AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Transportohej drejt Greqisë, identifikohen financuesit e kultivimit të drogës! Kush janë 4 krerët e grupit kriminal dhe rolet e tyre

by SHT Media
02/08/2025
in Kronikë
6
0
Transportohej drejt Greqisë, identifikohen financuesit e kultivimit të drogës! Kush janë 4 krerët e grupit kriminal dhe rolet e tyre
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia ka identifikuar 2 financuesit e kultivimit të drogës në territorin e fshatit Polovisht të Maliqit dhe dy organizatorët e trafikimit të lëndës narkotike drejt Greqisë, të cilët akuzohet si krerët e një grupi kriminal.

Blutë kanë vendosur në pranga dy financuesit e kultivimit të kanabisit, Leonard Xhemollari, 45-vjeç, banues në Maliq, dhe Gentian Muço, 48 vjeç, banues në Korçë.

Ndërsa u shpallën në kërkim shtetasit Rexhildo Berberi, 42 vjeç, dhe Abidin Guraj, 35 vjeç, banues në Korçë, të akuzuar si organizatorë të trafikimit të kanabisit në katër raste të goditura më parë nga Policia:

  • Ngjarja e datës 08.06.2025, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, ku u arrestua në flagrancë shtetasi Valmir Balliu, banues në Pogradec, me një sasi prej 6 kg lëndë narkotike të llojit heroinë, në një automjet të përshtatur për trafikim.
  • Ngjarja e datës 27.11.2023, ku në shtetin grek u arrestua në flagrancë shtetasi Lorenco Lika, dhe në Korçë shtetasi Stiliano Pasho, me një sasi prej 26 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, të cilën e kishin trafikuar.
  • Ngjarja e datës 25.04.2024, në qytetin e Korçës, ku u arrestuan shtetasit Klajdi Shaholli dhe Haxhi Mera, me një sasi prej 12.5 kg Cannabis Sativa, në një automjet të destinuar për trafikim.
  • Ngjarja e datës 23.09.2023, në qytetin e Pogradecit, ku u arrestua në flagrancë shtetasi Klodian Kllomollari, me një sasi prej 52.6 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, në një automjet të përshtatur për trafikim.

Të katër këta shtetas dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në fshatin Polovisht–Maliq, kanë kultivuar kanabis dhe e kanë magazinuar në fshatin Voskop, Korçë, ku kryhej procesi i tharjes dhe i përpunimit, e më pas do të bëhej transportimi i saj drejt shtetit grek.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 42-vjeçarit Rexhildo Berberi në katin e parë të banesës u zbulua një ambient i përshtatur për modifikimin e automjeteve.

Në cilësinë e provës materiale, pjesëtarëve të grupit iu sekuestruan fenelina policie, pajisje GPS, pajisje gjurmimi, kamera dhe pajisje regjistrimi të fshehta, targa automjetesh, USB, karta memorie, DVR, laptop, dron, kontrata shitblerjeje dhe përdorimi të automjeteve të ndryshme.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Grupi”, i zhvilluar nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Korçës.

Pas hetimesh të thelluara me metoda proaktive, identifikohen financuesit dhe organizatorët e kultivimit, prodhimit dhe trafikimit të kanabisit në territorin e fshatit Polovisht, në Maliq.

Lënda narkotike e prodhuar magazinohej në fshatin Voskop, Korçë, ku kryhej procesi i tharjes dhe i përpunimit, me qëllim transportimin e saj drejt shtetit grek.

Vihen në pranga 2 financuesit e kultivimit, si dhe shpallen në kërkim 2 organizatorët e trafikimit, të katër krerët e një grupi kriminal.

Dy shtetasit e shpallur në kërkim janë organizatorë të trafikimit të lëndëve narkotike në 4 raste të mëparshme, të goditura nga Policia.

Në cilësinë e provës materiale, pjesëtarëve të grupit iu sekuestruan fenelina policie, pajisje GPS, pajisje gjurmimi, kamera dhe pajisje regjistrimi të fshehta, targa automjetesh, USB, karta memorie, DVR, laptop, dron, kontrata shitblerjeje dhe përdorimi të automjeteve të ndryshme.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit R. B., të shpallur në kërkim, në katin e parë të banesës u zbulua një ambient i përshtatur për modifikimin e automjeteve.

Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të veprimtarisë kriminale të prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, të rasteve të ndodhura më parë dhe të goditura nga Policia, si rezultat i hetimeve të thelluara ku u siguruan prova për financuesit dhe organizatorët, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Korçës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Grupi”.

Në kuadër të operacionit u kapën dy financuesit e kultivimit të kanabisit, konkretisht shtetasit L. XH., 45 vjeç, banues në Maliq, dhe G. M., 48 vjeç, banues në Korçë, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit R. B., 42 vjeç, dhe A. G., 35 vjeç, banues në Korçë, organizatorë të trafikimit të kanabisit në katër raste të goditura më parë nga Policia:

Ngjarja e datës 08.06.2025, ku u arrestua në flagrancë shtetasi V. B., që u kap me 6 kg lëndë narkotike të dyshuar heroinë, në PKK Kapështicë;

Ngjarja e datës 25.04.2024, ku u arrestuan shtetasit K. SH. dhe H. M., të cilët u kapën me një sasi prej 12.5 kg lëndë narkotike, e dyshuar kanabis;

Ngjarja e datës 23.09.2023, ku u arrestua shtetasi K. K., në qytetin e Pogradecit, me një sasi prej 52.6 kg lëndë narkotike, kanabis;

Ngjarja e datës 27.11.2023, ku u arrestuan shtetasit L. L. dhe S. P., dhe u kap në shtetin grek një sasi prej 26 kg lëndë narkotike.

Të katër këta shtetas dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në fshatin Polovisht–Maliq, kanë kultivuar bimë narkotike dhe e kanë magazinuar në fshatin Voskop, Korçë, ku kryhej procesi i tharjes dhe i përpunimit, dhe më pas do të bëhej transportimi i saj drejt shtetit grek.

Operacioni vijon për identifikimin dhe dokumentimin e përfshirjes së personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje kriminale.

Materialet procedurale u referuan në Prokurori për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Trafikimi i narkotikëve”.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit

23/09/2026

Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

23/09/2026

“Çfarë na bënë o Zot”, dalin komunikimet mes Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit: Do takoj kryeministrin, do përfundojmë keq shpirt…

23/09/2026

SPAK lëshoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, vetëdorëzohet Vlora Hyseni

23/09/2026

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit
  • Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.