AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

I ra të fikët teksa hante karkaleca! Kush donte ta helmonte Nuredin Dumanin?

by SHT Media
07/09/2025
in Kronikë
6
0
I ra të fikët teksa hante karkaleca! Kush donte ta helmonte Nuredin Dumanin?
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Detaje të reja janë mësuar lidhur me gjendjen shëndetësore të Nuredin Dumanit, dëshmitarit të Prokurorisë së Posaçme dhe “asit” nën mëngë të këtij institucioni të lartë të drejtësisë me qëllim zbardhjen e ngjarjeve kriminale.

Burime për mediat bëjnë me dije se pasditen e së shtunës, Dumani ishte duke ngrënë karkaleca në qelinë e tij në momentin kur dhe filloi të ndihej keq.

Newsbomb raportoi një ditë më parë se “pentito” fillimisht pati probleme me frymëmarrjen, ndërkohë më pas pësoi çrregullim të rrahjeve të zemrës dhe ra në gjendje të fikëti.

Me urgjencë ai u dërgua në spitalin e burgut 313, por duke qenë se prej vitesh ai ka probleme me zemrën, dhjetëra policë të Drejtorisë së Burgjeve të mbështetur nga efektivët RENEA e transportuan atë në Spitalin Universitar Nënë Tereza.

Në momentin kur Dumani është paraqitur në urgjencën e QSUT mësohet se ka qenë i pavetëdijshëm dhe më pas nuk ka mundur të flasë. Ai iu nënshtrua një proces skanimi në pjesën e kokës, barkut dhe gjoksit, ndërkohë që më tej u dërgua në Reaminacionin e Kirurgjisë aty ku dhe po vijon të qëndrojë edhe aktualisht.

Në reanimacionin e Kirurgjisë, Dumani, është rehabilituar në një nga dhomat VIP të këtij reparti, duke qëndruar i vetëm. Ndërkohë forca të shumta të policisë së burgjeve, efektivë të RENEA-s dhe policë të mbrojtjes së dëshmitarëve, kanë rrethuar spitalin.

Mësohet se mbrëmjen e djeshme në dhomën e Dumanit është futur vetëm një mjek Neurolog, në zyrtar nga Drejtoria e Mbrojtjes së Dëshmitarëve si dhe oficeri i Policisë Gjyqësore, Alvaro Noga.

Ky i fundit ka kontaktuar me Dumanin në prezencën e mjekut,  i cili i ka pohuar se gjendja shëndetësore e të penduarit të drejtësisë është stabël, ndërkohë që thuhet se ka dyshime për një helmim të mundshëm.

Duke qenë se Nuredin Dumani i ka konfirmuar se gjendja e tij u përkeqësua pasi konsumoi karkalecat, menjëherë stafi mjekësor i ka marrë kampion gjaku me qëllim për të kuptuar nëse kemi pasur të bëjmë me një rast helmimi apo jo.

Sakaq kujtojmë se dy ditë më parë, Fitim Dumani, vëllai i “pentitos” të SPAK, Nuredin Dumanit foli për herë të parë për prapaskenat dhe hijet e errëta që qëndrojnë pas dhjetëra vrasjeve dhe ngjarjeve të regjistruara përgjatë viteve të fundit.

Për gazetarin Flamur Vezaj, Dumani ka zbuluar për publikun edhe aksidentin që i vëllai ka bërë vite më parë teksa merrej me transportin e fruta perimeve. Gjatë këtij aksidenti, Nuredin Dumani theu këmbën dhe si pasojë vendosi hekura të cilat vijon t’ i ketë trup. Madje, ai pohoi se gjatë vizitave në spital Dumani zbuloi se kishte një problem në zemër dhe si pasojë iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale ku dhe vendosi valvul.

Aso kohe atij iu lidh nga shteti një pension invalideti dhe më pas hapi një dyqan këpucësh të përdorura, biznes i cili i dështoi dhe si rrjedhojë u fut në botën e vjedhjeve dhe të krimit.

Përgjatë jetës së tij Dumani ka punuar si punëtor ndërtimi, mirëmbajtës shezlongësh, shitës i fruta-perimeve, grabitës dhe më pas vrasës me pagesë.

“Vëllai im ka bërë aksident në 2009 dhe nuk e njihte kush ishte Talo Çela dhe Talo Çela në këto vite që po flasim ka qenë thjesht një hajdut. Grabitës është bërë më mbrapa pasi u rrit grupi. Në 2009 Nuredini ka bërë aksident dhe ka qëndruar 6 muaj në shtrat, sepse është bërë operim në zemër. Është më valvul, ka hekura në këmbë nga aksidenti”, tha ai, ndërkohë që sa i përket CV të vrasjeve të kryera nga i vëllai, Fitimi u përgjigj: “Ske dëgjuar asgjë akoma. Do dëgjosh me shumë. Sa e sa vrasje ka marrë, ai ka një paletë me dosje”.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

18/09/2026

Protesta kundër vendimit të Hagës! Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

18/09/2026

“Berishën e ka marrë malli për mua”, Sula: Ja çfarë bisedoj në orët e vona me Edi Ramën

18/09/2026

Izraeli drejt zgjedhjeve, sondazhi i fundit sjell lajme të këqija për Benjamin Netanyahun! Ish-shefi i Ushtrisë del përpara në garën për kryeministër

18/09/2026

“S’ka nevojë për një gjykatë në Holandë që të marrë vendime për Kosovën”, Grenell kritikon vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

18/09/2026

“U përndoqa dhe u fyeva”/ Deputetja Luarasi flet për videon e sulmit verbal: 730 komente që flisnin për varje dhe pushkatim

17/09/2026

Nga torturat te vrasja e 96 personave/ Pse i dënoi Haga katër ish-krerët e UÇK-së

17/09/2026

Sa kushtoi vizita në SHBA? Berisha e pranon hapur, viza u sigurua falë milionave

17/09/2026

Doktor Mziu dyqan rrobash te Rruga e Kosovarëve dhe biznes shit-blerje pronash, dërgesa parash të dyshimta nga Anglia dhe Greqia, vilë me ‘punë krahu’

17/09/2026

Çoi padashje një video pornografike në një bisedë me shoqet, si u zbulua abuzimi i 12-vjeçares në Tiranë. Hetuesit u tronditën nga pamjet

17/09/2026

Korreshi ironizon Qeverinë: Ne nga fshati jemi akoma te parmenda, ju po na çoni te inteligjenca artificiale! Patronazhistët dinë nëse i kemi prerë thonjtë apo jo

17/09/2026

Konflikti me Iranin, Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit

17/09/2026

SPAK nis hetimet për ngërçin me pagat e magjistratëve, agjentët e BKH ‘zbarkojnë’ te Ministria e Financave

17/09/2026

Ngjarje e rëndë në Tiranë, tezja dhe djali i hallës përfshijnë 12-vjeçaren në marrëdhënie seksuale

17/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • 25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin
  • Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.