• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Të huajt kërkojnë pjesën e tyre të pasurive të krimit në Shqipëri! Britania do t’i marrë paratë e para

29/06/2025
in Kronikë
Të huajt kërkojnë pjesën e tyre të pasurive të krimit në Shqipëri! Britania do t’i marrë paratë e para

Konfiskimi i pasurive të krijuara nga krimi jo vetëm që është një formë për t’i ulur atij fuqinë, por edhe për të kompensuar shtetin dhe shoqërinë për dëmet e shkaktuara nga shkelja e ligjit. Dhe duket se për të përmbushur të dyja këto qëllime, prej disa kohësh autoritetet e huaja kërkojnë nga SPAK që, për llogari të tyre, të gjurmojnë dhe të sekuestrojnë prona të luajtshme e të paluajtshme të shqiptarëve që kryejnë krime jashtë, kryesisht trafik droge, dhe fitimet të kalojnë në pronësi të shteteve respektive kërkuese”.

Të parët që do të marrin të ardhurat e pronave të krijuara në Shqipëri nga trafikantë të drogës janë britanikët. SPAK i tha TV Klan në një shkresë zyrtare se për llogari të këtyre të fundit janë sekuestruar 3 pasuri: 2 të paluajtshme dhe 1 e luajtshme, nga të cilat një është konfiskuar. Ato rezultuan në emër të një personi që ishte përfshirë në shpërndarjen e drogës në Angli.

“Prokuroria e Posaçme, pasi identifikoi pasuritë e këtij shtetasi, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, sekuestroi dhe konfiskoi pasurinë e paluajtshme në pronësi të këtij shtetasi, e cila, pasi u lëshua me qira, u shit. Të ardhurat e qirasë dhe shitjes së kësaj pasurie administrohen nga kjo Agjenci, deri në momentin e finalizimit të nënshkrimit të një marrëveshjeje me autoritetet kompetente të Mbretërisë së Bashkuar, me të cilët është dakordësuar se 50% e vlerës së qirasë dhe shitjes së kësaj pasurie do t’i kalojë buxhetit të Mbretërisë së Bashkuar dhe 50% buxhetit të Shtetit Shqiptar.”

Nga viti 2020 deri në maj 2025, SPAK ka sekuestruar 58 pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe mbi 350 mijë euro për llogari të Anglisë, Belgjikës, Francës, Holandës, Gjermanisë dhe Italisë. Këto pasuri dyshohet se janë krijuar kryesisht nga aktiviteti i trafikut të drogës.

“Gjatë periudhës 2020–maj 2025, në ekzekutim të kërkesave për ndihmë juridike të transmetuara nga autoritetet gjyqësore të huaja, në kuadër të hetimeve, kryesisht për veprat penale ‘Trafikimi i lëndëve narkotike’, ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale’, ‘Mashtrimi’ etj., të kryera në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të cilat kanë si objekt identifikimin e pasurive, vlerave monetare në ‘cash’ apo në llogaritë bankare, kontrolle ambientesh dhe sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, në vijim të vendimeve gjyqësore që kanë lejuar këto veprime hetimore, si dhe pas identifikimit të pasurive të ardhurat e të cilave e kanë burimin nga veprimtaria kriminale, është vijuar me sekuestrimin e këtyre pasurive për interes të autoriteteve përkatëse. Në total janë sekuestruar 58 pasuri.”

Nuk është e qartë nëse e njëjta marrëveshje për ndarjen e të ardhurave, si me Mbretërinë e Bashkuar, do të aplikohet edhe për pasuritë e tjera pas konfiskimit, por në çdo rast do të kërkohet dakordësia e të dyja palëve.

Më të lexuarat

  • Sara nxjerr foton, dhuratat unike që mori nga Eriku për ditëlindje

    Sara nxjerr foton, dhuratat unike që mori nga Eriku për ditëlindje

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Mos na e shisni si rinovim!”, Shehi-Berishës për kryesinë e re: Protestuesit duan të ndryshojnë ligjin e 2008-ës që votove me Ramën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arrestohet Roland Sula, personi që goditi gazetarin Ilir Demalia

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gaz Paja: Si u bëra investitor strategjik

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U shfaq si protestues, deputetja socialiste për Paulin Lulin: PS të dha çdo mundësi, ku e gjen legjitimitetin të bërtasësh në bulevard, ‘Rama ik’?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si ra Donald Trump në grackën e “sheikëve” të Ballkanit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protestuesve u soset durimi, kërcënojnë Ramën me fatin e Enver Hoxhës: Dorëzohu ose rrëzohu!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Qeveria i jep “Osmanit” 88.5 hektarë falas në Vlorë për Zonë Ekonomike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Publikohet lista e kandidateve gra për Këshillin Kombëtar të PD-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kurthi i Moskës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!