AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

A preken shqiptarët?/ Ministri grek: Qëndrimi i gjatë i emigrantëve të paligjshëm nuk u mundëson legalizimin e tyre

by SHT Media
16/06/2025
in Botë
6
0
A preken shqiptarët?/ Ministri grek: Qëndrimi i gjatë i emigrantëve të paligjshëm nuk u mundëson legalizimin e tyre
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri grek i Emigracionit dhe Azilit, Makis Voridis, ka dhënë një deklaratë së fundmi nga Parlamenti helen, lidhur me të huajt e paligjshëm në vend.

Siç shprehet ai, qëndrimi në një periudhë të gjatë kohore i një emigrant të paligjshëm në Greqi, nuk do të çojë aspak në dhënien e lejes së qëndrimit apo nënshtetësisë. Voridis sqaron se ky hap i ndërmarrë nga këta emigrantë, që mendojnë se duke qendruar gjatë do të shpërblehen nga shteti helen, është i pavërtetë.

“Nuk mund të ketë një strategji për shpërblimin e atyre që qëndrojnë këtu ilegalisht. Nuk mund të themi se, për shkak se dikush e mundi sistemin dhe qëndroi shtatë vite në mënyrë të paligjshme, do t’i japim leje qëndrimi”, u shpreh ministri grek, raporton Protothema.

“Nuk do të hyj logjikës së legalizimit të emigracionit të paligjshëm. Kushdo që qëndron këtu ilegalisht nuk mund të marrë leje qëndrimi vetëm se plotëson nevojat e tregut. Një qasje e tillë anulon konceptin e kufijve, politikave të azilit dhe kthimeve”, shtoi ministri.

E gjitha kjo, vjen pas vrojtimit të bërë nga deputetja opozitare greke, Nandia Giannakopoulou, e partisë PASOK, e cila u shpreh se Strategjia Kombëtare e Punësimit parashikon 89,290 vende të lira pune për emigrantët për vitin 2025.

“Korriku po afron dhe askush nuk e di se sa kanë mbërritur”, tha ajo.

Në këtë mënyrë, deputetja e PASOK vë në theks se ka deficite të mëdha në tregun e punës, duke u shprehur se ka rreth 7 mijë vende të lira punë në sektorin e turizmit vetëm në Kretë, e rreth 80 mijë mungesa në të gjithë vendin.

Pikëpyetjet për qëndrimin e qeverisë greke për emigrantët

Deputetja e PASOK, solli në vëmendje një projektligj të votuar pro nga ministry për legalizimin e 40 mijë emigrantëve në Greqi, por jo se është përmbushur.

“Cila është politika e vërtetë e qeverisë? Kjo e një viti më parë apo kjo e sotmja”, pyeti Giannakopoulou.

Ministri Voridis u përgjigj se u paraqitën 40 mijë aplikime, porjo të gjitha u miratuan. Sipas tij, ai projektligj ishte thjesht një përjashtim, por jo ndryshim në politikën vendase për emigrantët.

“U paraqitën 40 mijë aplikime, nga të cilat 12 mijë u miratuan dhe 8 mijë u refuzuan. Pjesa tjetër është në pritje. Por ka mbaruar si process. Ky ishte thjesht një përjashtim, jo ndryshim në politikë. Është thjesht një rregullim i pjesshëm”, sqaroi ai.

Ky i fundit këmbënguli se asnjë politikë serioze emigracioni nuk mund të ekzistojë pa një dallim midis emigracionit të ligjshëm dhe të paligjshëm, por edhe pa një sistem efektiv kthimesh.

“Nëse të gjithë hyjnë e mbeten këtu, nuk ka kuptim të flasim për politika”, tha ai.

Kështu, ministri paralajmëroi një projektligj për politika më të rrepta, që parashikohen e kthime të menjëhershme. Ky projektligj do të përfshijë dhe propozime nga Komisioni Evropian.

A është ky një alarm për emigrantët shqiptarë?

Padyshim që këto politika mund të kenë ndikim tek shqiptarët që jetojnë në shtetin fqinjë, pasi ka një numër të konsiderueshëm të bashkëkombësve të cilët janë në pritje të një leje qendrimi grek.

Nuk janë të paktë shqiptarët, të cilët duke qëndruar sa më gjatë ilegalisht në Greqi, po shpresojnë të përfitojnë dokumentacionin e nevojshëm, por ata po përballen me një qëndrim zyrtar më të prerë nga ana e qeverisë: jo më shpërblime.

Duke qenë se po paralajmërohet për projektligj të ri që ashpërson kthimin e të huajve të paligjshëm, rrezik ka dhe për komunitetin shqiptar, i cili është dhe ndër më të mëdhenjtë nga të huajt që qëndrojnë në Greqi.

Edhe pse në vend ka mijëra vende të lira pune, sidomos në sektorë si turizmi dhe bujqësia ku zakonisht punojnë emigrantët shqiptarë, ministri theksoi se nevojat ekonomike nuk do të përdoren si justifikim për dhënien e dokumenteve

Në këtë mënyrë, stresi dhe frika e emigrantëve shqiptarë vjen në rritje, të cilët janë në pritje të miratimit të një leje qendrimi, për t’i bërë ata legalë në shtetin fqinjë. Ata që janë në pritje, mund të ndodhë të përballen me refuzime ose me një proces që nuk zgjidhet në favor të tyre.

Të gjitha këto, krijojnë vështirësi në integrimin social dhe ekonomik për komunitetin shqiptar i cili ende nuk është pajisur me dokumentacione.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026

Kamuflon çunat e Dubait? Strategjiku me duar në xhepa Armand Hoxha fut 800 mijë euro në kompani përmes humbjeve, si po pastrohen paratë në kompleksin 45 milionë euro në Ksamil

03/10/2026

Për ‘trimen’ Eli Fara, që bën BLOCK ata që ia thonë të vërtetën në sy!

03/10/2026

Ambasadori amerikan mbledh në pritje politikanë! Berisha mbetet non grata, Eric Wendt nuk e fton në ceremoni

03/10/2026

“Berisha i lau duart që në 1997”, Beqiri: Rama në SHBA sepse nuk ka bërë ‘21 janarin’, ‘Gërdecin’…

03/10/2026

Ika nga dasma, Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe u largova

02/10/2026

Mes lotësh, Alketa Vejsiu kujton momentet e fundit me babanë e saj: Krenare që jam vajza e një njeriu të thjeshtë

02/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht
  • Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.