AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

“Tiranët do të paguajnë çmim të lartë”, Netanyahu paralajmëron Iranin pas sulmeve në një spital në Izrael

by SHT Media
19/06/2025
in Botë
6
0
“Tiranët do të paguajnë çmim të lartë”, Netanyahu paralajmëron Iranin pas sulmeve në një spital në Izrael
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një spital në jug të Izraelit ka pësuar goditje direkte nga një raketë iraniane të enjten, thanë zyrtarët, të cilët shtuan se janë shkaktuar “dëme të mëdha” në këtë objekt shëndetësor.

Qendra Shëndetësore Soroka është spitali kryesor në jug të Izraelit. Një zëdhënës i këtij spitali tha se ndërtesa ka pësuar “dëme të mëdha” në disa zona.Autoritetet në këtë qendër shëndetësore u kanë kërkuar qytetarëve që të mos kërkojnë trajtim mjekësor në këtë institucion.

Një tjetër raketë goditi një ndërtesë të lartë dhe disa ndërtesa banimi në Tel Aviv. Të paktën 40 persona u plagosën nga këto sulme, tha Shërbimi i Shpëtimit i Izraelit.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e dënoi sulmi ndaj spitalit dhe u zotua se do të kundërpërgjigjet.

“Tiranët në Teheran do të paguajnë çmim të lartë”, tha ai.
Lidhur me sulmet e së enjtes, ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, tha se udhëheqësi suprem i Iranit, ajatollah Ali Khamenei, “më nuk mund të vazhdojë të ekzistojë”.

“Një diktator i Khamenei, që udhëheq një shtet si Irani dhe e ka mision shkatërrimin e Izraelit, më nuk mund të vazhdojë të ekzistojë. Ushtria izraelite është udhëzuar dhe di si të veprojë që të arrihen të gjitha qëllimet, ky person nuk mund të vazhdojë të ekzistojë”, tha ai.
Ndërkaq, më vonë gjatë së enjtes, Irani tha se caku kryesor i sulmeve me raketa, ku u godit spitali, ishte një bazë ushtarake izraelite dhe një e inteligjencës, e jo objekti shëndetësor.

“Caku kryesor ishte Komanda e Ushtrisë izraelite dhe baza e inteligjencës [C4I e ushtrisë izraelite], kampi i inteligjencës ushtarake, që gjenden në afërsi të spitalit Soroka”, tha agjencia shtetërore e lajmeve Irna.

Sipas kësaj agjencie, sulmet direkte ishin ndaj ndërtesave ushtarake dhe se spitali u godit “nga vala shpërthyese”.

Edhe Garda Revolucionare Islamike tha se ishin goditur qendra komanduese të ushtrisë dhe inteligjencës së Izraelit, që gjendeshin pranë spitalit.

Spitali i goditur ka mbi 1.000 shtretër dhe ofron shërbim për pothuajse 1 milion banorë në jug të Izraelit, sipas uebfaqes së spitalit.

Sulmi erdhi pasi Izraeli goditi reaktorin e ujit të rëndë [reaktor bërthamor që përdor ujë të rëndë].
Ushtria izraelite tha se sulmin ndaj ndërtesës Arak është kryer me avionë luftarakë.

“Sulmi shënjestroi komponentët e nevojshëm për prodhimin e plutoniumit, në mënyrë që të parandalohej që reaktori të përdorej për zhvillim të armëve bërthamore”, tha ushtria.

Sipas televizionit shtetëror iranian, “nuk ka asnjë rrezik nga rrezatimi”. Një gazetar i këtij televizioni, gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë nga qyteti i afërt Hondab, tha se objekti është evakuuar dhe nuk ka dëme në zonat civile që gjenden përreth reaktorit.

Mëngjesin e së enjtes, Izraeli paralajmëroi se do të godiste këtë ndërtesë dhe u bëri thirrje banorëve që të largohen nga zona. Ushtria izraelite tha se gjatë sulmeve ajrore të së enjtes ka shënjestruar Teheranin dhe disa zona të tjera të Iranit, pa dhënë detaje të hollësishme. Më pas tha se Irani ka nisur një valë të re sulmesh raketore ndaj Izraelit dhe u bëri thirrje njerëzve të strehoheshin.

Dita e shtatë e sulmeve mes Izraelit dhe Iranit vjen një ditë pasi udhëheqësi suprem i Iranit refuzoi thirrjet e Shteteve të Bashkuara për t’u dorëzuar dhe paralajmëroi se çdo përfshirje ushtarake e amerikanëve do të shkaktonte “dëme të riparueshme për ta”.

Izraeli po ashtu ka hequr disa kufizime për njerëzit, duke sugjeruar se kërcënimi nga raketat e Iranit është ulur.
Përmes fushatës ajrore, Izraeli deri më tani ka goditur ndërtesat për pasurimin e uraniumit të Iranit në Natanz, objektet për prodhimin e centrifugave përreth Teheranit dhe centralin bërthamor në Isfahan. Po ashtu ka vrarë gjeneralë dhe shkencëtarë bërthamorë iranianë.

Irani ka thënë se deri më tani, si pasojë e sulmeve izraelite janë vrarë 224 persona, ndërkaq Izraeli ka raportuar për 24 të vrarë.
Ndryshe, reaktori Arak – që ishte cak i sulmeve izraelite – gjendet 250 kilometra në jugperëndim të Teheranit.

Uji i rëndë ndihmon në ftohjen e reaktorëve bërthamorë, por gjithashtu prodhon si nënprodukt plutoniumin, i cili potencialisht mund të përdoret për krijimin e armëve bërthamore. Kjo do t’i ofronte Iranit edhe një rrugë tjetër drejt një bombe bërthamore, përveç përmes pasurimit të uraniumit, nëse vendi dëshiron të prodhojë armë të tilla.

Më 13 qershor, Izraeli nisi fushatë ajrore duke goditur qendra ushtarake dhe bërthamore brenda Iranit, duke thënë se synon t’ia pamundësojë armikut të tij posedimin e armëve bërthamore.

Irani, që është përgjigjur duke kryer sulme ndaj Izraelit, vazhdimisht ka mohuar se synon të ketë armë bërthamore, duke argumentuar se programi i tij bërthamor ka qëllime civile./REL

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026

Kamuflon çunat e Dubait? Strategjiku me duar në xhepa Armand Hoxha fut 800 mijë euro në kompani përmes humbjeve, si po pastrohen paratë në kompleksin 45 milionë euro në Ksamil

03/10/2026

Për ‘trimen’ Eli Fara, që bën BLOCK ata që ia thonë të vërtetën në sy!

03/10/2026

Ambasadori amerikan mbledh në pritje politikanë! Berisha mbetet non grata, Eric Wendt nuk e fton në ceremoni

03/10/2026

“Berisha i lau duart që në 1997”, Beqiri: Rama në SHBA sepse nuk ka bërë ‘21 janarin’, ‘Gërdecin’…

03/10/2026

Ika nga dasma, Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe u largova

02/10/2026

Mes lotësh, Alketa Vejsiu kujton momentet e fundit me babanë e saj: Krenare që jam vajza e një njeriu të thjeshtë

02/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht
  • Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.