• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Protestat në Los Angeles/ Emigrantë me fëmijë të vegjël u mbajtën pa ujë e ushqim

12/06/2025
in Botë
Protestat në Los Angeles/ Emigrantë me fëmijë të vegjël u mbajtën pa ujë e ushqim

Teksa agjentët federalë nxituan të arrestonin emigrantët në të gjithë Los Angeles, ata i mbyllën të ndaluarit, përfshirë familjet me fëmijë të vegjël, në një bodrum zyre të mbushur plot për ditë të tëra pa ushqim dhe ujë të mjaftueshëm, sipas avokatëve të emigracionit.

Sipas avokatëve nga Qendra Ligjore e Mbrojtësve të Imigrantëve (ImmDef), e cila ofron shërbime ligjore jofitimprurëse në rajon, një familje me tre fëmijë u mbajt brenda një ndërtese administrative në zonën e Los Angeles për 48 orë, pasi u arrestua të enjten menjëherë pas një seance dëgjimore në gjykatën e emigracionit.

Fëmijëve, më i vogli prej të cilëve është tre vjeç, iu dha një qese me patate të skuqura, një kuti me biskota dhe një kuti e vogël qumështi si racione të vetme për një ditë. Agjentët i thanë familjes se nuk kishin ujë për ta gjatë ditës së parë të familjes në paraburgim; ditën e dytë, të pestëve iu dha nga një shishe e vetme. I vetmi ventilator në dhomë ishte drejtuar drejtpërdrejt nga një roje, në vend që të drejtohej nga familjet në paraburgim, u thanë ata avokatëve.

“Meqenëse në këto ambiente mbaheshin kryesisht burra, ato nuk kishin ambiente të veçanta për familjet ose për gratë”, tha Yliana Johansen-Méndez, drejtoreshë e programit në ImmDef.

Klientët shpjeguan se “përfundimisht ata ngritën një tendë të improvizuar në një zonë të jashtme për të strehuar gratë dhe fëmijët. Por, me sa duket, nuk kishte shtretër, as dushe.”

Që atëherë, ata janë transferuar në një qendër “paraburgimi familjar” në Dilley të Teksasit, një strukturë e madhe mbajtëse e rimodeluar për të mbajtur fëmijë me prindërit e tyre, e cila u rihap nën administratën Trump. Avokatët, të cilëve u ishte bllokuar kryesisht komunikimi me emigrantët e arrestuar gjatë bastisjeve të shtuara në Los Angeles, thanë se anëtarët e familjes ishin në gjendje të tregonin përvojën e kaluar vetëm pasi ata u zhvendosën nga shteti.

Kombëtare (DHS) ka thënë se arrestoi 118 emigrantë të premten dhe gjatë fundjavës, ndërkohë që disa të tjerë u ndaluan më herët në zyra emigracioni dhe gjykata.

Kushtet e përkeqësuara në paraburgim

Grupeve të ndihmës ligjore iu mohua kryesisht qasja tek emigrantët që u transferuan në qendrën e përpunimit dhe qendrën e paraburgimit të Shërbimit të Emigracionit dhe Doganave (Ice) në Adelanto, në shkretëtirën e lartë në lindje të Los Anxhelosit.

“Justifikimi i Ice ishte se ata ende po përpunojnë të gjithë personat e rinj”, tha Johansen-Méndez.

Gjatë fundjavës dhe të hënën, kolegëve të saj iu lejua të vizitonin vetëm një numër të vogël klientësh në qendrën e paraburgimit të Adelantos, edhe pse kishin telefonuar paraprakisht për të konfirmuar se të paktën 40 persona të referuar në organizatë ishin dërguar atje.

Më të lexuarat

  • “Deputet i shitur”/ Braçe debaton me aktivisten: Avash se më “lave”, ju hidhni ushqimin në rrugë

    “Deputet i shitur”/ Braçe debaton me aktivisten: Avash se më “lave”, ju hidhni ushqimin në rrugë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “E kam edhe personale”, Koçeku mesazh të fortë për Ramën në “Financial Times”: Nuk luftojmë për t’u larguar!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore, PD çon në Kushtetuese Peleshin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si i vjedh Eral Myftaraj paratë publike me tendera korruptivë, kontrata e dokumente false, ‘xhepi’ i Bledi Çuçit përlau 40 milionë euro nga buxheti i shtetit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Komplot ndaj shtetit? Nis ngritja e Kuvendit të Revolucionit, zbulohen emrat e 700 kandidatëve, shërbimet në alarm

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Je pa shtyllë kurrizore, Agron, dhe qesharak”, protestuesi kërkon dëbimin e Shehajt: Kokërr mashtruesi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ILDKPKI “zbyth” Silvana Barën dhe Tano Karidin e Mjekësisë, bllokon shkarkimin e Edit Xhajanka

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tre ditë në survejim/ Si u kap në Durrës “koka“ e grupit kriminal, SPAK zbardh detajet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Radhë të gjata dhe deri në 5 orë vonesa, Von der leyen pranon ‘dështimin’ e sistemit të ri dixhital të BE-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • OBSH shpall fundin e shpërthimit të Hantavirusit: Nuk ka raste të reja që prej 25 majit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!