• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Dëme të mëdha nga zjarret, 133 krerë bagëti dhe mbi 600 zgjoje bletësh të djegura në jug të vendit

14/08/2025
in Kronikë
Zjarret në Finiq: 9 nga 12 fshatrat e bashkisë me dëme në ullishta, banesa dhe objekte kulti

Zjarret e ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në sektorin e blegtorisë dhe bletarisë në Shqipëri. Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB) ka raportuar se në bashkitë Delvinë, Gramsh dhe Finiq, si pasojë e flakëve, janë djegur 133 krerë bagëti dhe mbi 600 zgjoje bletësh.

Grupet e punës të ngritura nga AKVMB janë në terren për të vlerësuar plotësisht dëmet dhe për t’u ardhur në ndihmë fermerëve. Një nga prioritetet kryesore është groposja e kontrolluar e kafshëve të ngordhura për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve. Deri më tani, sipas protokolleve veterinare, janë groposur 39 krerë bagëti të imta dhe gjedh.

Dëmet sipas zonave

Fshati Sirakat, Bashkia Finiq- Një stallë me 4 viça u dogj plotësisht, si dhe 197 zgjoje bletësh.

Bashkia Delvinë- Situata mbetet e rënduar, me dëme paraprake në një fermë me 25 krerë të imta dhe 9 parqe bletësh me rreth 500 zgjoje.

Fshatrat e Gramshit- Në fshatrat Skëndërbegas, Arunas, Shëmbërdhenjë, Bletës dhe Kullollas, janë regjistruar dëme në 9 krerë gjedh, 95 krerë të imta dhe 50 zgjoje bletësh.

AKVMB u ka bërë thirrje fermerëve të bashkëpunojnë ngushtë me autoritetet për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e kafshëve të tyre. Ndërkohë, në fshatrat e Bashkisë Finiq, fermerët janë udhëzuar për hapat e sigurisë dhe evakuimin e bagëtive nga zonat e rrezikuara.

Më të lexuarat

  • Tjetër tragjedi në bregdet, mbytet një fëmijë 11 vjeç në Durrës

    Tjetër tragjedi në bregdet, mbytet një fëmijë 11 vjeç në Durrës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aeroporti i Vlorës/ Punonjësit e ‘Mabco’-s së Pacollit rikthehen në kantier

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë ndodh nëse Berisha del në protestë me dy gishtat lart?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aktivisti Arben Kola: Ka grupe të infiltruara greke e iraniane mes nesh! Distancohemi nga përdhosja e flamurit izraelit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mbyllet raundi i parë i bisedimeve SHBA–Iran në Zvicër, Vance: Mund të sjellin ndryshime në Lindjen e Mesme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama: Flamingot do të habiten me veten e tyre si ranë pre e korbave të shqiptarisë së rreme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Raporti ‘konfidencial’: Protestat të shkaktuara nga ‘pakënaqësi legjitime’

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si po tentojnë “peshkaqenët” e Tiranës të shkatërrojnë Butrintin 3 mijë vjeçar

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Shpirtra të humbur kërkojnë Shqipëri të re”/ Spiropali ‘dhëmb për dhëmb’ me Ramën: Pastro PS-në nga ndryshqet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marshimi kilometrik “mbush” rrugët e kryeqytetit/ Turma kërkon largimin e Ramës dhe Berishës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!