AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Lirohet studiuesja ruso-izraelite e rrëmbyer para dy vitesh nga Hezbollahu në Irak

by SHT Media
10/09/2025
in Botë
6
0
Lirohet studiuesja ruso-izraelite e rrëmbyer para dy vitesh nga Hezbollahu në Irak
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas më shumë se nëntëqind ditësh në robëri, doktorantja ruso-izraelite dhe mbështetëse e të drejtave të palestinezëve në Gaza, Elizabeth Tsurkov, është e lirë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, përmes një postimi në rrjetin e tij social, Truth, ku shkroi se 38 vjeçarja, e cila është studente dhe hulumtuese në Universitetin Princeton, më në fund ishte e sigurt.

“Tani ndodhet e sigurt në ambasadën amerikane në Irak pas shumë muajsh torture”, shkroi Trump, “Unë do të luftoj gjithmonë për drejtësinë dhe nuk do të dorëzohem kurrë.” Postimin ai e mbylli me një mesazh drejtuar Hamasit, i cili ka ende të paktën njëzet pengje izraelite të rrëmbyera që më 7 tetor 2023: “Liroji pengjet, tani!”

Edhe Tsurkov, e cila ka një motër me shtetësi amerikane, ishte rrëmbyer nga Hezbollahu në Irak në vitin 2023.

Kryeministri irakian, Mohammed Shia al-Sudani, konfirmoi në një postim në X (ish-Twitter) lirimin e akademikes, duke e përshkruar atë si “kulm i përpjekjeve të mëdha të shërbimeve tona të sigurisë gjatë shumë muajve.”

E lindur në Leningrad në vitin 1986, Tsurkov është eksperte e Lindjes së Mesme dhe flet rrjedhshëm gjuhën arabe. Ajo është diplomuar në marrëdhënie ndërkombëtare në Universitetin Hebraik të Jerusalemit dhe në shkenca politike në Universitetin e Çikagos.

Siç shkruan La Repubblica, Tsurkov ishte zhdukur më 21 mars të vitit 2023 në Bagdad, në lagjen Karrada, ku ndodhej për të bërë kërkime për disertacionin e saj mbi Lindjen e Mesme. Ajo kishte hyrë në Irak me pasaportë ruse, pasi ajo izraelite do t’i kishte shkaktuar probleme.

Sipas autoriteteve izraelite, grupi që e kishte rrëmbyer ishte milicia shiite Kataib Hezbollah, e mbështetur nga Irani. Në nëntor të dy viteve më parë, ishte transmetuar një video në një televizion irakian, ndoshta e regjistruar nga vetë ajo, për të konfirmuar se ishte gjallë. Në fillim të këtij viti, autoritetet irakiane kishin thënë se Tsurkov ishte ende gjallë dhe se po zhvilloheshin negociata. Në maj, dolën zëra për një marrëveshje të mundshme shkëmbimi midis Bagdadit dhe militantëve. SHBA-të e kishin mohuar çdo zhvillim të afërt. Megjithatë, roli i Uashingtonit nuk ishte dytësor: përfaqësuesi i posaçëm amerikan për çështjet e pengjeve, Adam Boehler, kishte shkuar në Irak në shkurt për të kërkuar lirimin e saj. Edhe Izraeli kishte mobilizuar vendet aleate.

Tani, pas më shumë se 900 ditësh robëri, ka ardhur lajmi që të gjithë prisnin. Studentja kishte studiuar për revoltën në Siri dhe kishte punuar më parë me një organizatë izraelite për mbrojtjen e të drejtave të palestinezëve në Gaza.

Familja Tsurkov e ka falënderuar presidentin Trump dhe të dërguarin e tij special. “E gjithë familja ime është jashtëzakonisht e lumtur. Me padurim presim të përqafojmë Elizabeth dhe t’i japim gjithë dashurinë që kemi pritur ta ndajmë për 903 ditë.”, ka shkruar Emma Tsurkov në X. Ajo shtoi: “Jemi shumë mirënjohëse ndaj presidentit Trump dhe të dërguarit të tij special, Adam Boehler. Po të mos e kishte bërë Adam kthimin e motrës sime misionin e tij personal, nuk e di ku do të ishim tani.”

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

05/10/2026

200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

05/10/2026

Doli në videot Adi Hilës, këngëtarja Egzona Ademi paraqitet në polici dhe akuzon gazetarin Tozaj. Dëshmon edhe këngëtari Gent Hoxha: Raporti ishte me dëshirë

05/10/2026

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026

Kamuflon çunat e Dubait? Strategjiku me duar në xhepa Armand Hoxha fut 800 mijë euro në kompani përmes humbjeve, si po pastrohen paratë në kompleksin 45 milionë euro në Ksamil

03/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…
  • 200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.