AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

“Bankers” mashtroi për të marrë para, Prokuroria: Janë përfituar nga kreditimi i TVSH-së, 244 milionë lekë

by SHT Media
02/08/2025
in Kronikë
6
0
“Bankers” mashtroi për të marrë para, Prokuroria: Janë përfituar nga kreditimi i TVSH-së, 244 milionë lekë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Raporti voluminoz i Prokurorisë së Fierit, e cila po diskuton për t’ia kaluar dosjen SPAK, evidenton shkelje të tjera që kompania koncesionare Bankers Petroleum ka kryer me koncesionin e saj 20-vjeçar për naftën në Shqipëri.Ja çfarë thuhet në raport: “Nga verifikimi i kontrolleve tatimore të kryera për periudhën janar 2018 – dhjetor 2018 dhe periudhën janar 2019 – dhjetor 2019 në lidhje me rimbursimin e TVSH-së, ka rezultuar se shoqëria “Bankers” dyshohet se ka përfituar në kundërshtim me ligjin nga kreditimi i TVSH-së për këto vite në vlerën 244 milionë lekësh.

Dyshohet se nga shoqëria janë kryer veprime të cilat përbëjnë shkelje ligjore me efekte fiskale, konkretisht: në aspektin tatimor, dyshohet se ka kryer rritje të pajustifikuara dhe fiktive të shpenzimeve duke rënduar kontabilitetin në shkelje të “Për tatimin mbi të ardhurat”. Veprime të cilat kanë çuar dhe janë përdorur nga ana e shoqërisë për të ulur në vlerën 5.1 miliardë lekë vit pas viti dhe për të hequr bazën e fitimit tatimor dhe shmangur detyrimin e tatimpaguesit për deklarimin dhe pagesën e Tatimit mbi Fitimin”.

Sipas dosjes hetimore të Prokurorisë, shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd” dyshohet se ka përfituar padrejtësisht rimbursim të TVSH-së, në shkelje të kërkesave të ligjit, në vlerën 244 milionë lekësh.

Një pjesë e konsiderueshme e shkeljeve të mësipërme dyshohet se janë kryer në mënyrë të vazhdueshme, sistematike, pavarësisht se shumë nga çështjet në lidhje me këto shkelje janë trajtuar edhe në auditët e mëparshëm dhe kanë qenë kërkesa të përsëritura nga ana e AKBN-së.

Mbi këtë bazë dyshohet se shkeljet e konstatuara nga institucionet e mësipërme me efekte tatimore janë kryer me dashje nga ana e shoqërisë për përfitime në interes të saj, por edhe të subjekteve e shoqërive të tjera.

“Veprimet aktive dyshohet se janë ndërmarrë me dashje dhe me qëllim mashtrimin e autoriteteve shtetërore për të përfituar padrejtësisht dhe në mënyrë të paligjshme. Në bazë të këtyre fakteve dhe provave të konstatuara dhe të vërtetuara nga institucionet e mësipërme dhe organet tatimore, rezulton se ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova për kryerjen e veprës penale ‘Fshehja e të ardhurave’, e kryer në bashkëpunim”.

Prokuroria ka dalë në konkluzionin se Bankers ka kryer veprime që kanë çuar në shmangien e detyrimeve tatimore në dëm të buxhetit të shtetit, në vlerën 244 milionë lekësh.

Shkeljet ligjore të cilat janë identifikuar me ulje të kreditimit të TVSH-së:

Në furnizimin dhe transportin e mallrave është konstatuar se faturat e lëshuara për këto furnizime nuk janë lëshuar në momentin e kryerjes së shërbimit, pra në kundërshtim me kërkesat e ligjit. Në nenin 99 të Ligjit nr. 92/2014, paragrafi 4, është përcaktuar se: “…Personi i tatueshëm, që kryen një furnizim shërbimesh, detyrohet të lëshojë një faturë për atë furnizim në momentin kur shërbimet janë kryer.”

Nga verifikimi analitik i blerjeve të sipërlistuara rezulton se faturat e blerjes nuk paraqesin të dhëna identifikuese të mjaftueshme për mallrat e blera, apo elementët që duhet të plotësohen si në faturë apo edhe në dokumenta shoqëruese, mbi bazën e të cilave të vërtetohet saktësia e deklarimeve të shoqërisë. Këto kërkesa janë edhe më të domosdoshme në rastin kur blerjet me tre fatura të njëpasnjëshme janë kryer brenda së njëjtës datë për artikuj të natyrës së njëjtë.

Për të gjitha punimet e kryera në ndërtim dhe mosrespektimin e kërkesave ligjore: nga verifikimi analitik i blerjeve të sipërlistuara rezulton se faturat e blerjes nuk paraqesin të dhëna identifikuese të mjaftueshme për mallrat e blera, apo elementët që duhet të plotësohen si në faturë apo edhe në dokumente shoqëruese, mbi bazën e të cilave të vërtetohet saktësia e deklarimeve të shoqërisë.

Është faturuar vetëm vlera e ditëgadishmërisë dhe për këtë periudhë nuk është kryer asnjë shërbim nga kjo kompani. Në këto kushte, faturimi i ditëve pezull nuk është kryer në funksion të aktivitetit për të cilin shoqëria është parashikuar. Për periudhën e mësipërme, kjo shoqëri ka faturuar 100% shërbim “Stand by”, pra duke mos kryer asnjë shërbim në funksion të aktivitetit. /TEMA/

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit

23/09/2026

Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

23/09/2026

“Çfarë na bënë o Zot”, dalin komunikimet mes Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit: Do takoj kryeministrin, do përfundojmë keq shpirt…

23/09/2026

SPAK lëshoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, vetëdorëzohet Vlora Hyseni

23/09/2026

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit
  • Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.