AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Vëllezërit Xhani dhe Xhevdet Plaku ortakë/ Zbardhen aleancat mes të arrestuarve në restorantin e Lalzit, ja provat e prokurorisë

by SHT Media
10/06/2025
in Kronikë
6
0
Vëllezërit Xhani dhe Xhevdet Plaku ortakë/ Zbardhen aleancat mes të arrestuarve në restorantin e Lalzit, ja provat e prokurorisë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Emisioni “Në Shënjestër” ka vijuar të martën me publikimin e disa të dhënave nga dosja hetimore për vrasjen e biznesmenit Bujar Nasufi, të cilat kanë ndihmuar prokurorinë të ketë në dorë prova të reja.

Një prej tyre është lidhja e vëllezërve Voltan dhe Jugert Xhani me Xhevdet Plakun, të tre këta emra, të gjendur mes të arrestuarve në një nga restorantet në Gjirin e Lalzit, në kuadër të operacionit “Enigma.

Sipas dosjes hetimore, vëllezërit Xhani kanë në Hollandë një rezidencë, çka mund të ketë çuar edhe në njohjen e tyre të mëparshme me Xhevdet Plakun dhe në konkretizimin e një miqësie, e cila duket se ka vazhduar edhe më pas, tashmë në aktivitetin e tyre kriminal.

Një tavolinë ortakërie që u pa edhe në drekën e tyre të fundit, ku ata ishin bashkë.

Gjatë operacionit ‘Enigma’, policia finalizoi ndalimin e 7 personave, midis të cilëve 3 me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të shpallur në kërkim më parë për vepra penale në fushën e krimeve kundër personit dhe në fushën e narkotikëve.

Janë pikërisht këto pamjet filmike të operacionit ‘Enigma’, ku midis personave të ulur në restorant, ku u sekuestruan 4 armë zjarri pistoleta të cilat këta shtetas i mbanin me vete, me fishekë në fole gati për qitje, janë edhe vëllezërit Voltan dhe Jugert Xhani.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kishin siguruar informacione në rrugë operative, se disa shtetas në kërkim, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ishin në ambientet e një restoranti në gjirin e Lalzit dhe dyshohej se kishin armë zjarri me vete.

Çka bëri që në masa të larta sigurie, shërbimet policore të ndërhynin në mënyrë të befasishme në ambientet e restorantit ku ndodheshin këta shtetas.

Do të ishe pikërisht ky operacion që do të prangoste edhe Xhevdet Plakun. 45-vjeçari i njohur edhe me pseudonimin ‘Akili’. Një personazh i njohur me rekorde të shumta penale i cili krahas gjeneraliteteve të tij, mbante edhe rekordin absolut të 25 identiteteve të ndryshme.

Plaku është në përplasje të fortë edhe me Kep Arapin, një nga të fortët e Sukthit.

Hetimet treguan se Xhevdet Plaku ishte një nga të dyshuarit se ekzekutoi në Itali, bashkë me një person tjetër, vëllain e Kep Arapit, Sali Rapin. Ngjarje kjo e ndodhur në qytetin e Savonas, në vitin 2000.

Xhevdet Plaku pas 14 vitesh përballje me drejtësinë, mori pafajësinë, i cili ndërkohë thuhet se drejtonte trafikun e drogës nga kryeqyteti hollandez i Amsterdamit, ku edhe ndodhej.

Por ku ajo që mbetet mister është lidhja e Voltan Xhanit me Xhevdet Plakun dhe që pritet të zbardhet gjatë fazës së hetimeve. Kjo pasi edhe vëllezërit Xhani kanë në Hollandë një rezidencë.

Çka mund të ketë çuar edhe në njohjen e tyre të mëparshme dhe në konkretizimin e një miqësie, e cila duket se ka vazhduar edhe më pas. Tashmë në aktivitetin e tyre criminal. Një tavolinë ortakërie që u pa edhe në drekën e tyre të fundit, ku ata ishin bashkë.

Por po me kaq interes është të shikohet edhe veprimtaria e veçuar kriminale e Voltan Xhanit dhe se si ai është përfshirë në vrasje, për të cilat tashmë duhet të përgjigjet përpara drejtësisë.

Siç është edhe organizimi i vrasjes në Shkodër i Elis Rroshkodolit.

Nga informacioni i policisë, thuhet se në kuadër të operacionit “Enigma”, u arrestua shtetasi Voltan Xhani, 39 vjeç, lindur në Përmet, rezident në Holandë, pasi në muajin shtator 2024, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprën penale ‘Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje’, në funksion të hetimeve për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të vrasjes me armë zjarri të shtetasit Elis Rroshkodoli, ndodhur në Shkodër.

Gjatë kontrollit fizik dhe në çantën e tij, Policia gjeti 1 armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje si dhe Jugert Xhani, 35 vjeç, lindur në Përmet, ku gjatë kontrollit iu gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Bashkë me Xhevdet Plakun, që ishte në arrati që prej arratisjes nga burgu në muajin janar të 2025 dhe dy vëllezërit Voltan e Jugert Xhani në pranga përfundoi edhe Flobenc Meçja, i njohur si Col Shkodrani, njeriu që vepronte për llogari të organizatës kriminale të drejtuar nga vëllezërit Franc e Hajdar Çopja.

Meçja kishte kërkuar deri në 5 milionë euro për ekzekutimin e Erjon Alibej, i njohur si Krymi kundërshtar i përbetuar i Çopjave.

Gjatë këtij operacioni u arrestua shtetasi Flobens Meçja alias Gega alias Drini, 43 vjeç, banues në Shkodër, i shpallur në kërkim nga SPAK, për veprat penale ‘Organizata kriminale’ dhe ‘Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje’.

Por përse Voltan Xhani është një nga personat e dyshuar se ka siguruar kushtet për të ekzekutuar në Shkodër, Elis Rroshkodolin.

Hetime të cilat sot i ka marrë në duar SPAK. Ku menjehërë pasi Forcat Operacionale arrestuan në Gjirin e Lalzit, Voltan Xhanin, Prokuroria Shkodër, ia kaloi çështjen Prokurorisë së Posaçme.

Pasi ka zbuluar se atentati është organizuar dhe kryer nga një grup i strukturuar kriminal. Ku i arrestuari i parë për këtë ngjarje gushtin e vitit të kaluar ishte shtetasi Xhulio Malo, nga Gjirokastra, i cili u ndalua vetëm një javë pas atentatit që i mori jetën Rroshkodolit. /bw/

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026

Kamuflon çunat e Dubait? Strategjiku me duar në xhepa Armand Hoxha fut 800 mijë euro në kompani përmes humbjeve, si po pastrohen paratë në kompleksin 45 milionë euro në Ksamil

03/10/2026

Për ‘trimen’ Eli Fara, që bën BLOCK ata që ia thonë të vërtetën në sy!

03/10/2026

Ambasadori amerikan mbledh në pritje politikanë! Berisha mbetet non grata, Eric Wendt nuk e fton në ceremoni

03/10/2026

“Berisha i lau duart që në 1997”, Beqiri: Rama në SHBA sepse nuk ka bërë ‘21 janarin’, ‘Gërdecin’…

03/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!
  • Bordello

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.