AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Dasma e djalit, organizimi i “Pride” dhe bisedimet mbi ‘bërthamorët’: Si e futi Netanyahu në grackë Iranin

by SHT Media
15/06/2025
in Botë
6
0
Dasma e djalit, organizimi i “Pride” dhe bisedimet mbi ‘bërthamorët’: Si e futi Netanyahu në grackë Iranin
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Guido Olimpio në Corriere della Sera

Amfiteatri me shkallët e mbuluara me petale, liqeni artificial ku mund të puthesh në ura, vila e rrethuar nga lulet dhe privatësia që u nevojitet klientëve të njërit prej resorteve më luksoze në Izrael.

Diskrecioni është thelbësor, veçanërisht nëse ai që martohet është djali i kryeministrit.

Dasma e Avnerit – më i rezervuar se vëllai i tij i madh, Yair – duhej të mbahej nesër dhe u anulua vetëm pasi bombarduesit u nisën për të goditur Iranin natën midis të enjtes dhe të premtes.

Kështu, edhe shkëlqimi i përgatitjeve dhe ndriçimi i rrobave të zgjedhura nga një mijë të ftuarit do të kishin shërbyer për t’u hequr vëmemdjen iranianëve, në mënyrë që ata të mos shihnin se çfarë po përgatitej në hije.

Ndërsa përgatitjet për paradën e krenarisë të organizuar nga komuniteti LGBTQ+ vazhduan në Tel Aviv (të anuluara vetëm pas bastisjes), zëdhënësit e Benjamin Netanyahut konfirmuan se kryeministri do ta kalonte fundjavën në veri të vendit me gruan e tij Sara dhe më pas do të shkonte në ceremoni.

Këshilltarët njoftuan gjithashtu se qeveria do të mblidhej të enjten në mbrëmje dhe do të diskutonte rifillimin e negociatave për lirimin e pengjeve që mbahen ende në Gaza nga Hamasi.

Pothuajse asnjë nga ministrat nuk e dinte se vendimi për të sulmuar Teheranin ishte marrë tashmë të hënën e kaluar, se Shtabi i Përgjithshëm po priste vetëm momentin më të përshtatshëm.

Samiti vazhdoi deri shumë vonë – gazeta Haaretz e rindërton – dhe kur dikush pyeti se në çfarë faze ishin planet për një bastisje të mundshme, Netanyahu u përgjigj “Tashmë është duke u zhvilluar”.

Në të njëjtën kohë, shpërthimet shqetësuan edhe udhëheqësit në Teheran.

Regjimi, sipas burimeve të cituara nga New York Times, ishte i bindur se sulmi izraelit do të niste vetëm pas bisedimeve me amerikanët të planifikuara për sot në Oman.

Megjithatë, Uashingtoni kishte urdhëruar një reduktim të personelit në rajon, një tregues i diçkaje të afërt.

Përveç kësaj, rrjedha e lajmeve rreth bastisjes së mundshme ishte intensive.

Ajatollahët, si shumë vëzhgues, i konsideruan rrjedhjet si një veprim psikologjik në një kontekst negociues.

Në mënyrë të pashpjegueshme, zyrtarë të nivelit të lartë ishin mbledhur të gjithë së bashku dhe u habitën nga sulmet.

Mediat izraelite pretendojnë se ishte Mossadi që i “bindi” ata të qëndronin së bashku në të njëjtin vend, gjë që më pas iu raportua forcave ajrore që i bombarduan.

Një version i paverifikueshëm: mund të jetë i vërtetë, por mund të jetë edhe një “qëndisje” propagandistike.

Sidoqoftë, Garda Revolucionare duhet të kishte miratuar teknikën e “shpërndarjes” të njerëzve të saj.

Të paktën nëntë
shkencëtarë u vranë, ata përfaqësonin “njohuritë” e energjisë bërthamore. Do të duhet kohë për t’i zëvendësuar, ato nuk janë centrifuga që mund të blihen me një kontratë.

Historitë e këtyre orëve thonë gjithmonë se ata u “morën” në shtëpitë e tyre: një foto tregon fasadën e një ndërtese me një “vrimë” të madhe në një apartament, që korrespondon me gjurmën rrethore të një rakete.

Askush në Teheran nuk u shqetësua t’i mbronte.

Sigurisht, ata ishin profesorë universiteti, me një rol publik.

Megjithatë, në një fazë tensioni do të kishte kuptim t’u garantohej atyre një mburojë.

Në tetor të një viti më parë, ish-presidenti iranian Ahmadinejad deklaroi në televizion: një njësi speciale ishte krijuar për të ndjekur të infiltruarit e Mossadit në vend, por në fund zbuluam se njeriu që e drejtonte atë po luante një lojë të dyfishtë, ashtu si edhe anëtarët e tjerë të ekipit.

Zyrtarët – shtoi ai – më pas ikën jashtë vendit.

Ish- presidemti njihet për provokime, por sulmi i tij vjen në memorie kur sheh katastrofën që pësoi siguria e Teheranit.

Një seri gabimesh që nuk do t’i prisnit nga një sistem i mësuar me intriga, veprime klandestine. Jo një episod, por një seri ngjarjesh gjatë një periudhe të gjatë kohore.

Ndër vite iranianët kanë qenë të detyruar të ndjekin, duke luftuar për të përballuar, infiltrimet, vrasjet e synuara, sabotimin.

Së fundmi, një shënim mbi komunikimin.

Inteligjenca izraelite – ashtu si ajo ukrainase – ka vendosur të dalë pjesërisht në publik duke zbuluar detaje të supozuara të veprimeve, duke përhapur video, duke ofruar komplote.

Në këtë mënyrë, aparati ringjall sukseset, zgjat efektet e tyre, duke përgënjeshtruar thënien se ne i njohim vetëm dështimet shërbimeve sekrete dhe jo fitoret.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026

Kamuflon çunat e Dubait? Strategjiku me duar në xhepa Armand Hoxha fut 800 mijë euro në kompani përmes humbjeve, si po pastrohen paratë në kompleksin 45 milionë euro në Ksamil

03/10/2026

Për ‘trimen’ Eli Fara, që bën BLOCK ata që ia thonë të vërtetën në sy!

03/10/2026

Ambasadori amerikan mbledh në pritje politikanë! Berisha mbetet non grata, Eric Wendt nuk e fton në ceremoni

03/10/2026

“Berisha i lau duart që në 1997”, Beqiri: Rama në SHBA sepse nuk ka bërë ‘21 janarin’, ‘Gërdecin’…

03/10/2026

Ika nga dasma, Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe u largova

02/10/2026

Mes lotësh, Alketa Vejsiu kujton momentet e fundit me babanë e saj: Krenare që jam vajza e një njeriu të thjeshtë

02/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht
  • Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.