AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Nxiu Shqipërinë, Berisha: Raporti i PE pengon integrimin e vendit në BE! Magjistratët marrin nga 7 mijë euro dhe flenë mbi dosjet e krimit

by SHT Media
12/06/2025
in Politikë
6
0
Nxiu Shqipërinë, Berisha: Raporti i PE pengon integrimin e vendit në BE! Magjistratët marrin nga 7 mijë euro dhe flenë mbi dosjet e krimit
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pohoi sot se raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë e pengon vendin drejt integrimit të vendit në BE.

Ndërsa rendiste cenimin e demokracisë dhe farsën elektorale të 11 majit, ai zbuloi edhe ‘qëllimin’ e tij të nxirjes së Shqipërisë, fushatë që e ka nisur dy javë para në Bruksel dhe po e vijon. Baltosja e vendit, siç pohoi edhe vetë, i krijon pengesa Shqipërisë për rrugën europiane, teksa shtoi se në muajin Korrik raporti në fjalë edhe do të diskutohej nga instancat ndërkombëtare.

“Raporti akuzon shtetin për mungesë transparence, Parlamentin që nuk pyet për konsulenca dhe grupe interesi. Ndërhyrjet e vazhdueshme politike dhe presionet në sistemin juridik”, tha Berisha.

Ndërsa gazetarët e pyetën nëse raporti i PE-së e penalizonte Shqipërisë në BE, ai u përgjigj:

“Pa asnjë diskutim, e penalizon plotësisht, pa asnjë diskutim! Dhe ata e thonë. Raporti e thekson (nis e lexon pjesë nga raporti në iPad), çdo rrjesht në raport bën autopsinë e narkoshtetit”.

Berisha akuzoi edhe kryeministrin Edi Rama kur u pyet për pretendimet e tij se po dërgoheshin mesazhe kërcënuese te ndërkombëtarët për raportin.

“I kam denoncuar në të gjitha instancat ndërkombëtare dhe publikisht. Në këtë fushatë presioni është implikuar vetë Edi Rama dhe ministri i tij i jashtëm Igli Hasani. Ky i fundit ka thirrur në zyrë përfaësuesit e misionit të vëzhguesve, OSBE ODIHR pasi u ka dërguar mesazhe kërcënuese dhe i ka kërkuar llogari për frazat. Këta jetojnë në një realitet që nuk ekziston”, tha kreu i selisë blu.

Berisha u pyet edhe për vjedhjen e votave brenda partisë ndaj kandidatëve për votat preferenciale. Ai shtoi se ishte për transparencë dhe PD i mbështeste kandidatët në kërkesat e tyre, por kjo nukdo të thoshte se partia i mbështeste për dyshimet që kishin. Ai i qëndroi diskursit të mosnjohjes së zgjedhjeve në fund, teksa për veten tha se është “njeri i parimeve”, kurse për Ramën theksoi se “i shkel parimet’, duke i kujtuar vitin 2009.

“Ajo që zhvillohet në KQZ duhet ta kenë të qartë shqiptarët se qëndrimi i parë i PD-ADSHM është ky: Nuk pranojmë legjitimitetin e këtyre zgjedhjeve. Ndaj edhe ne kemi paditur çdo qark për legjitimitetin e zgjedhjeve dhe kemi dokumente të pafundme. E dyta, transparenca është parim i pakundërshtueshëm dhe e drejtë e çdo individi. Në këtë kuadër PD nuk pengon asnjë kandidat të saj për transparencën, por do t’i mbështesë, meqë ligji nuk i përligj ata, e që duhet t’i përligjte sepse kandidati mund të jetë edhe i pavarur, e në këto kushte secilit që kërkon transparencën, do mbështetet pa asnjë lloj paragjykimi. Mendoj se as unë dhe as ju s’mund të flasim për vjedhje, për gjëra të paprovuara. Ata që dyshojnë se u është devijuar vota, ata ne i mbështesim për transparencë. Por kjo nuk vjen se partia ndan dyshimin e tyre, por se partia mbështet të drejtën e transparencës. Më 2009 Rama e kërkoi hapjen e kutive pa prova 4 muaj pas numërimit. Ka dy qëndrime të kundërta, njëri respekton parimet bazë, tjetri i shkelmon parimet bazë me ato të narkoshtetit”, tha ai.

Kurse për kërkesën e Unionit të Gjyqtarëve që kërkon rritjen e pagave me 700 euro për gjyqtarët, e dyta herë në tre vitet e fundit, Berisha e zhvendosi vëmendjen te prokurorët, me ‘shënjestër’ kreun e SPAK, Altin Dumani, duke thënë se ai ka bërë koorporatë me Sokol Sadushin e Gjykatës së Lartë, teksa marrin nga 7 mijë euro dhe flenë mbi dosjet e krimit.

“Ka emërime politike në gjyatëe  prokurorë, magjistratë, nga famozja KLP dhe KLGJ. Ka probleme me integritetin e të emëruarve. E kam theksuar dhe e theksoj se prokurorët e gjykatësit në Shqipëri paguhen më shumë se ata në ballkan dhe rajonin europian. Nuk ka gjë më absurde dhe kjo vetëm sa rrit oreksin. Nuk ka pasur nivel korrupsioni më të lartë sesa sot Shqipëria. Sa i dha Altin Troplinit Poja? Investoi njeriun e tij në Durrës, garantoj se Pojat Altin Troplinit (Dumanit) mund t’ia jepte edhe 20 mln euro pa asnjë lloj dhimbje koke. Nuk them, ka edhe prokurorë të ndershëm. Por tani kemi një koorporatë e lidhur Sadush-Duman, Duman-Sadush. Dhe ka shumë të bërë pjesë të kësaj koorporate. Rrogat duhen në propocion me vendin. Nuk është vendi për 7 mijë euro për ata që flenë mbi dosje krimi si Altin Troplini”, tha Berisha.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026

Kamuflon çunat e Dubait? Strategjiku me duar në xhepa Armand Hoxha fut 800 mijë euro në kompani përmes humbjeve, si po pastrohen paratë në kompleksin 45 milionë euro në Ksamil

03/10/2026

Për ‘trimen’ Eli Fara, që bën BLOCK ata që ia thonë të vërtetën në sy!

03/10/2026

Ambasadori amerikan mbledh në pritje politikanë! Berisha mbetet non grata, Eric Wendt nuk e fton në ceremoni

03/10/2026

“Berisha i lau duart që në 1997”, Beqiri: Rama në SHBA sepse nuk ka bërë ‘21 janarin’, ‘Gërdecin’…

03/10/2026

Ika nga dasma, Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe u largova

02/10/2026

Mes lotësh, Alketa Vejsiu kujton momentet e fundit me babanë e saj: Krenare që jam vajza e një njeriu të thjeshtë

02/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht
  • Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.