AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Vrasja e Gentjan Bejtjes, “Pole Qorrin” e tradhtoi një gjurmë gishti

by SHT Media
06/08/2025
in Kronikë
6
0
Vrasja e Gentjan Bejtjes, “Pole Qorrin” e tradhtoi një gjurmë gishti
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në fashikujt e dosjes voluminoze të Prokurorisë së Tiranës, thuhet se në automjetin e markës “Volkswagen Golf”, me targa AB960GG, me të cilin autorët u larguan pas atentatit janë zbuluar disa gjurma gishtërinjsh. Këto gjurmë janë pikasur në dorezat mbajtëse të pasagjerëve dhe një prej profileve gjenetike të përftuara i përket Flodian Plakut.

“Në mënyrë të përmbledhur rezulton se automjeti i markës Volksëagen Golf me ngjyrë të zezë dhe targa AA960GG, në pronësi të shtetasit Edison Haxhiu (arrestuar më 19 mars 2024 dhe tashmë ka përfunduar dënimin dhe është liruar), që është përdorur nga autorët për t’u larguar menjëherë pas djegies së automjetit të markës Land Rover në fshatin Hasan, Fushë Krujë, është përftuar profili gjenetik i shtetasve Ilir Beqaraj, alias Ilir Brahimi, alias Ilir Mancellari (arrestuar më 19.03.2024), dhe Flodian Plaku, alias Flodian Serjani, alias Flodian Mamo, të cilët dyshohet se kanë pasur rol në ekzekutimin e shtetasit Gentjan Bejtja, në fshatin Larushk, Fushë Krujë”,  thuhet në dosje.

Policia e Vlorës, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale dhe RENEA-n, prangosën më 3 gusht Flodian Plakun, i njohur edhe me emrat Florian Serjani dhe Florian Mamo. Arrestim i tij u bë i mundur në ambientet e hotelit “Doko” në Radhimë, aty ku dhe ai prej javësh po qëndronte me mikun e tij, Julian Aliajn.

Një skuadër operacionale e Policisë Shtetit, e drejtuar nga prokurori i Tiranës, Ridvan Suka, arritën  të lokalizojnë Plakun, i cili është i dyshuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas në zonën e Orikumit.

Prej katër muajsh Operacionalja ishte përqendruar në këtë zonë, por nuk mundën që të binin në gjurmët e tij. Falë ndihmës së një berberi nga Vlora, i cili ishte porositur nga miqtë e Plakur për të shkuar në hotelin ku dhe ai po qëndronte, policia mundi që të lokalizonte vendin ku ai po strehohej. Berberi u ndoq nga agjentët e operacionaleve, të cilët e panë duke hyrë në ambientet e hotelit për të qethur Flodian Plakut.

Pas verifikimit të vendndodhjes, RENEA bënë të mundur ndërhyrjen dhe arrestuan Plakun, pa bërë asnjë reagim. Gjatë kontrollit në dhomën e tij, u gjetën dy pistoleta, ndërsa bashkë me Plakun u arrestua edhe miku i tij, Julian Aliaj për akuzën “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”.

Aliaj është proceduar gjithashtu për “Përkrahje të autorit të krimit” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit” dhe do të ndiqet nga prokuroria e Vlorës.

Flodian Plaku akuzohet si një nga personat që ka ekzekutuar ish-policin e burgjeve, Gentjan Bejtja, mik të Ervis Martinaj. Më parë për këtë ngjarje është arrestuar Edison Haxhiaj për akuzën “Sigurimi i kushteve për të kryer vrasje”.

Ndërsa, Ilirjan Brahimi miku i Plakut është në proces gjykimi për përfshirje në këtë krim, i cili është kunati i Roan Brahimi.

43-vjeçari Gentjan Bejtja u ekzekutua me breshri kallashnikovi, teksa ishte duke vaditur domatet në një serë në oborrin e banesës së tij në fshatin Larushkë. Atentati u regjistrua në orën 16 e 20 minuta të 15 marsit 2024.

Nga hetimet rezultoi se në ngjarje morën pjesë 4 persona.  Ata u afruan me automjetin “Land Rover”, më të cilin udhëtuan nga Fushë–Kruja, në drejtim të fshatin Larushkë. Ai që drejtonte makinën, ka ndaluar pranë rrugës kryesore, ndërsa tre të tjerët, të veshur me të zeza e të maskuar, janë afruar në këmbë drejt shtëpisë së Bejtjas, që ndodhej vetëm pak metra larg.

Autorët kishin informacion të saktë për momentin kur duhej të afroheshin, duke qenë në atë koha ka qenë e hapur porta dhe janë futur brenda në oborr ku ndodhej Gentian Bejtja. Autorët sapo kanë parë objektivin e tyre kanë qëlluar të tre me breshëri, me të paktën 50 plumba, duke e lënë të vdekur në vend.

Gjatë kryerjes së veprimeve hetimore ka rezultuar se pas ngjarjes, autorët janë larguar në aksin rrugor Larushkë – Thumanë, pas kalimit të mbikalimit të Fushë Krujës, janë kthyer majtas dhe në fshatin Hasan kanë djegur automjetin e mësipërm.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit

23/09/2026

Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

23/09/2026

“Çfarë na bënë o Zot”, dalin komunikimet mes Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit: Do takoj kryeministrin, do përfundojmë keq shpirt…

23/09/2026

SPAK lëshoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, vetëdorëzohet Vlora Hyseni

23/09/2026

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit
  • Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.