• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Berisha-Neomalësorja në ekstreme! Parlamenti 47 vjeç, deputetët e rinj nuk e rinojnë dot

19/08/2025
in Politikë
Berisha-Neomalësorja në ekstreme! Parlamenti 47 vjeç, deputetët e rinj nuk e rinojnë dot

Edhe pak ditë në sallën e Parlamentit do të ulen 140 deputetët që fituan mandatin në zgjedhjet e 11 majit. Ligjvënës me eksperiencë që rinovuan kontratën, 8 rikthime nga ana e opozitës dhe Tom Doshi, si dhe 74 të rinj do të zënë vend për herë të parë në karriget e Kuvendit si të zgjedhur nga listat fituese, një miks mes të zgjedhurve të kryetarëve të partive dhe votës popullore.

54 nga ana e të majtëve, 15 të koalicionit “Shqipëria Madhështore”, 2 deputetë të Tom Doshit dhe nga 1 i zgjedhur për të tre partitë e reja: Shqipëri Bëhet, Mundësia dhe Lëvizja Bashkë. Edhe pse më shumë se gjysma e deputetëve do ta kryejnë këtë detyrë për herë të parë, nuk kanë ndikuar pozitivisht për të ulur moshën mesatare, pasi Parlamenti i ri do të jetë 47 vjeç.

Mes dy partive kryesore, demokratët janë pak më të vjetër, me një moshë rreth 50 vjeç, sa i përket deputetëve që do të ulen në Kuvend, shkruan A2 CNN. Formacioni tjetër është ai që ul mesataren e përgjithshme, pasi 83 deputetët e Edi Ramës kanë një moshë pak më të madhe se 45 vjeç.

Parlamenti do të ketë deputeten me moshën më të vogël, 24-vjeçaren Marjana Koçeku, dalë nga listat e PS-së në Shkodër, e ndjekur nga Zegjine Çaushi, 27-vjeçarja e socialistëve të Fierit, e cila u bë virale gjatë fushatës me ironizimin ndaj Gazment Bardhit.

Në skajin tjetër dallon Sali Berisha, që pasi ka provuar postin e Presidentit dhe Kryeministrit, me 81 vitet e tij gëzon të drejtën e drejtimit të Parlamentit në çeljen e legjislaturës, si deputeti më i moshuar në sallë. Në rast se Berisha do të refuzojë këtë “privilegj”, stafetën e merr një tjetër mjek demokrat, 76-vjeçari Tritan Shehu, ndërsa kandidati i tretë vjen nga radhët e socialistëve, 68-vjeçari Vasil Llajo.

Shumica e prurjeve të reja në Parlament janë të angazhuar prej vitesh në politikë, ndonëse në nivele të ndryshme, si ministra, ish-kryebashkiakë apo nënkryetarë bashkie, si dhe ish-drejtorë institucionesh. Nuk mungojnë as ata që vijnë nga bota e sipërmarrjes: ekonomistë, juristë, mjekë apo arsimtarë.

Në Parlament ka pasur shpesh përfaqësues nga fusha e medias, por kësaj radhe do të jenë 5 deputetë të cilët kanë mbaruar studimet për gazetari apo edhe kanë punuar në këtë sektor: nga pedagogia në radhët e socialistëve Iris Luarasi, Tedi Blushi i PL-së, Ardit Bido, Erald Kapri apo edhe ministri Arbjan Mazniku. Edhe artistët nuk mungojnë – njëri prej tyre, Ermal Pacaj, ka qenë edhe pjesë e grupit muzikor LRC në Lezhë.

Dy deputetë të zgjedhur kanë vetëm arsim të mesëm: sipërmarrësi socialist Skënder Pashaj dhe Ana Dajko e Nismës “Shqipëria Bëhet”, e cila deri më tani gëzon mandatin që Adriatik Lapajt kishte projektuar për vete, sipas marrëveshjes mes kandidatëve të këtij subjekti.

Profilet e deputetëve të rinj do të ndikojnë edhe në vendosjen e tyre në komisionet parlamentare, pasi PS dhe PD kanë hequr nga ekipet e tyre kryetarët dhe nënkryetarët e 4 komisioneve të përhershme, duke nisur nga Ligjet, Veprimtaria Prodhuese, Siguria Kombëtare dhe i Jashtmi. Pjesë e riformatimit do të bëhen edhe dy komisionet e posaçme, të Dezinformimit dhe Antikorrupsionit, nëse do të vijojnë të funksionojnë edhe në shtator në të njëjtën formë, pasi që nga ngritja e tyre janë bojkotuar nga opozita. /A2

Më të lexuarat

  • Boshllëku i pushtetit: Trump po e çmonton arkitekturën e sigurisë në Ballkan

    Boshllëku i pushtetit: Trump po e çmonton arkitekturën e sigurisë në Ballkan

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbulohet skema me tjetërsimin e pronave në Durrës, lëshohen 12 masa sigurie!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Adriatik Kupi i Petrelës: Metamorfoza e ‘zarit’ të Adrian Çelës së OSHEE që u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Të fshehtat pas fotos familjare në Samitin e NATO-s

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Erdogani habit liderët e NATO-së, u dhuron nga një revolver me emrin e tyre; Starmer-it ia sekuestrojnë në Britani

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Thellohet skandali, qeveria dha 4 mln euro për të blerë biletat e Kanye West; administrata dhe nxënësit me detyrim në koncert

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Në tetor kemi zgjedhje”, Vuçiç: Ato parlamentare do të mbahen të parat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marjana Koçeku i del sërish kundër Ramës: Jep para për zjarret, jo për koncertin e Kanye West!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dhurata e madhe që Rama i çoi Erdoganit në valixhe: a u tërhoqën “taboret” e tij nga protesta?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dhuna online dhe pirateria, AKEP kërkon ndryshime ligjore: Ndërhyrje brenda 30 minutash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!