AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Ekzekutimi i Bujar Çelës, Alibej tregon “çunat e Fushë Krujës” që e vranë dhe bisedën me oficerin e Policisë

by SHT Media
17/06/2025
in Kronikë
6
0
Ekzekutimi i Bujar Çelës, Alibej tregon “çunat e Fushë Krujës” që e vranë dhe bisedën me oficerin e Policisë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Erion Alibej ka rrëfyer të tjera detaje për vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës. Ai tregon se vendimi për ta vrarë është marrë pas vrasjes së Klevis Kapllanit, shokut të Nuredin Dumanit, për të cilin shërbente si shofer.

Erion Alibej tregoi se për këtë ngjarje kanë marrë pjesë edhe “çunat e Fushë Krujës”, Enver Diva e Besmir Xhixha. Tentativa e parë për ta vrarë ka dështuar pasi një fqinj i shtëpisë së Talo Çelës i pa autorët të maskuar. Më pas vendosën që ta godasin te lokali ku pinte kafenë e mëngjesit.

“Tek kafja në fillim kanë qëlluar çunat e Fushë Krujës, më pas ka qëlluar dhe Nuredini”, tha Alibej.

Pas kësaj, Alibej pretendon se Nuredin Dumani e ka njoftuar se “mbaroi Bujari”.

Ai tha ndër të tjera se e ka telefonuar një oficer i policisë, për t’i komunikuar vrasjen e vëllait të Talo Çelës.

“Mua më telefonoi një oficer, Agim Lleshi, me të cilin kisha kontakt. Më tha, që po shkonin në vendngjarje, se ishte vrarë vëllai i Talos”, tha Alibej.

Nuredin Dumani

Pas kësaj, ai ka bërë pagesën që shkonte diku 60-70 mijë euro tek një karburant në Vorë. Të nesërmen e pagesës, Alibejn e arrestuan.

“Të nesërmen, e pashë nga kamerat që po vinte një autokolonë policie. E dija që ishin për arrestim. Nuk kam bërë rezistencë. Kam plotësuar ato formularët. Më arrestuan e që nga ajo ditë jam këtu”, tha ai.

Klevis Kapllani

Kujtojmë se si Erion Alibej dhe Nuredin Dumani janë të penduar të drejtësisë. Edhe Dumani ka treguar për këtë ngjarjes se Bujar Çela ishte ngjitur një vend më lart në “listën e zezë” të tij dhe Alibejt pas vrasjes së Klevis Kapllanit.

“Sa shkova te lokali e pashë Bujarin. Bujarin vendosëm që ta vrisnim pasi u vra shoku im Klevis Kapllani në 15 Shtator rreth orës 8:00 ose 9:00 të darkës”, tha ai.

Alibej dhe Dumani, sidomos ky i fundit, janë ndër emrat më të përfolur në botën e krimit. Nga dëshmitë e tyre janë zbuluar disa nga ngjarjet më të rënda kriminale në vend.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026

Kamuflon çunat e Dubait? Strategjiku me duar në xhepa Armand Hoxha fut 800 mijë euro në kompani përmes humbjeve, si po pastrohen paratë në kompleksin 45 milionë euro në Ksamil

03/10/2026

Për ‘trimen’ Eli Fara, që bën BLOCK ata që ia thonë të vërtetën në sy!

03/10/2026

Ambasadori amerikan mbledh në pritje politikanë! Berisha mbetet non grata, Eric Wendt nuk e fton në ceremoni

03/10/2026

“Berisha i lau duart që në 1997”, Beqiri: Rama në SHBA sepse nuk ka bërë ‘21 janarin’, ‘Gërdecin’…

03/10/2026

Ika nga dasma, Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe u largova

02/10/2026

Mes lotësh, Alketa Vejsiu kujton momentet e fundit me babanë e saj: Krenare që jam vajza e një njeriu të thjeshtë

02/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht
  • Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.