AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Marshimi për shqiptaren e vrarë nga ish-bashkëshorti në Itali, këshilltarja rajonale me të birin e viktimës: Pikëllim humbja e nënës nga duart e babait tënd

by SHT Media
18/06/2025
in Kronikë
6
0
Marshimi për shqiptaren e vrarë nga ish-bashkëshorti në Itali, këshilltarja rajonale me të birin e viktimës: Pikëllim humbja e nënës nga duart e babait tënd
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një marshim në kujtim të Gentiana Hudhrës dhe në protestë kundër dhunës ndaj grave u mbajt mbrëmjen e djeshme në Tolentino të Italisë. Shqiptarja u vra pak ditë më parë nga ish-bashkëshorti i saj, Nikollaq Hudhra. Mediat italiane raportojnë se në marshim mori pjesë edhe djali i çiftit, i prekur thellë nga tragjedia.

Ndër pjesëmarrëset ishte edhe këshilltarja rajonale Linda Elezi, e cila mbajti një fjalë prekëse, duke theksuar se ligjet nuk mjaftojnë për të shpëtuar jetë si ajo e Gentianës. Sipas saj, duhet të punohet më shumë me ndërgjegjen shoqërore dhe respektin për veten e për të tjerët, raportojnë mediat. 

“Si grua, si politikane, si shqiptare që e di mirë sa i madh është shpirti i grave të vendit tim, e them me zë të lartë dhe të qartë: ajo që vrau Gentianën, një grua dhe nënë shqiptare, nuk ishte thjesht një burrë. Ishte ajo dashuri e sëmurë që maskohet si ndjenjë, por në të vërtetë është kontroll, dhunë dhe çmenduri. Duhet të bëjmë gjithçka që mundemi që dashuria të mos vrasë më kurrë.”

Elezi theksoi se institucionet dhe qytetarët duhet të rimendojnë qëndrimin ndaj dhunës gjinore, dhe të mos heshtin.

“Ligjet nuk ishin të mjaftueshme për ta shpëtuar Gentianën nga çmenduria që u shfaq nën petkun e dashurisë. Doja t’i përqafoja fëmijët e saj, sepse nuk ka dhimbje më të madhe se të humbasësh nënën nga dora e babait tënd.”Nuk mund dhe nuk duhet të vdesësh pse ke pasur forcën të përballesh me dhunën, të ndërtosh jetën tënde nga e para, të krijosh një realitet të ri për fëmijët e tu. Nuk duhet të vdesësh pse ke besuar se dashuria mund të shërojë gjithçka. Sepse jo, dashuria nuk është as mizori, as frikë, as kontroll.”

Në fund të fjalës së saj, Elezi nënvizoi se reagimi nuk mjafton të vijë vetëm pas tragjedisë:

“Duhet të punojmë çdo ditë për të jetuar me respekt për jetën në të gjitha nuancat dhe dimensionet e saj. Të mos mjaftohemi më me lotët pas vrasjeve. Duhet veprim, ndërgjegjësim dhe zë i përditshëm për jetën e çdo gruaje..

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026

Kamuflon çunat e Dubait? Strategjiku me duar në xhepa Armand Hoxha fut 800 mijë euro në kompani përmes humbjeve, si po pastrohen paratë në kompleksin 45 milionë euro në Ksamil

03/10/2026

Për ‘trimen’ Eli Fara, që bën BLOCK ata që ia thonë të vërtetën në sy!

03/10/2026

Ambasadori amerikan mbledh në pritje politikanë! Berisha mbetet non grata, Eric Wendt nuk e fton në ceremoni

03/10/2026

“Berisha i lau duart që në 1997”, Beqiri: Rama në SHBA sepse nuk ka bërë ‘21 janarin’, ‘Gërdecin’…

03/10/2026

Ika nga dasma, Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe u largova

02/10/2026

Mes lotësh, Alketa Vejsiu kujton momentet e fundit me babanë e saj: Krenare që jam vajza e një njeriu të thjeshtë

02/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht
  • Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.