• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

SHBA evakuon ambasadat në Lindjen e Mesme: Izraeli është gati për të sulmuar Iranin

12/06/2025
in Botë
SHBA evakuon ambasadat në Lindjen e Mesme: Izraeli është gati për të sulmuar Iranin

Ajo që fillimisht u njoftua si “evakuim i rregullt” i ambasadës në Bagdad, ndërsa nata ra, u përhap në zyra të tjera diplomatike amerikane ku personeli “jo i domosdoshëm” mund të kthehej në shtëpi (Kuvajt  dhe Bahrain). Kjo derisa Pentagoni vendosi të lejonte familjarët e ushtarakëve që të largoheshin nga Lindja e Mesme, raporton Corriere della Sera.

Në rajon mbeten dyshime për demobilizimin e vendosur nga Shtëpia e Bardhë.

“Rreziqet e sigurisë janë rritur”, thonë disa burime për Reuters. Pa cilësuar se cilët janë dhe nga mund të vijnë, nëse analistët shohin drejt Iranit pas kërcënimeve të presidentit Donald Trump dhe deklaratës së tij të së mërkurës se “është gjithnjë e më i pasigurt se Teherani do të pranojë të heqë dorë nga pasurimi i uraniumit.”

Kjo u ndoq nga kundërpërgjigjja e ministrit iranian të Mbrojtjes, Aziz Nasirdeh. “Nëse negociatat dështojnë dhe ne sulmohemi, do të godasim bazat amerikane në Lindjen e Mesme.”

Autoritetet britanike kanë dhënë alarmin pë anijet e mallrave që lundrojnë në detet dhe ngushticat përreth.

Në sfond dhe në plan të parë për izraelitët, janë diskutimeet mes Trump dhe Benjamin Netanyahu që gjatë telefonatës të së hënës që zgjati 40 minuta, u përpoq të bindte aleatin e tij mbi nevojën për të shkatërruar qendrat atomike që kërkojnë ajatollahët. Kështu, vëzhguesit vendas nuk  e përjashtojnë që tërheqja e urdhëruar nga Uashingtoni të lidhet me mundësinë që qeveria e Jeruzalemit t’u hapë rrugë bombardimeve. Bibi e kaloi ditën në sallën e parlamentit, ku kriza e brendshme në koalicionin e tij mund të ndërpresë 16 vitet në pushtet, nga të cilat vetëm 21 muaj në opozitë.

Misioni diplomatik iranian në Kombet e Bashkuara rikthen tensionet në rrjetet sociale dhe akuzon Shtetet e Bashkuara se “nxisin destabilitetin, duke armatosur agresorët dhe duke lejuar krimet izraelite. Ata nuk kanë asnjë besueshmëri kur predikojnë paqen dhe mospërhapjen”.

Disa orë më pas, presidenti Masoud Pezeshkian deklaron: ”Ne nuk duam të prodhojmë armë bërthamore”. Ndërkohë, Agjencia Atomike e OKB-së paralajmëron se Teherani ”posedon mjaftueshëm uranium për të armatosur dhjetë pika bërthamore, por i duhet kohë për t’i realizuar.”

Netanyahu e konsideron ndalimin e programit nuklear iranain si mision ekzistencial. Si “ekzistenciale” e përshkruan edhe luftën në Gaza, të urdhëruar pas masakrave të kryera nga Hamasi më 7 tetor2023 në fshatrat dhe qytetet izraelite: ushtarët kanë gjetur dje trupat e dy pengjeve. Palestinezët e vrarë kanë arritur në 55 mijë dhe vazhdojnë të shfaqen pamje të pabesueshme, por është realiteti i dëshpërimit: në një qendër të shpërndarjes së ushqimit të menaxhuar nga një organizatë amerikane, turma grumbullohet mbi pengesat e rërës dhe pas portave derisa një sinjal i shtyn të vrapojnë nëpër pluhur me një qese të  bardhë plastike në dorë.

Sipas burimeve palestineze, rreth 60 persona janë vrarë pranë njërës prej pikave, kurse zëdhënësit e ushtrisë përgjigjen se ushtarët kanë qëlluar sepse janë ndier të kërcënuar.

Më të lexuarat

  • “Deputet i shitur”/ Braçe debaton me aktivisten: Avash se më “lave”, ju hidhni ushqimin në rrugë

    “Deputet i shitur”/ Braçe debaton me aktivisten: Avash se më “lave”, ju hidhni ushqimin në rrugë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “E kam edhe personale”, Koçeku mesazh të fortë për Ramën në “Financial Times”: Nuk luftojmë për t’u larguar!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore, PD çon në Kushtetuese Peleshin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si i vjedh Eral Myftaraj paratë publike me tendera korruptivë, kontrata e dokumente false, ‘xhepi’ i Bledi Çuçit përlau 40 milionë euro nga buxheti i shtetit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Komplot ndaj shtetit? Nis ngritja e Kuvendit të Revolucionit, zbulohen emrat e 700 kandidatëve, shërbimet në alarm

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Je pa shtyllë kurrizore, Agron, dhe qesharak”, protestuesi kërkon dëbimin e Shehajt: Kokërr mashtruesi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ILDKPKI “zbyth” Silvana Barën dhe Tano Karidin e Mjekësisë, bllokon shkarkimin e Edit Xhajanka

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tre ditë në survejim/ Si u kap në Durrës “koka“ e grupit kriminal, SPAK zbardh detajet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Radhë të gjata dhe deri në 5 orë vonesa, Von der leyen pranon ‘dështimin’ e sistemit të ri dixhital të BE-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • OBSH shpall fundin e shpërthimit të Hantavirusit: Nuk ka raste të reja që prej 25 majit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!