AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

“Kisha dalë për hetime vetë, me motor si shpërndarës picash”, Erion Alibej: E doja Talo Çelën gjallë a vdekur

by SHT Media
05/06/2025
in Kronikë
6
0
“Kisha dalë për hetime vetë, me motor si shpërndarës picash”, Erion Alibej: E doja Talo Çelën gjallë a vdekur
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Erion Alibej vijon të dëshmojë në Gjykatën e Posaçme në kudër të dosjes “Plumbi i Artë”. I akuzuar për disa ngjarje të rënda, Alibej është shndërruar në bashkëpunëtor të drejtësisë. Në sallë tregoi se si ishte vënë në ndjekje të Talo Çelës të cilin e akuzon si vrasësin e vëllait dhe xhaxhait të tij, në dhjetor 2018.

“Ja kisha dhënë gjithë infot punonjësve të policisë, por ekzekutorët më kanë shkuar deri tek fëmijët në shkollë, deri tek nëna ime kur shkonte në varreza. Është bërë zero veprim nga shteti. I është lënë hapësirë grupit të ekzekutorëve, që ne të kishim mort një herë në 6 muaj në shtëpi. Pas ekzekutimit të Kevi Bahos, motrës sime i erdhi një telefon, që atë që i ka ndodhur vëllezërve të tu e ke nga Sandër Baho dhe një vëlla. E kuptova që e kishin për turbulli. I thashë motrës ta denonconte. E denoncoi, por asnjëherë nuk u zbardh” tregon Alibej.

“Andi Zylyfi, kushëriri im u vra gati 7 muaj pas atentatit ndaj vëllezërve Baho, ku u vra Kevi. Zylyfi ishte njeri i afërt, që kujdesej për familjen, por edhe që më tregonin çfarë flitej. Pasi më vranë djalin e dajës, Zylyfin, unë isha në kërkim. Atë kohë unë gjithçka e investoja vetëm për mbrojtje dhe për të gjetur ata që na goditën. Unë kisha dalë për hetime vetë, me motor, si shpërndarës picash. Përveçse kisha kamera të një pjese të qytetit, pasi të gjitha i kishte Suel Çela. Identifikova Fordin tek shtëpia e Rigers Runajt, ndërsa Benzin tek Emiliano Ramazani. Nga kamerat pashe që Benzi kishte dalë nga shtëpia e Mikel Kamamit”, shtoi ai.

“Isha i fokusuar tek Talo Cela. E kërkoja doemos, të vdekur, të gjallë. Kisha hedhur fjalë, që doja cdo informacion. Një herë djali i dajës, Zylyfi, duke shkuar në Peqin më thotë, si është e mundur, rruga ishte bosh, ndërsa pas meje ishte Tos Gosa. Zylyfi ruhej gjatë rrugës, pasi në atë segment kishin ndodhur ngjarje. Unë nuk desha ta tremb kushëririn, por kisha plot info për Tos Gosën. Ai lëvizte me disa makina, përfshi një makinë të vëllezërve Rakipi. Talo kishte rëndësi për mua, pasi ai dinte gjithçka. Dinte autorët, ekzekutorët, por edhe gjithçka nga dajat e mi në Peqin. Kisha hedhur fjalë për Talon. Me anë të Arjan Spahiut, vëllai i kunatit tim, shoh i vëllezërve Çopja, mësova se ai kishte informacion dhe më tha për një takimin me Dumanin. Kur e pyeta se si u vu në kontakt me Nuredinin, ai më tha se një kushëri i Fat katnarit kishte lidhje me të. Takimi u bë në fund shkurti, fillim marsi 2020. Në atë periudhë, Arjani merr Nuredinin, afër shtëpisë së Elio Bitrit. I dhashë një nga makinat e mia, por të ruhej, pasi edhe Arjanin kërkonin ta vrisnin. Takimin e bëmë në katin e shtatë, shtëpi që e kishim marrë me qira”.

Kush është Erion Alibej?

Erion Alibej është një nga bashkëpunëtorët kryesorë të drejtësisë në Shqipëri, i përfshirë në dosjen e njohur si “Plumbi i Artë”, që ka zbuluar rrjete të gjera të krimit të organizuar në vend. Ai ka dhënë dëshmi të zgjeruara në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke ndihmuar në zbardhjen e disa vrasjeve dhe aktiviteteve kriminale të ndodhura në Elbasan dhe më gjerë.

Sipas Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Alibej akuzohet për përfshirje në disa vrasje mafioze, përfshirë eliminimin e Dorian Shkozës, Anxhelo Avdisë, vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia, si dhe të Emiliano Ramazanit dhe Rigers Runajt. Ai ka pranuar se ka porositur vrasjen e Talo Çelës për 100 mijë euro dhe ka ofruar 200 mijë euro për ta sjellë atë të gjallë.

Në dëshmitë e tij, Alibej ka deklaruar se kishte akses në sistemin TIMS përmes një oficeri policie, të cilit i kishte dhënë një telefon të koduar me platformën SKY ECC.

Alibej ka rrëfyer për herë të parë në gjyq më 29 maj 2025, duke zbuluar detaje të rëndësishme për konfliktet me grupet kriminale në Elbasan dhe për vrasjen e avokatit Ravik Gurra në mars 2019. Ai ka ndihmuar në identifikimin e personave të përfshirë në këto ngjarje dhe ka ndarë informacione për mënyrën se si funksiononin këto grupe.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

05/10/2026

200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

05/10/2026

Doli në videot Adi Hilës, këngëtarja Egzona Ademi paraqitet në polici dhe akuzon gazetarin Tozaj. Dëshmon edhe këngëtari Gent Hoxha: Raporti ishte me dëshirë

05/10/2026

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026

Kamuflon çunat e Dubait? Strategjiku me duar në xhepa Armand Hoxha fut 800 mijë euro në kompani përmes humbjeve, si po pastrohen paratë në kompleksin 45 milionë euro në Ksamil

03/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…
  • 200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.