AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Apeli i jep të drejtë Trump për kontrollin e Gardës Kombëtare në Kaliforni

by SHT Media
20/06/2025
in Botë
6
0
Sulmet izraelite mbi Iranin, Trump për CNN: Njerëzit me të cilët po negocioja vdiqën!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një gjykatë federale e apelit në SHBA ka vendosur të lejojë Presidentin amerikan Donald Trump të ketë kontroll mbi rreth 4,000 pjesëtarë të Gardës Kombëtare të Kalifornisë.

Vendimi pezullon përkohësisht një urdhër të mëparshëm që i kërkonte Trump të hiqte dorë nga kontrolli i trupave, të cilët ishin federalizuar për të forcuar sigurinë në Los Angeles gjatë trazirave të lidhura me ligjet e imigracionit.

Gjykata e Apelit e Qarkut të 9-të të SHBA-së vendosi se “ka të ngjarë që Presidenti ta ketë ushtruar ligjërisht autoritetin e tij statutor” bazuar në ligjin federal që ai thirri për të ndërhyrë në fillim të muajit. Paneli prej tre gjyqtarësh, ku dy janë të emëruar nga Trump dhe një nga Presidenti Biden, i dha kështu të drejtë përkohësisht ish-presidentit.

Kujtojmë se padia u depozitua nga Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, i cili e akuzonte administratën Trump për tejkalim të kompetencave dhe për shkelje të ligjit federal, duke pretenduar se nuk ishte respektuar procedura e kërkuar për federalizimin e trupave, e cila kërkon ndërmjetësimin e guvernatorit.

Më herët, gjykatësi i distriktit Charles Breyer kishte vendosur që Trump të dorëzonte kontrollin, por kjo u pezullua menjëherë nga Apeli dhe tani është shtyrë më tej nga vendimi i fundit, i cili do të jetë dhe ai përfundimtari.

Kalifornia mund të kërkojë ndërhyrjen e Gjykatës Supreme në rast emergjence, ndërsa procesi ligjor vazhdon.

Edhe pse vendimi favorizon Trump, gjykata hodhi poshtë disa nga argumentet e paraqitura nga avokatët federalë, duke deklaruar se kontrolli presidencial mbi federalizimin e trupave nuk është i pakushtëzuar. Megjithatë, gjyqtarët theksuan se veprimet e presidentit kishin një bazë të vlefshme, sidomos në kushtet e tensionit civil dhe dhunës ndaj pronës publike dhe agjentëve federalë.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026

Kamuflon çunat e Dubait? Strategjiku me duar në xhepa Armand Hoxha fut 800 mijë euro në kompani përmes humbjeve, si po pastrohen paratë në kompleksin 45 milionë euro në Ksamil

03/10/2026

Për ‘trimen’ Eli Fara, që bën BLOCK ata që ia thonë të vërtetën në sy!

03/10/2026

Ambasadori amerikan mbledh në pritje politikanë! Berisha mbetet non grata, Eric Wendt nuk e fton në ceremoni

03/10/2026

“Berisha i lau duart që në 1997”, Beqiri: Rama në SHBA sepse nuk ka bërë ‘21 janarin’, ‘Gërdecin’…

03/10/2026

Ika nga dasma, Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe u largova

02/10/2026

Mes lotësh, Alketa Vejsiu kujton momentet e fundit me babanë e saj: Krenare që jam vajza e një njeriu të thjeshtë

02/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht
  • Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.