• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

“Revolucioni imagjinar ngeli ..”/Murrizi kritika Berishës: Ule në qoshe ata që të shanin nëpër ambasada

07/09/2025
in Politikë
“S’ma ndjen për mender liderat e partisë”, shpërthen Murrizi: Nëse nuk është pjesë e pazarit, PD-ja duhet ta ankimojë vendimin e KAS-it

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka ardhur së fundmi me një postim për kreun e të djathtëve, Sali Berishën, duke e akuzuar atë se nuk ka mbajtur premtimet e dhëna pas lirimit nga arresti i shtëpisë.

Murrizi ka rikujtuar deklaratën e bërë nga ish-kryeministri në nëntor të 2024, kur në hyrje të selisë blu ai u tha mbështetësve të tij se: “Zoti ka thënë pastroni shtëpinë që unë të kthehem, dhe ne do ta pastrojmë shtëpinë tonë”.

Sipas tij, Berisha filloi të spastrojë nga strukturat e PD-së pikërisht ata që e kishin mbështetur ndër vite, teksa afroi pa votë persona që më parë e kishin sulmuar dhe kishin lobuar te ndërkombëtarët kundër tij.

“Solle pa votë në kupolën e PD-së ata që nuk lanë gjë pa thënë prej 9 shtatorit 2021 e që të vunë dajakun më 8 janar 2022 ty doktor dhe demokratëve”, shkruan Murrizi ndër të tjera, teksa në vijim ka kritikuar retorikën e Berishës kundër fondacionit Soros dhe mënyrën e ndjekur nga ai për t’i “pastruar”.

Postimi i plotë i Myslim Murrizit:

Revolucioni imagjinar ngeli ne versionin 3 D ose “mund”te filloj me 16 shtator ditën e konferencës se Pezës

Ne nëntor 2024 kur Berisha u lirua nga arresti i shtëpisë ne hyrje te selis se PD ju tha militanteve se:

ZOTI KA THENE PASTRONI SHTEPIN QE UN TE KTHEHEM

DHE NE DO TA PASTROJME SHTEPIN TONE

Por ne fakt pas kësaj deklarate fillove ta pastrosh PD nga ATA qe te kane qëndruar e mbështetur Doktorr duke ulur ne “ qoshe” ata qe te kan share e sulmuar qe lobuan per te shpallur non grata e qe te raportonin neper ambasada për te qena e te pa qena

Solle pa vote  ne kupolën e PD ata qe nuk lanë gjë pa thënë prej 9 shtatorit 2021  e qe te vunë dajakun me 8 janar 2022 Ty Doktorr dhe DEMOKRATEVE

Lufta ndaj SORROSIT nëse e ke seriozisht qe mua nuk me duket fare se e ke seriozisht nuk behet as me deklarata boshe as me konferenca shtypi monotone por me veprime konkrete

Por kur shoh qe ne grupin parlamentar ke 17 deputet këlysh te sorrosit dhe mbi 10 anëtarë kryesie dhe nuk ke këllqe te maresh asnjë nisme për ti “ pastruar” atëherë e gjitha “ lufta” demagogjike kundra sorrosit shfryhet si tullumbace Doktorr se as Presidenti TRUMP as administrata e Tij nuk janë si ata servil qe duartrokasin ne çdo mbledhje e nuk lene kusur pa te sharë ne çdo takim me te huajt.

Politika nuk behet me deklarata fallco Doktorr pa asnjë veprim konkret për çfarë deklaron

A E “ PASTRON” dot shtëpinë Doktorr??????

Mua me duket qe jooooo

Joooo se nuk te lëne as ata qe te kane rrethuar as ata qe te kane sharë e sulmuar e as ata qe te duket sikur te kane “ ndihmuar”

Kjo bote është bere e hapur, e lexueshme, e kuptueshme dhe informacionet nuk janë me monopol i një grushti njerëzish te vegjël Doktorr qe duan te duken te mëdhenj duke heshtur se janë debil e servil

Komunikimi dhe informacionet e kane “ zvogëluar” shumë këtë bote Doktorr sa askush nuk mund te mashtroj me te njëjtin “ stil” për një kohë te gjate

Morali i politikes nuk janë bashkim numerik frymorësh por bashkim vlerash rreth kauzave qe nuk shiten ne pazar e qe nuk “ falen” kurrë për çfarëdo halli apo interesi.

 

Më të lexuarat

  • Të fshehtat pas fotos familjare në Samitin e NATO-s

    Të fshehtat pas fotos familjare në Samitin e NATO-s

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Erdogani habit liderët e NATO-së, u dhuron nga një revolver me emrin e tyre; Starmer-it ia sekuestrojnë në Britani

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Thellohet skandali, qeveria dha 4 mln euro për të blerë biletat e Kanye West; administrata dhe nxënësit me detyrim në koncert

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Në tetor kemi zgjedhje”, Vuçiç: Ato parlamentare do të mbahen të parat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marjana Koçeku i del sërish kundër Ramës: Jep para për zjarret, jo për koncertin e Kanye West!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dhurata e madhe që Rama i çoi Erdoganit në valixhe: a u tërhoqën “taboret” e tij nga protesta?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dhuna online dhe pirateria, AKEP kërkon ndryshime ligjore: Ndërhyrje brenda 30 minutash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Prishje në pazare? Shkëlzen Berisha sulmon klientin e tij Klod Allajbeun që ka kapur sektorin e shëndetësisë, mesazh përmes Flamur Nokës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I paprekshmi Dritan Agolli; 2 tenderë të rinj, 12.72 milionë euro, vazhdon batërdinë në Fondin Shqiptar të Zhvillimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gazetari nuk zë mend pasi e rrahën për Luana Vjollcën: Françeska Murati la burrin në Londër, erdhi për dashnorin në Tiranë. Reagon ish misi: Nuk është e vërtetë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!