• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

SPAK përfundon hetimet për të shumëkërkuarin Talo Çela dhe Festim Qolin, ja akuza e re ndaj tyre

19/06/2025
in Kronikë
SPAK përfundon hetimet për të shumëkërkuarin Talo Çela dhe Festim Qolin, ja akuza e re ndaj tyre

SPAK akuzon Festim Qolin dhe Talo Çelën për vrasjen e Elvis

SPAK ka ngritur akuzë të re për të shumëkërkuarin Talo Çela dhe Festim Qolin, të dy të pandehur në dosjen “Plumbi i artë”.

Në hetimin e mbyllur dhe të dorëzuar në gjykatë SPAK akuzon Qolin për vrasjen e Elvis Dedajt dhe nënës së tij Fatmira Dedaj.

Po ashtu, Talo Çela akuzohet për vrasjen e Fatmira Dedës. Vrasjen e Elvis Dedajt dhe nënës së tij e rrëfeu i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani. Sipas tij Fatmira Dedaj u vra për shkak se kërkoi drejtësi për të birin. Elvis Dedaj, nga Kavaja, u ekzekutua pasditen e 5 qershorit të vitit 2012 në vendin e quajtur Shkëmbi i Kavajës.

Një vit më pas, ndodhi vrasja mizore e nënës së tij, Fatmirës, e cila sipas Dumanit u porosit nga Festim Qoli dhe u krye nga Talo Çela.

Dëshmia e Dumanit në gjyq:

Festimi (Bëhet fjalë për Festim Qolin) më tha se mu ka qepur keq ajo Fatmira, nëna e Elvisit dhe se i duhej një person për ta hequr qafe se po shkon çdo ditë në prokurori. Unë fola me Talo Çelën dhe ia afrova si mundësi pasi Festimi më tha se hidhet 40 mijë euro për vrasjen e saj. Talo e pranoi ofertën. I kam treguar vendin, emrin, lëvizjet e Fatmira Dedës.

E ndoqa bashkë me Talon me makinë disa ditë, nuk i mbaj mend makinat. Ajo shkonte çdo ditë në varrezat e Durrësit në mëngjes. Ideja ishte ta vrisnim tek varrezat. Në ndjekjen e saj kemi futur dhe Dorjan Shkozën, i cili kishte një makinë “Suzuki” ose “Toyota” me portobagazh të vjedhur ngjyrë e kuqe. Dorjani e ndiqte dhe na jepte ne të dhënat ku ishte ku shkoi.

Talo donte ta bënim tek varrezat pasi sipas tij krijonte lehtësi në largim në drejtim të Spitallës, por unë nuk pranova. Mbasi folëm me Festimin ai më tha që të bëhej tek garazhi, pasi duhej të dukej si grabitje dhe jo si vrasje, pasi aty do kishim dhe Agronin që do na ndihmonte me telefon për lëvizjet e saj.

Për çdo lëvizje që bënte Fatmira unë flisja më të vëllain e Festimit, Petritin të cilin e informoja për çdo lëvizje, por jo për planin.

Petriti merret me biznes. Ka pas ndërtuar pallate, me sa di ka dhe 2/3 peshkarexhe për peshkim. Mesa di ka dhe një piceri Erdogan ngjitur me ish-Apolloninë që u shemb pas tërmetit.

Petriti është diku sot te 50-55 vjeç, është 1.80 m i gjatë, i shëndoshë mban mjekër gjithmonë. Është i martuar po s’ka fëmijë. U vendos përfundimisht që ta eliminonim Fatmirën te garazhi i pallatit ku banonte. Festimi ndërkohë ishte jashtë shtetit.

Mua më ka thënë që ishte në Itali, por mesa mora vesh më vonë nga biseda më të se kishte qenë në Greqi…. Largimi i tij nga Shqipëria ishte i planifikuar. Kishim biseduar më parë që para se të kryhej vrasja duhet të ishte jashtë shteti.

Kjo me qëllim që Policia mos të kishte dyshime tek ai. Unë e lajmërova Petritin të largohej nga Shqipëria se do mbaronim punë. Unë e di që iku për në Greqi, por nuk e di a është e vërtetë. Mesa mbaj mend Petritin e kam lajmëruar 10 ditë para vrasjes. Mesa di unë iku jashtë.

Na dha 2 telefona “Nokia” të vjetër Petriti vëllai i Festimit. Një për mua një për Agronin. Agroni është djali i xhaxhait të Festimit dhe Petritit. Agroni di që merret me ndërtim dhe është diku tek 50 vjeç. Aktualisht, nuk e di se ku punon Agroni.

Agroni jetonte në të njëjtin pallat me viktimën… Kemi pritur kthimin e saj rreth 1 orë dhe e pamë që erdhi, u nisa mbas saj me makinë tek garazhi, hymë njëkohësisht te garazhi.

Ajo zbriti nga makina pasi parkoi dhe po dilte për punën e saj. Unë po rrotullohesha te parkimi dhe Talo doli nga makina dhe po priste momentin. Unë pashë që Talo po e godiste me shqelma, ndërsa ajo nuk reagonte.

Talo kishte dhe armën me vete po s’e përdori. Ai përdori thikën më pas për ta eliminuar. Ajo ishte e shtirë pa ndjenja nga goditjet e tij me grushte dhe shqelma ai i drejtoi thikën dhe më duket se e goditi në qafë. Unë nuk mund ta shikoja dot…

Më të lexuarat

  • “Deputet i shitur”/ Braçe debaton me aktivisten: Avash se më “lave”, ju hidhni ushqimin në rrugë

    “Deputet i shitur”/ Braçe debaton me aktivisten: Avash se më “lave”, ju hidhni ushqimin në rrugë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “E kam edhe personale”, Koçeku mesazh të fortë për Ramën në “Financial Times”: Nuk luftojmë për t’u larguar!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore, PD çon në Kushtetuese Peleshin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si i vjedh Eral Myftaraj paratë publike me tendera korruptivë, kontrata e dokumente false, ‘xhepi’ i Bledi Çuçit përlau 40 milionë euro nga buxheti i shtetit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Komplot ndaj shtetit? Nis ngritja e Kuvendit të Revolucionit, zbulohen emrat e 700 kandidatëve, shërbimet në alarm

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Je pa shtyllë kurrizore, Agron, dhe qesharak”, protestuesi kërkon dëbimin e Shehajt: Kokërr mashtruesi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ILDKPKI “zbyth” Silvana Barën dhe Tano Karidin e Mjekësisë, bllokon shkarkimin e Edit Xhajanka

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tre ditë në survejim/ Si u kap në Durrës “koka“ e grupit kriminal, SPAK zbardh detajet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Radhë të gjata dhe deri në 5 orë vonesa, Von der leyen pranon ‘dështimin’ e sistemit të ri dixhital të BE-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • OBSH shpall fundin e shpërthimit të Hantavirusit: Nuk ka raste të reja që prej 25 majit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!