuzon gazetën se është një “zëdhënëse” e Partisë Demokratike dhe se ka “përhapur përmbajtje të rreme dhe shpifëse” për të. 

Padia pason paralajmërimin e javës së kaluar, kur “New York Times” tha se ishte kërcënuar me veprime ligjore nga Shtëpia e Bardhë pas artikujve për një shënim vulgar ditëlindjeje dhënë të ndjerit abuzues seksual Jeffrey Epstein. Shënimi mban firmën e Trump, por presidenti mohon se është autor. 

Në korrik, Trump nisi një padi kundër “Wall Street Journal” dhe pronarit të tij Rupert Murdoch, pasi gazeta raportoi për herë të parë ekzistencën e shënimit, i cili gjithashtu përmbante një vizatim të pahijshëm. Dokumenti është publikuar, por Trump vazhdon të mohojë autorësinë. 

Padia ndaj “NYT”, një tjetër shembull i gatishmërisë së presidentit për të goditur median me mjete ligjore, u paraqit të hënën në një gjykatë të Floridës. 

Në të përmenden disa artikuj dhe një libër i shkruar nga dy gazetarë të “NYT”, botuar në prag të zgjedhjeve të vitit 2024. 

“”NYT” ka tradhtuar idealet gazetareske të ndershmërisë, objektivitetit dhe saktësisë që dikur pretendonte,” thuhet në padi, duke e akuzuar gjithashtu gazetën si “një shpërndarëse kryesore dhe pa ndrojtje të gënjeshtrave kundër presidentit Trump”. 

“NYT” nuk ka reaguar ende. 

Padia akuzon gazetën, si dhe mediat e tjera “tradicionale” të konsideruara kundërshtare, për ndërhyrje në zgjedhje, duke përmendur vendimin e “NYT” për të mbështetur kandidaten demokrate Kamala Harris në zgjedhjet e fundit presidenciale. 

Ndryshe nga “NYT”, “Washington Post”, në pronësi të themeluesit të Amazon Jeff Bezos, nuk mbështeti asnjë kandidat, vendim që u kritikua si përpjekje për të qetësuar Trumpin dhe që shkaktoi reagime nga abonentët dhe stafi. 

Rasti kundër “NYT” është i fundit nga disa padi shumë-miliardëshe që Trump ka nisur kundër mediave amerikane pas rikthimit në Shtëpinë e Bardhë. 

Padi të tjera janë ngritur kundër “ABC News” dhe prezantuesit George Stephanopoulos, si dhe ndaj “Paramount” për një intervistë të programit “60 Minutes” me Harris. Të dyja çështjet u zgjidhën jashtë gjykate përkatësisht për 15 milionë dhe 16 milionë dollarë. Ndërkohë, çështja kundër “Wall Street Journal” mbetet e hapur. 

Në një postim në platformën e tij “Truth Social”, Trump e quajti “NYT” “një nga gazetat më të këqija dhe më të degjeneruara në historinë e vendit tonë, duke u bërë një ‘zëdhënëse’ virtuale e Partisë Radikale Demokrate të Majtë”. 

“”The Times” ka ndjekur për dekada me radhë një metodë gënjeshtrash për presidentin tuaj të preferuar (MUA!), familjen time, biznesin, lëvizjen America First, MAGA dhe kombin tonë në tërësi.” 

Artikujt e “NYT” të përfshirë në padi përfshijnë edhe një të botuar para zgjedhjeve të nëntorit, i përshkruar si një “sulm për ndërhyrje zgjedhore.” Pala paditëse thotë se këto ishin pjesë e një modeli afatgjatë të “shpifjes së qëllimshme dhe dashakeqe”. Padia kërkon dëmshpërblim “jo më pak se 15 miliardë dollarë.” 

Më herët, ekipi i Trump ka ngritur një padi për shpifje kundër “NYT” lidhur me një artikull opinioni mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016, por rasti u hodh poshtë si “shprehje e mbrojtur”. 

Trump gjithashtu ka paditur gazetën dhe mbesën e tij të larguar për një artikull të vitit 2018 mbi pasurinë e familjes dhe çështjet e taksave, duke e cilësuar atë një “komplot tinëzar” për të marrë dokumentet e tij. Një gjyqtar i Nju Jorkut e hodhi poshtë rastin në vitin 2023. 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026

Kamuflon çunat e Dubait? Strategjiku me duar në xhepa Armand Hoxha fut 800 mijë euro në kompani përmes humbjeve, si po pastrohen paratë në kompleksin 45 milionë euro në Ksamil

03/10/2026

Për ‘trimen’ Eli Fara, që bën BLOCK ata që ia thonë të vërtetën në sy!

03/10/2026

Ambasadori amerikan mbledh në pritje politikanë! Berisha mbetet non grata, Eric Wendt nuk e fton në ceremoni

03/10/2026

“Berisha i lau duart që në 1997”, Beqiri: Rama në SHBA sepse nuk ka bërë ‘21 janarin’, ‘Gërdecin’…

03/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!
  • Bordello

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.