AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

“Mos e prekni Ajatollahun”, Izraeli s’pyet për Moskën, bombardon qendrën kërkimore ushtarake në Teheran

by SHT Media
20/06/2025
in Botë
6
0
“Mos e prekni Ajatollahun”, Izraeli s’pyet për Moskën, bombardon qendrën kërkimore ushtarake në Teheran
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ndryshimi i regjimit të Iranit është i papranueshëm për Rusinë. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, me anë të një reagimi për mediat ka bërë me dije se “nëse Shtetet e Bashkuara përdorin armë bërthamore taktike në Iran, kjo do të jetë një katastrofë”.

Ndryshimi i regjimit në Iran është “i papranueshëm dhe i paimagjinueshëm” dhe “do të hapte kutinë e Pandorës”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në një intervistë me Sky News, duke thënë se Rusia do të reagonte “shumë negativisht” nëse Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, do të vritej.

“Situata është jashtëzakonisht e tensionuar dhe e rrezikshme jo vetëm për rajonin, por edhe globalisht. Zgjerimi i numrit të pjesëmarrësve në konflikt është potencialisht edhe më i rrezikshëm. Kjo do të çojë vetëm në një raund tjetër konfrontimi dhe një përshkallëzim të tensionit në rajon”, shtoi Peskov.

Ndryshimi i regjimit në Iran ka pak rëndësi për Izraelin. Në deklaratën e tij të fundit, Kryeministri Benjamin Netanyahu, ka bërë të ditur se obkjektivi primar i Izraelit nuk është largimi i Ajatollhut, por eleminimi i kërcënimit bërthamor.

“Objektivi ynë kryesor është të ndalojmë programin bërthamor dhe ta eliminojmë atë si një kërcënim. Qëllimi i dytë është të ndalojmë përparimin e aftësive balistike, si dhe ta eliminojmë atë si një kërcënim. Gjatë këtij procesi, është e qartë se regjimi po destabilizon – ne po godasim gjithashtu objektiva dhe qendra pushteti që lidhen me qeverinë. Por çështja e ndryshimit të regjimit, para së gjithash, varet nga populli iranian. Nuk ka rrugë të shkurtër për këtë. Prandaj, unë nuk e kam vendosur si një qëllim zyrtar ose të deklaruar – mund të jetë një rezultat, por nuk është një objektiv i qartë i operacionit tonë”, deklaroi Netanyahu.

Sakaq, edhe natën e së premtes nuk kanë munguar sulmet mes Izraelit dhe Iranit. Raportohet se pesë persona u plagosën lehtë nga një sulm me raketa iraniane në Beersheba, në jug të Izraelit. Raketa goditi disa ndërtesa apartamentesh, duke shkaktuar dëme serioze. Forcat Mbrojtëse të Izraelit thanë se mosfunksionimi i interceptorit ka të ngjarë të jetë shkaku i dështimit për të rrëzuar raketën iraniane që goditi Beer Sheva, në jug të shtetit hebraik. Dëme të konsiderueshme kanë ndodhur edhe në një tjetër qendër spitalore në Izrael.

Nga ana e tyre, forcat Ajrore Izraelite thanë se kanë sulmuar dhjetëra objektiva në Iran. Më shumë se 60 avionë luftarakë sulmuan, ndër të tjera, objektet ushtarake të prodhimit të raketave dhe selinë e një objekti kërkimor për “projektin e armëve bërthamore” iraniane gjatë natës, tha ushtria. Sulmet vijnë kur Donald Trump, planifikon të vendosë brenda dy javëve nëse SHBA-të do të ndërhyjnë përkrah Izraelit në luftën kundër Iranit.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026

Kamuflon çunat e Dubait? Strategjiku me duar në xhepa Armand Hoxha fut 800 mijë euro në kompani përmes humbjeve, si po pastrohen paratë në kompleksin 45 milionë euro në Ksamil

03/10/2026

Për ‘trimen’ Eli Fara, që bën BLOCK ata që ia thonë të vërtetën në sy!

03/10/2026

Ambasadori amerikan mbledh në pritje politikanë! Berisha mbetet non grata, Eric Wendt nuk e fton në ceremoni

03/10/2026

“Berisha i lau duart që në 1997”, Beqiri: Rama në SHBA sepse nuk ka bërë ‘21 janarin’, ‘Gërdecin’…

03/10/2026

Ika nga dasma, Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe u largova

02/10/2026

Mes lotësh, Alketa Vejsiu kujton momentet e fundit me babanë e saj: Krenare që jam vajza e një njeriu të thjeshtë

02/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht
  • Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.