• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Presidenti kolumbian fajëson ‘mafian shqiptare’ për atentatin ndaj rivalit: Junta po vepron!

11/06/2025
in Botë
Presidenti kolumbian fajëson ‘mafian shqiptare’ për atentatin ndaj rivalit: Junta po vepron!

Presidenti kolumbian Gustavo Petro fajësoi atë që ai e quajti një “sindikatë globale të krimit” për atentatin ndaj Miguel Uribe të Qendrës Demokratike. Sipas tij, e gjitha po bëhet për të “ndaluar rilindjen kolumbiane”. Përmes llogarisë së tij në rrjetin social “X”, për atentatin ndaj Miguel Uribe Turbay (ky i fundit është ende në spital), presidenti Gustavo Petro fajësoi një rrjet trafiku droge që shtrihet nga Dubai, Italia dhe Shqipëria dhe deri në Ekuador. Ky grup sipas presidenti ka lidhje me Klanin e Gjirit (Clan de Golfo) të Kolumbisë dhe një komandant lufte të njohur si Iván Mordisco.

“I kemi goditur, kemi bërë përparim në Catatumbo, Micay dhe Nariño. Kemi kapur bosët e mafias shqiptare që punojnë në Dubai dhe Itali. Unë ekstradoj një gangster në ditë dhe shkatërroj 4.5 laboratorë kokaine dhe baza kokaine çdo ditë. Asnjëherë më parë nuk është sekuestruar kaq shumë kokainë sa gjatë administratës sime,” tha Petro duke pretenduar se po punonte për të shkatërruar atë ashtuquajturën “junta kundër shtetit”.

Presidenti këmbënguli se në shënjestër për t’u ekzekutuar ishte edhe vetë ai me qëllimin që të shkatërrohej qeveria.

“Mafia e ndërkombëtarizuar kolumbiane që është krijuar në Cali, Puerto Boyaca, Medellín, Barranquilla dhe Panama, dhe tashmë edhe në Dubai, më urren për atë që bëra dhe për denoncimin e tyre. Ata janë infiltruar në shtet dhe politikë dhe po kërkojnë të më vrasin dhe të shkatërrojnë qeverinë”, shtoi ai.

Gjithashtu, presidenti Gustavo Petro e përfundoi postimin e tij duke u bërë thirrje kolumbianëve të mos “ngatërrohen ose terrorizohen nga pakicat e dhunshme”.

“Vetëm si një hipotezë, por me prova shumë të forta kemi dalë në përfundimin se vrasësit fshihen pas një mafia me seli ndërkombëtare. Vrasësit kërkojnë që ne të vrasim njëri-tjetrin, të dobësojmë shtetin dhe të forcojmë kontrollin e tij mbi ekonominë e paligjshme. Brenda juntës së trafikimit të drogës me qendër në Dubai dhe Kolumbi janë njerëzit që unë ia zbulova vendit me emër dhe mbiemër. Më shumë se 185 kandidatë në zgjedhje u vranë në Meksikë dhe Ekuador, përfshirë një kandidat për president. Ne po përballemi me një ofensivë për të marrë kontrollin e shtetit në pjesën më të madhe të Amerikës Latine nga mafia”, shtoi ai.

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave më 4 shkurt, Petro pohoi se ka pasur 4 atentate të dështuara kundër tij që kur u bë president më 7 gusht 2022. Ai shtoi se njëherë janë blerë raketa për t’i rrëzuar aeroplanin, por edhe se i ishin vendosur snajpera pranë Casa de Nariño, pallatit presidencial në Bogotá.

Në maj, gazeta “El Pais” raportoi se dy zyrtarë nga Drejtoria Kombëtare e Inteligjencës, sipas urdhrave presidenciale, po koordinonin një udhëtim në Emiratet e Bashkuara Arabe për të folur me ish-trafikantë dhe biznesmenë kolumbianë droge që banojnë atje, dhe kështu për të hetuar “juntën”. Ndërkaq, Zyra e Prokurorit ka deklaruar se nuk e ka identifikuar juntën për të cilën flet presidenti.

“Në proceset hetimore që po kryhen nga Drejtoria e Specializuar kundër Trafikimit të Drogës, nuk janë marrë prova në lidhje me ekzistencën e një ‘Junte të vetëshpallur të Trafikimit të Drogës’. Si pasojë, nuk ka hetime të hapura në këtë kontekst”, deklaroi Zyra e Prokurorit në një prononcim të dhënë për deklaratat e presidentit.

Megjithatë, Petro këmbëngul se ka të dhëna që tregojnë të kundërtën.

Një burim pranë qeverisë thotë se junta përfshin trafikantë droge të nivelit të lartë, siç është uruguaiani Sebastián Marset, një i arratisur nga drejtësia dhe i akuzuar për konsolidimin e Kartelit të Parë Uruguaian (PCU). Informacione ka edhe për Dritan Gjikën, një shqiptar i cili konsolidoi një rrjet trafikimi kokaine nga Ekuadori dhe u kap më 25 maj në Abu Dhabi.

Më të lexuarat

  • “Deputet i shitur”/ Braçe debaton me aktivisten: Avash se më “lave”, ju hidhni ushqimin në rrugë

    “Deputet i shitur”/ Braçe debaton me aktivisten: Avash se më “lave”, ju hidhni ushqimin në rrugë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “E kam edhe personale”, Koçeku mesazh të fortë për Ramën në “Financial Times”: Nuk luftojmë për t’u larguar!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore, PD çon në Kushtetuese Peleshin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si i vjedh Eral Myftaraj paratë publike me tendera korruptivë, kontrata e dokumente false, ‘xhepi’ i Bledi Çuçit përlau 40 milionë euro nga buxheti i shtetit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Komplot ndaj shtetit? Nis ngritja e Kuvendit të Revolucionit, zbulohen emrat e 700 kandidatëve, shërbimet në alarm

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Je pa shtyllë kurrizore, Agron, dhe qesharak”, protestuesi kërkon dëbimin e Shehajt: Kokërr mashtruesi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ILDKPKI “zbyth” Silvana Barën dhe Tano Karidin e Mjekësisë, bllokon shkarkimin e Edit Xhajanka

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tre ditë në survejim/ Si u kap në Durrës “koka“ e grupit kriminal, SPAK zbardh detajet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Radhë të gjata dhe deri në 5 orë vonesa, Von der leyen pranon ‘dështimin’ e sistemit të ri dixhital të BE-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • OBSH shpall fundin e shpërthimit të Hantavirusit: Nuk ka raste të reja që prej 25 majit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!