AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Lirohet pas 5 vjetësh burgim brutal në Bjellorusi, gazetari i REL Ihar Losik

by SHT Media
11/09/2025
in Botë
6
0
Lirohet pas 5 vjetësh burgim brutal në Bjellorusi, gazetari i REL Ihar Losik
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari i Radios Evropa e Lirë (REL), Ihar Losik, është liruar nga burgu, pasi ka kaluar më shumë se pesë vjet prapa grilave në kushte brutale në Bjellorusi, mbi bazën e akuzave të fabrikuara.

Lirimi i tij ka ndodhur në kuadër të lirimit më të fundit të të burgosurve politikë, në mes të një ngrohje të raporteve ndërmjet Minskut dhe Uashingtonit.

“Jam në shok, në shok të plotë, por sigurisht shumë i lumtur. Tani jam këtu, duket se jam i lirë dhe ndihem i lirë. Por, kjo nuk është lumturi e plotë sepse familja ime nuk është me mua”, tha ai gjatë një konference për media në Vilnius të Lituanisë.

Losik se nuk e priste që të lirohej, duke kujtuar se hiç më larg se dje kishte fjetur në dërrasa.

“Nuk e prisja fare dhe në mëngjes, pas kontrollit të mëngjesit ata erdhën dhe më thanë: ‘mblidhi gjërat e tua’. Më pas në futën në një makinë, më vendosën një thes në kokë, më vendosën pranga në duar dhe më sollën në Amerikanka [burg] te KGB-ja”, tregoi Losik.

“Të gjithë që ishin në Amerikanka ua kishin marrë pasaportat. Më pas ata bën fotografi, i morën të gjitha letrat, të gjitha vendimet, të gjitha shënimet. I morën të gjitha”, shtoi ai.

Losik tha se ai ishte në mesin e 13 personave të tjerë që u dërguan në këtë burg, ku kaluan natën dhe “mëngjesin e sotëm, ata na morën e na sollën te kufiri”.

Losik mbërriti në Lituaninë fqinje më 11 shtator, bashkë me 51 të tjerë, disa orë pasi u lirua nga një burg në Bjellorusinë veriore.

“I jemi jashtëzakonisht falënderues presidentit [Donald] Trump për sigurimin e lirimit të një tjetër gazetari trim të REL-it, që mbahej padrejtësisht në burg nga autoritetet bjelloruse”, tha presidenti dhe shefi ekzekutiv i REL-it, Steven Capus, nëpërmjet një deklarate nga Vilniusi.

Capus lavdëroi edhe rolin e luajtur nga sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, zëvendësemisari i posaçëm John Coale, qeveria e Lituanisë, dhe organizatat për media të lira për “mbështetjen e tyre të vazhdueshme për gazetarët e burgosur të REL-it”.

Losik, 33-vjeçar, ishte dënuar me 15 vjet burgim në dhjetorin e 2021-tës, për gjoja “organizim të trazirave masive, për pjesëmarrje në trazira masive, dhe për nxitje të urrejtjes shoqërore”, si dhe për disa akuza të tjera të paspecifikuara në lidhje me trazirat që shpërthyen në Bjellorusi pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale të gushtit të 2020-tës.

Losik, REL-i dhe qeveritë perëndimore kanë thënë vazhdimisht se akuzat ndaj tij ishin të motivuara politikisht.

Ai ishte gjykuar bashkë me Syarhey Tsikhanouskin, bloger i popullarizuar dhe kundërshtar i mundshëm i udhëheqësit autoritar bjellorus, Aleksandr Lukashenko, të cilin dukej se mund ta sfidonte seriozisht.

Tsikhanouski u lirua nga burgu në qershorin e këtij viti, bashkë me 13 të burgosur të tjerë, përfshirë një tjetër ish-gazetar të REL-it, Ihar Karnei.

Lirimi i Losikut ndodhi më pak se një muaj pasi presidenti amerikan, Donald Trump, telefonoi Lukashekon – hera e parë që një president amerikan në pushtet ka biseduar drejtpërdrejt me udhëheqësin e Bjellorusisë gjatë 31 vjetëve të tij në pushtet – për ta falënderuar për lirimin e të burgosurve në qershor.

Trump e përshkroi bisedën telefonike si “shumë të mirë”, teksa tha se ishte diskutuar edhe për lirimin e të burgosurve të tjerë.

Teksa po kërkon raporte më të mira me Putinin, Trump telefonon edhe Lukashenkon

Në shkurt, Andrey Kuznechyk, tjetër gazetar i Shërbimit të Bjellorusisë të REL-it, u lirua pasi kaloi më shumë se tre vjet prapa grilave mbi bazën e akuzave të ngjashme.

Në më shumë se pesë vjetët që prej arrestimit, Losik, i cili punonte për Shërbimin e Bjellorusisë të REL-it, i njohur si Radio Svaboda, është përballur me izolim, dhe me trysni të mëdha fizike dhe psikologjike.

Për Losikun nuk kishte pasur informacione për më shumë se dy vjet, përveç një paraqitjeje të detyruar para kamerave të një programi propagandues të televizionit shtetëror bjellorus në janar, ku gazetarët e burgosur të REL-it akuzoheshin se po “përpiqeshin t’ia vinin flakën Bjellorusisë”.

Më 2020, dhjetëra mijëra njerëz protestuan kundër rezultatit të zgjedhjeve presidenciale, që gjerësisht u konsideruan nga vëzhguesit ndërkombëtarë si të manipuluara. Forcat e sigurisë së Bjellorusisë u përgjigjën me shtypje brutale, duke arrestuar mbi 30.000 persona, shumë prej të cilëve raportuan për tortura dhe keqtrajtime gjatë ndalimit.

Shtypja e protestave ka nxitur shumicën e politikanëve opozitarë që të largohen nga Bjellorusia, nga frika për sigurinë e tyre.

Shumë qeveri perëndimore kanë refuzuar që të njohin rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 dhe nuk e konsiderojnë Lunkashenkon si udhëheqës legjitim të vendit.

Losik e ka kaluar shumicën e dënimit të tij në burgun në Navapolatsk, ku, për një vit e gjysmë, administrata e burgut ia ndaloi atij çdo komunikim me familjen dhe qasjen në pakot e ndihmës.

Sipas rrëfimeve të ish të burgosurve, Losik shpesh ndëshkohej duke e futur në izolim.

Të katër avokatët e Losikut ose u larguan nga shteti ose iu morën licencat.

Shënjestrimi i familjes së Losikut

Darya Losik, bashkëshortja e Iharit, u dënua me dy vjet burgim në janar të vitit 2023, nën akuza se kishte lehtësuar aktivitet ekstremist. Ajo u lirua, përmes amnistisë, në korrik të vitit 2024.

Ndërkaq, vëllai i tij më i ri u largua nga Bjellorusia në korrik pasi u dënua me tre vjet burgim për “aktivitete ekstremiste”, përkatësisht për dërgimin e fotografive të pajisjeve ushtarake ruse te kanali në Telegram “Belaruski Hajun”.

Afër 1.200 të burgosur politikë vazhdojnë të jenë prapa grilave në Bjellorusi, përshirë Maryya Kalesnikava, një prej udhëheqësve më të shquara politike të vendit.

Kalesnikava, e dënuar me 11 vjet burgim pasi i rezistoi dëbimit të detyrueshëm dhe për shkak të udhëheqjes së përpjekjeve opozitare kundër Lukashenkos, ishte udhëheqëse kyç e fushatës së Svyatlana Tsikhanouskaya, kur ajo kandidoi në zgjedhjet presidenciale, pasi bashkëshorti i saj, Tsikhanouski u burgos.

Në lirimin e të burgosurve më 11 shtator u përfshin 14 të huaj – gjashtë lituanezë, dy letonë, dy polakë, dy gjermanë dhe një shtetas francez dhe britanik – sipas shërbimit për media të presidencës bjelloruse.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

05/10/2026

200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

05/10/2026

Doli në videot Adi Hilës, këngëtarja Egzona Ademi paraqitet në polici dhe akuzon gazetarin Tozaj. Dëshmon edhe këngëtari Gent Hoxha: Raporti ishte me dëshirë

05/10/2026

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026

Kamuflon çunat e Dubait? Strategjiku me duar në xhepa Armand Hoxha fut 800 mijë euro në kompani përmes humbjeve, si po pastrohen paratë në kompleksin 45 milionë euro në Ksamil

03/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…
  • 200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.