AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

“Ishin 4 agjentë”, mësuesi rrëfen si u zhvatën banorët e Divjakës nga “firmat piramidale” online

by SHT Media
07/09/2025
in Kronikë
6
0
“Ishin 4 agjentë”, mësuesi rrëfen si u zhvatën banorët e Divjakës nga “firmat piramidale” online
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Josif Kruti, banor i qytetit të Divjakës ka rrëfyer në “Terminal” nga Aurora Sulçe, në A2 CNN, detaje nga mënyra sesi qindra bashkëqytetarë të tij ranë pre e skemës piramidale online, ku josheshin nga të ashtëquajtur agjentë, për të investuar në platformën TXEX, me premtimin se fitimet do të dyfishoheshin.

“Unë për këto skema kam dëgjuar para një viti. Nisi të përflitej në Divjakë dhe diskutonin midis tyre njerëz, dhe persona që na njihnin sepse kemi qenë me bashkëshorten mësues prej 30 vitesh. Na u duk pak si habi e çudi fillimisht kjo nismë online. Unë dhe bashkëshortja kemi pasur përvojë të hidhur gjatë viteve 96’ – 97’ dhe për këtë arsye as nuk guxonim. Edhe kur na thoshin që është shumë e lehtë, me një kartë identiteti regjistrohesh. Nuk guxuam asnjëherë megjithëse kishim edhe presion nga djali, në kuptimin e mirë, pasi ne nuk dimë të fitojmë lekë pa punë, pa djersë. Edhe shoqet apo shokët e djalit bashkëbisedonin të investonin lekë në këto piramidat online. Jo i njihja si ish-nxënës, djem të rinj që kanë mbaruar dhe janë shkolluar goxha, dhe kur diskutonim në muhabete kafeje i thosha: “Ore djem si po guxoni, si po veproni” – dhe ata më thoshin në formë shakaje: “Hë mo presor, se një milionë nuk u bë qameti, se diku po fitohet”. Për emrin tim u lutën mbi dy-tre miq e mekesha, që të regjistrojmë ne, çfarë ke është e sigurt por nuk pranuam asnjëherë”, rrëfeu Kruti në “Terminal” me Aurora Sulçen, në A2 CNN.

Ai më tej zbuloi se ishin të paktën katër persona që vepronin si agjentë për të joshur njerëzit, kryesisht të afërm të tyre, për të investuar fillimisht në këtë skemë piramidale dhe më pas tërhiqeshin njerëz të tjerë me fjalën e gojës dhe premtimin për fitime të shpejta.

“Ishin tre katër si agjentë kryesor që operonin. Ose ftonin njerëzit e tyre duke i bindur se unë po fitoj, jam unë i sigurt, fitimi shtohet shpejt. Edhe mua nga muaji mars po diskutohej fort në një tavolinë, dikush tha po vjen 4 milionë lekë të vjetra, nuk do bëhet qameti. Dikush tjetër nuk guxonte, disa të tjerë hodhën masivisht.  Nga ana tjetër mësoj se javën e fundit kur do mbyllej, 2-3 miqtë e mi thoshin hodhëm dy milionë u dogjëm. Dikush tjetër obobo vura 4 milionë, hodha gjithë kursimet. Ka marrë një lloj rënie dhe prekje. Thoshin që fitohet shpejt, për një muaj dy muaj, mjafton të ndjekësh një orar të caktuar, të aplikosh, të jesh atje, të hapet vetë programi. E di që ishin bërë si të dehur pas kësaj në një orar të caktuar. Edhe rrinin, linin çdo punë, dhe rrinin tek ai orari ku shihnin si po kalonin lekët”, zbuloi Kruti në “Terminal” me Aurora Sulçen, në A2 CNN.

Sipas Krutit hyrja fillestare në skemë bëhej me shuma që varionin nga 1 milionë deri në 4 milionë lekë të vjetra dhe investimi kryhej përmes filialeve të bankave.

“Ata që promovonin ishin me profesione nga më të ndryshmet. Punonjës në Divjakë, fermerë, ekonomistë, edhe me arsim të lartë edhe nga fusha e arsimit, mësuesisë. Edhe më luteshin hajde provoje me një milion me të miat dhe nuk pranova.  Ka mundësi nëpër filiale bankash dhe banka më pas i kalonte në adresën e skemës TXEX, me aq sa kam dijeni. Lekët më duket në bankë. Nuk e di këtu apo në Kosovë. E di që thoshin kalohen lekë. Vinte shuma online e tregohej shpesh dhe pastaj lekët kalonin”, tha Kruti.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Qeveria miraton edhe kompensimin për transportin publik! Karburanti 50 lekë për litër, fondi 209 milionë lekë, ja afati i kërkesave

05/11/2026

VKM/ “Certifikatë e detyrueshme para lejes së ndërtimit”- Qeveria miraton rregullat e reja për resortet mikse, ja sa do ndahen për turizëm dhe për banim

05/11/2026

Tragjedia në Elbasan, inxhinieri kërkon ndalimin e bombolave të gazit në pallate: Kanë efektin e tritolit, të hiqen nga përdorimi!

05/11/2026

“Të keqen e sjell politika”- Ibsen Elezi: Protestat janë revoltë ndaj sistemit politik, por “Flamingove” iu mungon përfaqësimi!

05/11/2026

“Pastrohu njëherë nga hajdutllëku, pastaj… / Ish-shoqëruesi i Fatos Nanos shpërthen ndaj Veliajt: PS-në nuk e merr dot, Rama është ustai!

05/11/2026

Zbardhen debatet në Komision për buxhetin e Shëndetësisë! Spahia largohet nga mbledhja, socialistët miratojnë 117.8 miliardë lekë!

05/11/2026

Kosova nuk e kaloi klasën e BE-së, Krasniqi: Progresi në reforma ka ngecur, s’ka strategji kombëtare!

05/11/2026

“Do vijojmë protestat”- Aksioni i veteranëve në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, nënkryetari Syla: Rikthimi i ligjit në Kuvend, i qëllimshëm nga Kurti!

05/11/2026

Shpërthimi tragjik në pallatin në Elbasan, Llatja: Bonus qiraje për 15 familjet! Probleme me ndërhyrjen? Asnjë vonesë nga zjarrfikësja

05/11/2026

Asambleja e PS-së më 14 nëntor, ja çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

05/11/2026

Polonia ndalon gjashtë persona të dyshuar për spiunazh në favor të Rusisë!

05/11/2026

Fabrikat e vajit ndotin tokat në Fier, i shkarkojnë mbetjet në kanale, përrenj dhe lumenj!

05/11/2026

BE investon 525 milionë euro për startup-et e mikroçipave, synon të ulë varësinë nga SHBA dhe Azia

05/11/2026

“Ju përqafoj të gjithëve”- Ish-presidenti Thaçi reagon për mbështetjen dhe dënimin: Do të dal me çdo qelizë time të pastër në fund të këtij rrugëtimi!

05/11/2026

Gjashtë vite nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së, Veteranët aksion përpara godinës së BE-së në Prishtinë!

05/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Qeveria miraton edhe kompensimin për transportin publik! Karburanti 50 lekë për litër, fondi 209 milionë lekë, ja afati i kërkesave
  • VKM/ “Certifikatë e detyrueshme para lejes së ndërtimit”- Qeveria miraton rregullat e reja për resortet mikse, ja sa do ndahen për turizëm dhe për banim

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.