AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Marrëveshja me Pekinin, Trump: Do të punojmë për të hapur tregun kinez për tregtinë amerikane

by SHT Media
12/06/2025
in Botë
6
0
Analiza e BBC: Harta e ndikimit të Kinës rreth Kanalit të Panamasë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti amerikan, Donald Trump, e vlerësoi si “të shkëlqyer” marrëdhënien me Kinën, duke thënë se dy superfuqitë arritën një marrëveshje pas dy ditësh bisedimesh që synonin ruajtjen e një armëpushimi në luftën tregtare mes tyre.

Trump shkroi në platformën e tij, Truth Social, se Kina do të furnizojë SHBA-në me minerale të rralla të tokës dhe magnetë – elemente të rëndësishme për industrinë amerikane – ndërsa Uashingtoni do t’u lejojë studentëve kinezë të vazhdojnë studimet në universitetet amerikane.

Postimi i tij erdhi pasi kryenegociatorët e Shteteve të Bashkuara dhe Kinës njoftuan të martën vonë për një marrëveshje kornizë, pas dy ditësh bisedimesh maratonë në Londër.

“Marrëveshja jonë me Kinën është arritur”, shkroi Trump, duke shtuar se marrëveshja ende është “në pritje të miratimit përfundimtar nga presidenti Xi Jinping dhe unë”.

“Në bashkëpunim të ngushtë, presidenti Xi dhe unë do të punojmë për të hapur tregun kinez për tregtinë amerikane”, tha ai në një postim tjetër.

Pas negociatave që zgjatën më shumë se 20 orë, sekretari amerikan i Tregtisë, Howard Lutnick, tha të mërkurën se bisedimet ishin “në rrugën e duhur”.

“Ata do të miratojnë menjëherë të gjitha aplikimet për magnetë nga kompanitë amerikane”, tha ai për CNBC, duke iu referuar asaj që pritet të ndodhë pasi Trump dhe Xi t’i japin dritën jeshile marrëveshjes.

Ai shtoi se Uashingtoni do t’i heqë masat e veta sapo Kina të veprojë, duke theksuar se nivelet aktuale të tarifave amerikane ndaj Kinës nuk do të ndryshojnë.

Ndërkohë, sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, tha para ligjvënësve se është e mundur të rivendosen balancat në marrëdhëniet ekonomike me Kinën, nëse Pekini dëshmon se është një “partner i besueshëm në bisedimet tregtare”.

Të dy palët janë pajtuar që të ulin tarifat reciproke gjatë bisedimeve që u mbajtën muajin e kaluar në Gjenevë. Por, marrëveshja u duk se u lëkund pasi Trump e akuzoi Kinën për shkelje të saj.

Uashingtoni është shqetësuar për ngadalësimin e furnizimeve me minerale të rralla të tokës, pasi Pekini, në fillim të prillit, nisi të kërkojë që eksportuesit vendas të aplikojnë për një licencë – një veprim që u pa gjerësisht si përgjigje ndaj tarifave të vendosura nga SHBA-ja.

Mineralet e rralla të tokës përdoren në gjithçka: nga automjetet elektrike te hard disqet, turbinat me erë dhe raketat.

Trump tha se Kina do të furnizojë “magnetë të gatshëm dhe çdo mineral të rrallë të nevojshëm”.

Presidenti amerikan tha gjithashtu se Uashingtoni do të zbatojë tarifa prej 55 për qind ndaj mallrave kineze.Ai shtoi se Pekini ka vendosur tarifa prej 10 për qind për mallrat amerikane.

Këto norma tarifore janë të njëjta me ato që ishin rënë dakord më parë në kuadër të një armëpushimi në luftën tregtare, i cili përkohësisht uli tarifat amerikane nga 145 për qind dhe ato të vendosura nga Kina nga 125 për qind.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026

Kamuflon çunat e Dubait? Strategjiku me duar në xhepa Armand Hoxha fut 800 mijë euro në kompani përmes humbjeve, si po pastrohen paratë në kompleksin 45 milionë euro në Ksamil

03/10/2026

Për ‘trimen’ Eli Fara, që bën BLOCK ata që ia thonë të vërtetën në sy!

03/10/2026

Ambasadori amerikan mbledh në pritje politikanë! Berisha mbetet non grata, Eric Wendt nuk e fton në ceremoni

03/10/2026

“Berisha i lau duart që në 1997”, Beqiri: Rama në SHBA sepse nuk ka bërë ‘21 janarin’, ‘Gërdecin’…

03/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!
  • Bordello

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.