• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Hetimet ndaj tij u shtynë me tre muaj, Meta: Sot duhej të mbylleshin, ka zero fakte dhe prova

10/06/2025
in Kronikë
Meta fut në sherr demokratët/ “Do të jetë në listat e sigurta”, Çollaku për deklaratën e  Nokës: Nuk duhet të ndodhë, PL është parti jo e djathtë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pasi SPAK vendosi të shtyjë me 3 muaj hetimet ndaj tij.

“Sot duhet të mbylleshin hetimet zyrtare ndaj meje, që ishin shtyrë njëherë me 6 muaj pas rrëmbimit tim kriminal dhe banditesk pa akuzë, siç e kanë parë të gjithë qytetarët shqiptarë dhe e gjithë bota.

Edhe pse më 27 maj 2025 më ishte komunikuar një akuzë tërësisht politike, që është formuluar në Asamblenë e Partisë Socialiste të datës 7 maj 2022 “çuditërisht” dje m’u komunikua një shtyrje tjetër e afatit të hetimeve për të mbledhur gjoja prova të mjaftueshme, ndërkohë që hetimet ndaj meje kanë nisur që në dhjetor 2019 nën kujdesin e veçantë të Charles McGonigal, kryezbuluesit të FBI të korruptuar nga Edi Rama.

Nuk ka mbetur kontinent, shtet, ishull dhe bankë në botë pa çuar letër-porosi për mua.

Përfundimi dihet, zero fakte, zero prova, zero qindarkë të paligjshme, zero cent të paligjshëm, zero pasuri të paligjshme të Ilir Metës të zbuluar në të gjithë veprimtarinë hetimore 6-vjeçare të SPAK për aktivitetin tim publik 32-vjeçar.

Për të justifikuar mbajtjen time të paligjshme në burg presin letër-porosi për persona të cilët gëzojnë liri të plotë dhe që uroj të gëzojnë liri dhe shëndet gjithmonë.

Ndërsa unë, Presidenti i Partisë së Lirisë, duhet të vazhdoj të qëndroj në paraburgim vetëm për të penguar aktivitetin tim politik dhe publik si lider opozitar i pashantazhueshëm nga narkoregjimi dhe veglat e tij.

Partia e Lirisë nga kjo përballje me Narkoregjimin do të dalë shumë herë më e fortë sepse kauzat tona janë të pathyeshme dhe Ilir Meta do të jetë gjithmonë besnik i 2 Marsit deri në rikthimin e plotë të sovranitetit të popullit shqiptar, që u përdhos aq rëndë edhe me farsën e 11 Majit, për të cilën jo pak ndihmë dha edhe Task-Force imagjinare e SPAK-ut.

Brenda javës ezaurojmë Gjykatën Kushtetuese dhe ecim me shpejtësi drejt Strasburgut.

Fundi i drejtësisë me regji do të jetë i turpshëm dhe i “falenderoj” që kurrë nuk më kanë zhgënjyer sepse me veprimet e tyre tërësisht sorosiste, arbitrare dhe kriminale vetëm kanë provuar atë që kam thënë prej shumë kohësh, që kjo është një drejtësi me regji, garante e pandëshkueshmërisë të Edi Ramës. Pluralizmi politik në Shqipëri do të rivendoset dhe do të jetë plotësisht funksional dhe bashkë me të edhe LLOGARIDHËNIA për Kryemercenarin e Shqipërisë dhe të gjithë mercenarët e tij që shkelin ligjin dhe Kushtetutën”, thekson Meta.

Më të lexuarat

  • “Deputet i shitur”/ Braçe debaton me aktivisten: Avash se më “lave”, ju hidhni ushqimin në rrugë

    “Deputet i shitur”/ Braçe debaton me aktivisten: Avash se më “lave”, ju hidhni ushqimin në rrugë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “E kam edhe personale”, Koçeku mesazh të fortë për Ramën në “Financial Times”: Nuk luftojmë për t’u larguar!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore, PD çon në Kushtetuese Peleshin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si i vjedh Eral Myftaraj paratë publike me tendera korruptivë, kontrata e dokumente false, ‘xhepi’ i Bledi Çuçit përlau 40 milionë euro nga buxheti i shtetit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Komplot ndaj shtetit? Nis ngritja e Kuvendit të Revolucionit, zbulohen emrat e 700 kandidatëve, shërbimet në alarm

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Je pa shtyllë kurrizore, Agron, dhe qesharak”, protestuesi kërkon dëbimin e Shehajt: Kokërr mashtruesi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ILDKPKI “zbyth” Silvana Barën dhe Tano Karidin e Mjekësisë, bllokon shkarkimin e Edit Xhajanka

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tre ditë në survejim/ Si u kap në Durrës “koka“ e grupit kriminal, SPAK zbardh detajet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Radhë të gjata dhe deri në 5 orë vonesa, Von der leyen pranon ‘dështimin’ e sistemit të ri dixhital të BE-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • OBSH shpall fundin e shpërthimit të Hantavirusit: Nuk ka raste të reja që prej 25 majit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!