• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

“Washington Post”: Nëse Netanyahu synon rrëzimin e regjimit në Teheran, SHBA-të duhet të veprojnë me kujdes

17/06/2025
in Botë
“Washington Post”: Nëse Netanyahu synon rrëzimin e regjimit në Teheran, SHBA-të duhet të veprojnë me kujdes

Në një koment të redaksisë së gazetës “Washington Post” mbi eskalimin e gjendjes mes Izraelit dhe Iranit, paralajmërohen SHBA-të dhe veçanërisht presidenti Donald Trump që mos të bëhen pjesë e një lufte të re në Lindjen e Mesme, aq më pak SHBA-të s’duhet të bëhen pjesë e një përpjekjeje për të rrëzuar regjimin iranian.

Sipas “Washington Post”, qëllimet e SHBA-ve dhe të Izraelit aktualisht janë të ndryshme. Trump është i interesuar për të rifilluar bisedimet me Iranin dhe për të arritur një marrëveshje të re për kufizimin e programit bërthamor iranian, ndërkohë që Izraeli – nën udhëheqjen e Benjamin Netanjahut – vazhdon ofensivën ushtarake, duke sulmuar caqe të ndryshme brenda Iranit: nga baza ushtarake dhe objekte bërthamore deri te aeroportet dhe stacionet e policisë.

“Washington Post” nënvizon se qëllimi i vërtetë i Netanjahut nuk është vetëm të ndalë programin bërthamor iranian apo të ndalë raketat iraniane ndaj qyteteve izraelite, por ndoshta të dobësojë aq shumë shtetin iranian, saqë kjo të shpie në rënien e regjimit. Ai e sheh momentin si të favorshëm: forcat izraelite kanë dobësuar ndjeshëm përfaqësuesit e Iranit në Gaza dhe Libanin Jugor, dhe regjimi i Asadit në Siri ka rënë.

Por për të goditur strukturat më të mbrojtura iraniane – si objekti bërthamor në Fordow, i ndërtuar thellë në mal – Izraeli nuk ka kapacitete teknike. Për këtë i nevojiten bombat e rënda amerikane MOP dhe avionët B-2. Këto i kanë SHBA-të, Izraeli nuk i ka. Nëse SHBA-të vendosin të ndihmojë në këtë sulm, atëherë do të përfshiheshin drejtpërdrejt në luftë me Iranin.

Trump ndodhet mes dy presionesh të kundërta: nga njëra anë janë aleatët proizraelitë dhe armiqtë e Iranit që kërkojnë ndërhyrje ushtarake amerikane; nga ana tjetër, mbështetësit e tij izolacionistë që duan të shmangin çdo përfshirje dhe ta lënë Izraelin të veprojë vetë.

Irani, ndërkohë, ka shmangur goditjen e caqeve amerikane, ndoshta për të mos i dhënë SHBA-së një justifikim për t’u përfshirë ushtarakisht. Gjithsesi, SHBA janë de fakto të përfshira në konflikt, pasi janë partneri kryesor i Izraelit dhe kanë detyrim të ndihmojnë në mbrojtjen ndaj sulmeve raketore iraniane.

Në koment “Washington Post” paralajmëron se është iluzion të besohet se një ndërhyrje e jashtme mund të sjellë ndërrim regjimi pa pasoja. Përvojat në Libi dhe Afganistan tregojnë se është e lehtë të rrëzosh një regjim me bomba, por shumë më e vështirë të instalosh një qeveri të qëndrueshme dhe të moderuar. Nëse qëllimi i Netanjahut është rrëzimi i regjimit në Teheran, SHBA-të duhet ta detyrojnë atë të shpjegojë planin për kohën pas rrëzimit të regjimit dhe të marrë masa për të shmangur një kaos të ngjashëm si në Libi dhe Afganistan. Ky kaos nxiti ekstremizëm dhe destabilitet rajonal. Ende ekziston mundësia për të rifilluar negociatat bërthamore, por dritarja kohore për këtë opsion mund të mbyllet shpejt.

Më të lexuarat

  • “Deputet i shitur”/ Braçe debaton me aktivisten: Avash se më “lave”, ju hidhni ushqimin në rrugë

    “Deputet i shitur”/ Braçe debaton me aktivisten: Avash se më “lave”, ju hidhni ushqimin në rrugë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “E kam edhe personale”, Koçeku mesazh të fortë për Ramën në “Financial Times”: Nuk luftojmë për t’u larguar!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore, PD çon në Kushtetuese Peleshin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si i vjedh Eral Myftaraj paratë publike me tendera korruptivë, kontrata e dokumente false, ‘xhepi’ i Bledi Çuçit përlau 40 milionë euro nga buxheti i shtetit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Komplot ndaj shtetit? Nis ngritja e Kuvendit të Revolucionit, zbulohen emrat e 700 kandidatëve, shërbimet në alarm

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Je pa shtyllë kurrizore, Agron, dhe qesharak”, protestuesi kërkon dëbimin e Shehajt: Kokërr mashtruesi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ILDKPKI “zbyth” Silvana Barën dhe Tano Karidin e Mjekësisë, bllokon shkarkimin e Edit Xhajanka

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tre ditë në survejim/ Si u kap në Durrës “koka“ e grupit kriminal, SPAK zbardh detajet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Radhë të gjata dhe deri në 5 orë vonesa, Von der leyen pranon ‘dështimin’ e sistemit të ri dixhital të BE-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • OBSH shpall fundin e shpërthimit të Hantavirusit: Nuk ka raste të reja që prej 25 majit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!