• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Zbulohen 7 parcela me kanabis në Shkodër, dy të arrestuar, 3 kryepleq nën hetim

17/08/2025
in Kronikë
Zbulohen 7 parcela me kanabis në Shkodër, dy të arrestuar, 3 kryepleq nën hetim

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy persona, të afërm me njëri-tjetrin, për kultivim të bimëve narkotike. Ata u kapën në flagrancë në parcelën ku kishin kultivuar 1299 bimë narkotike dhe 1000 fidanë, në afërsi të banesave të tyre në fshatin Rogam. Gjithashtu, në afërsi të banesës së njërit prej tyre u gjet një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Në njësitë Gur i Zi dhe Postribë u asgjësuan 2713 bimë kanabis, ndërsa në Shllak u gjetën dhe u shkatërruan 2592 bimë të tjera.

Për shpërdorim detyre u proceduan penalisht edhe tre kryetarë fshatrash, ndërsa operacioni vijon në gjithë territorin e qarkut Shkodër.

Njoftimi i Policisë Qarku Shkodër

Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike

U kapën në flagrancë, në parcelën ku kishin kultivuar 1299 bimë narkotike dhe 1000 fidanë, në fshatin Rogam, dhe u vunë në pranga 2 shtetas.

Gjithashtu, u proceduan penalisht, për shpërdorim të detyrës, 3 kryetarë fshatrash.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi vijojnë me intensitet kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, me qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Në territorin e njësisë administrative Kelmend, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën dhe asgjësuan 1726 bimë dhe 1000 fidanë të dyshuar narkotikë, të llojit Cannabis Sativa. Gjithashtu, nga ana e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, u kapën në flagrancë në parcelë shtetasit A. R., 35 vjeç, dhe K. R., 42 vjeç, banues në Njësinë Administrative Kastrat, të afërm me njëri-tjetrin. Ata u kapën në flagrancë pasi, në afërsi të banesave të tyre, kishin kultivuar 7 parcela me 1299 bimë dhe 1000 fidanë. Këta shtetas u arrestuan për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Gjithashtu, në afërsi të banesës së shtetasit K. R., u gjet një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Në territorin e njësive administrative Gur i Zi dhe Postribë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 2713 bimë të dyshuara narkotike, të llojit Cannabis Sativa.

Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Vilz, shtetasin F. L.; për kryetarin e fshatit Ura e Shtrenjtë, shtetasin R. M.; dhe për kryetarin e fshatit Domen, shtetasin R. B.

Në territorin e njësisë administrative Shllak, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën dhe asgjësuan 2592 bimë të dyshuara narkotike, të llojit Cannabis Sativa.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata” vijon në të gjithë territorin e qarkut Shkodër.

Më të lexuarat

  • Zvicra kalon ligjin e ri kundër antisemitizmit, gjobë dhe ndjekje penale për personat që shfaqin në publik simbole naziste

    Zvicra kalon ligjin e ri kundër antisemitizmit, gjobë dhe ndjekje penale për personat që shfaqin në publik simbole naziste

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nora Malaj për protestën: E shoh si lëvizje sociale, janë ngritur ata që e kanë votuar edhe ata qe nuk e kanë votuar

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Miratohet VKM-ja! SHBA i jep Shqipërisë 302 milionë dollarë kredi për blerjen e pajisjeve ushtarake amerikane (VENDIMI)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga tabelat dygjuhëshe te korsitë e veçanta, Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Lëkundje tërmeti në Gjirokastër, sa ishte magnituda

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tronditëse, foshnja rrëmbehet nga karroca dhe gjendet e pajetë pas 24 orësh

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A mund të prodhohet një parti nga protestat? Bajraktari: Mijëra vota të gatshme për alternativa

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga ‘Ndrangheta te kartelët e Amerikës Latine, si mafia shqiptare depërtoi në rrjetin global të kokainës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shkencëtarët thyejnë një tjetër kufi: Kompjuteri i bindet mendimeve të njeriut

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!