AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Dhjetë mln $ për start up-in e Mira Muratit, Malaj: I shërben zhvillimit të teknologjisë

by SHT Media
05/06/2025
in Politikë
6
0
Dhjetë mln $ për start up-in e Mira Muratit, Malaj: I shërben zhvillimit të teknologjisë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Financave, Petrit Malaj nga foltorja e Kuvendit në seancës plenare të kësaj të enjteje, më 5 qershor, u ndal tek ndryshimet në buxhetin e shtetit. Ministri Malaj parashikoi që dhjetë miliardë dollarë do të shkojnë për start up-in e Mira Muratit, ‘Thinking Machine Lab’.

Me bindje Malaj tha se përfitimet e këtij start up-i do të jenë më të mëdha se sa shumë e investimit. Ai tha se deri më tani janë mbledhur 1.7 miliardë dollarë fonde, ndërkohë që synimi është në të ardhmen vlera e përfitimit të kapë shifrën e 50 miliardëve.

“Padyshim, një investim i tillë tërhoqi vëmendjen tonë dhe këtu e kam fjalën për Korporatën e Investimeve Shqiptare, e cila ka një fokus strategjik në sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe që në rolin e Agjentit do të marrë përgjegjësinë për transferimin, investimin, monitorimin, raportimin mbi investimin, si dhe do të përfitojë një pjesë të kthimit nga investimi, kur ai të realizohet. E them këtë pasi ne vlerësojmë se potenciali zhvillues parashikohet të jetë shumë herë më i madh, duke qenë se aktualisht, Thinking Machines Lab po mbledh fonde nga investitorë të ndryshëm, me një objektiv prej 2 miliardë dollarësh. Deri tani, janë siguruar 1.7 miliardë dhe pritet që kjo kompani të ketë një vlerë prej 10 miliardë dollarësh, ndërsa në të një të ardhme më të largët në një shifër që mund të tejkalojë edhe 50 miliardë dollarë.

Nga ana tjetër, përfshirja e qeverisë shqiptare në këtë fazë të hershme ofron potencial të konsiderueshëm fitimi, veçanërisht nëse Thinking Machines Lab realizon një dalje të suksesshme në bursat ndërkombëtare(IPO apo blerje). Në kontrast me kompanitë e tjera të AI-së që përqendrohen në modele të kufizuara ose jo të qarta, Thinking Machines Lab synon të zhvillojë AI që integron modalitete të shumta tekst, pamje, audio dhe ndërveprim në sisteme bashkëpunuese, që mund të shërbejnë si asistentë inteligjentë për individët apo bizneset”, tha ministri.

Sipas ministrit të Financave, ky investim duhet parë si një mundësi strategjike për të ardhmen e teknologjisë së vendit, duke e kthyer Shqipërinë kështu në një pikë referimi për zhvillimin e teknologjisë moderne në rajon.

“Kompania po ndërton fillimisht mbi modelet themelore “open-source”, çka mundëson personalizim, siguri, kuptueshmëri dhe sisteme që janë të afta të ndëveprojnë lehtësisht me njeriun. Me kalimin e kohës, ekipi synon të kalojë drejt një strukture tërësisht unike të modeleve, nga fillimi në fund, çka do të sigurojë mbrojtje teknologjike dhe do të krijojë një bazë për një avantazh konkurrues të qëndrueshëm. Gjithashtu nuk duhet të harrojmë se zhvilluesi kryesor, pra Mira Murati konsiderohet gjerësisht si një nga figurat më me ndikim në fushën e inteligjencës artificiale, pasi ka udhëhequr projekte të rëndësishme të OpenAI, si: ChatGPT, DALL·E, Codex dhe Sora. Ndaj, produktet që do tëzhvillohen do të mund të kenë zbatim të gjerë në industri, si: shëndetësia, ekonomia, arsimi dhe shërbimet për bizneset.

Këtë sukses të mundshëm ajo e bazon edhe te ekipi i saj, ku përfshihen talente kryesore në fushën e inteligjencës artificiale nga OpenAI, Meta dhe Google. Gjithashtu me avancimin e këtij projekti, me rezultatet kërkimore që mund të arrihen, gjigantët e teknologjisë si Apple, Amazon, Meta ose Nvidia mund të jenë të gatshëm ta blejnë për talentin apo pronën intelektuale. Janë të gjitha këto mundësi që mund të shfrytëzohen nga ana jonë dhe ta bëjnë Shqipërinë, një vend potencial për të rritur dukshëm profilin ndërkombëtar, si një vend që mbështet teknologjinë dhe inovacionin, duke e bërë tërheqës për investitorët, kompanitë dhe partnerët strategjikë që duan të investojnë në këtë fushë”, shtoi më tej ai.

Kompania e Mira Muratit synon të ofrojë shërbime të reja në fushën e Inteligjencës Artificiale, të cilat do të mund të përdorën në shëndetësi, ekonomi, arsim apo sektorë të tjerë të industrisë.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

05/10/2026

200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

05/10/2026

Doli në videot Adi Hilës, këngëtarja Egzona Ademi paraqitet në polici dhe akuzon gazetarin Tozaj. Dëshmon edhe këngëtari Gent Hoxha: Raporti ishte me dëshirë

05/10/2026

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026

Kamuflon çunat e Dubait? Strategjiku me duar në xhepa Armand Hoxha fut 800 mijë euro në kompani përmes humbjeve, si po pastrohen paratë në kompleksin 45 milionë euro në Ksamil

03/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…
  • 200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.