• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Zelensky: Dronët rusë kanë hyrë në territorin e Rumanisë, Moska kërkon zgjerimin e luftës

13/09/2025
in Botë
Zelensky: Dronët rusë kanë hyrë në territorin e Rumanisë, Moska kërkon zgjerimin e luftës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se një dron rus ka depërtuar rreth 10 km në territorin rumun dhe ka operuar në hapësirën ajrore të NATO-s për afro 50 minuta, sipas të dhënave të disponueshme.

“Sot, Rumania ngriti avionë luftarakë për shkak të një droni rus në hapësirën e saj ajrore. Sipas të dhënave aktuale, droni depërtoi rreth 10 km në territorin rumun dhe operoi në hapësirën ajrore të NATO-s për rreth 50 minuta. Gjithashtu sot, Polonia reagoi ushtarakisht ndaj kërcënimit të dronëve rusë të sulmit”, shkruan Zelensky në platformën ‘X’.

Zelenskyy shtoi se, sipas raporteve fillestare, Rusia përdori hapësirën ajrore të Bjellorusisë të shtunën, më 13 shtator, për të lëshuar dronë në hapësirën ajrore ukrainase drejt Oblastit të Volynit.

“Forcat ushtarake ruse e dinë saktësisht ku drejtohen dronët e tyre dhe sa kohë mund të operojnë në ajër. Rrugët e tyre janë gjithmonë të llogaritura. Kjo nuk mund të jetë rastësi, gabim apo iniciativë e ndonjë komandanti të nivelit të ulët. Është një zgjerim i qartë i luftës nga Rusia – dhe kështu veprojnë ata. Hapa të vegjël në fillim, dhe përfundimisht humbje të mëdha”, thekson Zelensky.

Ai bëri thirrje për veprime parandaluese “bazuar në parimin se nuk ka kërcënime ushtarake të vogla nga ata që janë mësuar të shkatërrojnë pavarësinë dhe jetët e të tjerëve”.

“Nevojiten sanksione kundër Rusisë. Nevojiten tarifa kundër tregtisë ruse. Nevojitet mbrojtje kolektive – dhe Ukraina u ka propozuar partnerëve krijimin e një sistemi të tillë mbrojtjeje. Mos prisni dhjetëra Shahed dhe raketa balistike para se të merrni vendime përfundimtare”, nënvizoi presidenti ukrainas.

Pasditen e 13 shtatorit, autoritetet rumune lëshuan një mesazh RO-Alert për zonën veriore të Qarkut Tulcea, duke informuar qytetarët për mundësinë e rënies së objekteve nga hapësira ajrore dhe duke i nxitur të marrin masat e nevojshme të sigurisë.

Përveç kësaj, Polonia ngriti avionët e saj pas kërcënimit të dronëve rusë në rajonet ukrainase që kufizohen me Poloninë, ndërsa aeroporti i Lublin pezulloi operacionet e tij.

Më të lexuarat

  • Zjarri në Vlorë: Pse kryetarja e Unionit të Inxhinerëve gënjen për përgjegjësinë e ISHTI?

    Zjarri në Vlorë: Pse kryetarja e Unionit të Inxhinerëve gënjen për përgjegjësinë e ISHTI?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dorëheqje masive në News 24, ikin Ola Bruko, Shpend Gashi, Anila Çelaj, Çenkuela Hasa dhe Anila Jole, drejt largimit edhe Pretenca, shkrehen emisionet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I vunë tritol, i shumëkërkuari Ylli Zalla shfaqet para banesës: Bandat duan të më vrasin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dosjet e anti-mafias hapin pistën shqiptare: Cili biznesmen takoi në Tiranë dhëndrin e bosit të ‘Cosa Nostra’ Messina Denaro-s?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arrestohet në Astir djali i të akuzuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pasurimi i familjes së Blendi Gonxhes dhe rrjeti i kontratave publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zelensky kris marrëdhëniet Rusi-Serbi, Lavrov: E papranueshme që “vëllezërit” tanë të financojnë Ukrainën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kompania e lojërave të fatit Sisal Albania aktivitet kriminal në Tiranë? 13 sinjalizime për afera në ILDKPKI

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berisha dha 700 pasaporta diplomatike para largimit në ’97, pajisi edhe vjehrrin, vjehrrën, kunatin dhe Shkëlzenin që ia mbathi nga Shqipëria

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KLSH: “Shkelje në tenderin 500 mijë euro në Vlorë”. Përjashtohet nga tenderat “Asi-2A” e binjakëve Gjikondaj

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!