• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

“S’ka marrëveshje të fshehta për shpronësimin e Teatrit Skampa”/ Anëtarja e Këshillit Bashkiak të Elbasanit përgënjeshtron median e Xenit

06/09/2025
in Politikë
“S’ka marrëveshje të fshehta për shpronësimin e Teatrit Skampa”/ Anëtarja e Këshillit Bashkiak të Elbasanit përgënjeshtron median e Xenit

Anëtarja e Këshillit Bashkiak Elbasan, Doris Madhi, ka reaguar lidhur me një lajm të Syri Tv, duke i cilësuar pretendimet e kësaj media si të pavërteta dhe të motivuara politikisht.

Në një deklaratë publike, Madhi tha se çështja e shpronësimit të Teatrit Skampa është diskutuar dhe votuar që në mbledhjen e korrikut, me votat e mazhorancës dhe të një pjese të opozitës. Ajo hodhi poshtë versionin e dhënë nga Syri.net, duke theksuar se “opozita e vërtetë bëhet në këshill, me transparencë dhe dinjitet, jo me lajme të fabrikuara”.

Madhi akuzoi një pjesë të këshilltarëve të opozitës për kontradikta, pasi fillimisht kishin votuar pro shpronësimit, ndërsa më pas pretendojnë se nuk janë njohur me pronarët ligjorë të godinës. “Fjalët se prona është falur nga Xhavit Biçakçiu janë qesharake për çdo elbasanlli,” u shpreh ajo.

Duke theksuar se tashmë çdo votim është i shënuar dhe i shfaqur elektronikisht, Madhi tha se epoka e marrëveshjeve të fshehta ka përfunduar. “Opozita nuk bëhet me dy mendje: ose mblidhuni e bëjeni, ose kaloni hapur në mazhorancë,” – u shpreh ajo, duke iu referuar edhe krizës së brendshme në PD.

Postimi i plotë:

Ndjehemi sot të detyruara nën cilësinë e Këshilltareve Bashkiake dhe marrim shkas nga një lajm i publikuar nga media Syri.net të vemë në dijeni qytetarët e Elbasanit në lidhje me një çeshtje që i prek drejtpërdrejt:

Shpronësimi i Teatrit Skampa.

Në mbledhjen e datës 3 Shtator u diskutua dhe u votua mbi vlerën financiare të akorduar për Shpronësimin e hollit të Teatrit Skampa, i cili mori formë në mbledhjen e muajit Korrik me votat e Partisë Socialiste dhe një pjese të votave të opozitës.

Nga lajmi i publikuar nga media e partisë Syri.net (fatkeqësisht tonës, që për arsye banale analfabetizmi funksional ka vendosur të na çensurojë) del në pah shfajësimi dhe paaftësia profesionale e këshilltarëve të opozitës gjoja duke kundërshtuar shpronësimin që një mbledhje të shkuar kanë votuar po vetë. Patetizmi i të ndjerit të mashtruar se gjoja nuk dinë se cilët janë pronarët legjitimë të Teatrit Skampa apo fjalët që Xhavit Biçakçiu e ka falur vetë pronën e tij tingellojnë qesharake në veshët e çdo elbasanlliu!

Fjala ime dhe e Znj. Valbona Balliu në këshill siç keni mundësi të dëgjoni më poshtë bëri debatin dhe opozitën e vërtetë, siç bëjmë tashmë që ditën e parë që qytetarët na votëbesuan!

Ndaj, nuk ka media partie, pazar a thashethem politik a personal që mund të na ndalojë të bëjmë opozitë pastër, me dinjitet e profesionalizëm duke artikuluar të vërteta!

Mbaroi epoka e marrëveshjeve okulte, e ditëve kur dora ngrihej fshehtas apo përgjysmë….në fakt tani del në një tabelë elektronike në Këshill që zor se publiku do ta shohë…pa merak do ju azhornoj unë!

Opozita nuk bëhet me dy mendje, o mblidheni e bëjeni, o kaloni në grupin e mazhorancës aty ky rrini me një këmbë që në kohërat e Lulit që ju polli e po ju rrit në kurriz të qytetarëve!

P.S. Ndani mendjen: Berishën e njihni si kryetar të PD-së apo i njihni vetëm shijet e posteve që po ju shpërndahen nga halli?!/tema/

Më të lexuarat

  • Arsyet e ankthit të deputetëve të PD-së për “Portën e Alpeve”

    Arsyet e ankthit të deputetëve të PD-së për “Portën e Alpeve”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shqiptarët u “ngopën” me mish Brazili, ndërsa BE po e bllokon

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Iku dhe nuk u kthye më!” Avokati Vishaj rrëfen betejën me sëmundjen e rëndë dhe braktisjen nga gruaja

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Pres të më marrë ende në telefon…”, Ema Andrea trondit me rrëfimin për binjakun e saj

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Urdhri i ri, Mojtaba Khamenei i vendos vijën e kuqe SHBA-së për uraniumin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Fundi i një autokrati/ Orban nuk do të kthehet më kurrë, Magyar vendos kufi 8-vjeçar për kryeministrat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bleu mandatin te Shkëlzeni për 500 mijë euro, deputeti sheik i PD-së Ramadan Likaj pritet të kalojë në krahun e PS-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Integrim gradual”, zbulohet letra e Merz për Shqipërinë: Zgjidhje inovative për vendet kandidate

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ish-kandidati për kreun e PD-së: Edhe Meremja do ta mundte Berishën po ta lejonin të garonte, ajo parti nuk ka të ardhme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Perandoria e Messina Denaro-s: harta e thesarit të bosit të fundit të madh të Cosa Nostra-s!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!