• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Nga Iraku tek Irani, Amerika në ankth për një tjetër situatë lufte

19/06/2025
in Botë
Nga Iraku tek Irani, Amerika në ankth për një tjetër situatë lufte

Më shumë se 22 vjet më parë, SHBA ndodhej përballë një momenti të rëndësishëm kur Presidenti George W. Bush ishte gati të urdhëronte pushtimin e Irakut.

Fillimisht u mendua se do të ishte një mision i shpejtë dhe i suksesshëm. Por lufta zgjati gati nëntë vjet, me mbi 4 mijë ushtarë amerikanë dhe më shumë se 100 mijë irakianë të vrarë. Sot, ajo konsiderohet një mësim i hidhur për vendime të nxituara dhe pasoja të paparashikuara.

Në një atmosferë të ngjashme tensioni, Presidenti amerikan Donald Trump, po mendon të godasë Iranin, konkretisht objektivin bërthamor në Fordo. Edhe pse nuk ka trupa të shumta amerikane në terren dhe protesta globale si në 2003-in, frika dhe pasiguria janë po aq të forta.

“Historia po përsëritet,” thotë Vali Nasr, profesor me prejardhje iraniane në SHBA. Ai kujton se një herë bota besoi në idenë se SHBA do të çlironte Irakun, por çdo pritshmëri doli gabim.

Disa nga të njëjtët zyrtarë dhe analistë që mbështetën luftën në Irak, tani po nxisin idenë për të goditur Iranin. Mes tyre është edhe John Bolton, ish-këshilltar i sigurisë i Trump, i cili thotë se “duhet bombarduar Fordo dhe mbaron puna.”

Ndërkohë, brenda administratës Trump ka mosmarrëveshje për inteligjencën që lidhet me Iranin. Drejtoresha e inteligjencës, Tulsi Gabbard, ka deklaruar se Irani nuk po prodhon armë bërthamore, ndërsa Trump ka thënë hapur: “Nuk më intereson çfarë thotë ajo. Irani është shumë pranë një arme bërthamore.”

Ish-komandanti ushtarak amerikan David Petraeus thotë se ky nuk është si pushtimi i Irakut, por pranon se mund të çojë në një përshkallëzim të rrezikshëm.

Zyrtarë të tjerë amerikanë paralajmërojnë se një sulm ndaj Iranit mund të nxisë një luftë më të gjerë në rajon, përfshirë sulme ndaj bazave amerikane dhe anijeve në Detin e Kuq.

“Cili është plani? Cili është qëllimi përfundimtar?”, pyet ish-komandanti i forcave amerikane në Lindjen e Mesme, Admirali William Fallon. Ai paralajmëron se një goditje e pamenduar mirë mund ta çojë situatën jashtë kontrollit.

Nëse Irani reagon ushtarakisht pas një sulmi, thotë Nasr, atëherë SHBA do të detyrohej të kundërpërgjigjej, dhe situata mund të përfundojë si në Irak ose më keq. Ai shton se Irani është shumë më i madh dhe më i fortë se Iraku.

Në fund, vetë Trump ka lënë çdo mundësi të hapur: “Mund ta bëj, mund të mos e bëj, askush nuk e di.”

Më të lexuarat

  • “Deputet i shitur”/ Braçe debaton me aktivisten: Avash se më “lave”, ju hidhni ushqimin në rrugë

    “Deputet i shitur”/ Braçe debaton me aktivisten: Avash se më “lave”, ju hidhni ushqimin në rrugë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “E kam edhe personale”, Koçeku mesazh të fortë për Ramën në “Financial Times”: Nuk luftojmë për t’u larguar!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore, PD çon në Kushtetuese Peleshin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si i vjedh Eral Myftaraj paratë publike me tendera korruptivë, kontrata e dokumente false, ‘xhepi’ i Bledi Çuçit përlau 40 milionë euro nga buxheti i shtetit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Komplot ndaj shtetit? Nis ngritja e Kuvendit të Revolucionit, zbulohen emrat e 700 kandidatëve, shërbimet në alarm

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Je pa shtyllë kurrizore, Agron, dhe qesharak”, protestuesi kërkon dëbimin e Shehajt: Kokërr mashtruesi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ILDKPKI “zbyth” Silvana Barën dhe Tano Karidin e Mjekësisë, bllokon shkarkimin e Edit Xhajanka

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tre ditë në survejim/ Si u kap në Durrës “koka“ e grupit kriminal, SPAK zbardh detajet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Radhë të gjata dhe deri në 5 orë vonesa, Von der leyen pranon ‘dështimin’ e sistemit të ri dixhital të BE-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • OBSH shpall fundin e shpërthimit të Hantavirusit: Nuk ka raste të reja që prej 25 majit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!