AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Diddy e vari nga kati i 17-të! Dëshmia tronditëse në gjyq: Jam djalli dhe mund të të vras

by SHT Media
04/06/2025
in Botë
6
0
Diddy e vari nga kati i 17-të! Dëshmia tronditëse në gjyq: Jam djalli dhe mund të të vras
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mikesha e  Cassie Ventura, Bryana Bongolan, u ngjit në podiumin e dëshmitarit në seancën e radhës gjyqësore të Sean Diddy Puff.

Ajo citoi të drejtat e saj nga Amendamenti i Pestë kundër vetë-inkriminimit, dhe prokurorët thanë se ajo nuk do të akuzohet për sa kohë dëshmia është e vërtetë.

Bongolan tha se Combs e vari nga ballkoni i katit të 17-të në vitin 2016 përpara se ta përplaste drejt mobiljeve. Ai sulm i ka shkaktuar makthe, u shpreh ajo në gjykatë, duke shtuar se ka pasur periudha kur ulërinte në gjumë.

Ngjarja është përmendur edhe nga Cassie Ventura në padinë e vitit 2023 kundrejt Diddy, si dhe gjatë  dëshmisë së saj.

Bongolan ishte me të dashurën e asaj kohe në apartamentin e Cassie kur dëgjoi të trokiturat e Combs.

Menjëherë, e fshehu ish të dashurën në tualet dhe vetë doli në ballkon duke u përpjekur “të sillej normalisht”.

Më pas, Combs e kapi nga pas,”më ngriti dhe më vuri mbi parmak. Po përpiqesha mos të rrëshqisja”, tha ajo.

E pyetur sa kohë qëndroi mbi parmak, Bongolan tha se ai po bërtiste. “Ti e di se ç’ke bërë”, duke shqiptuar çdo rrokje. E gjitha zgjati rreth 15 sekonda.

Në fotot e shfaqura, Bongolan kishte fasha, qafore, si dhe një të nxirë me një plagë në mes. Më pas, u shfaq edhe një foto ku shpina e dëshmitares ishte e fashuar.

Bongolan tha se u njoh me Cassie, të cilën e quan ”një nga mikeshat e saj të afërta”, gjatë kohës kur  punonin për një kompani veshjesh. E pyetur se ç’bënin së bashku, ajo u përgjigj: “Drogoheshim”.

Në detaje, përshkruan se ato konsumonin “shumë marijuanë, kokainë, ketaminë dhe të tjera si këto.” Gradualisht, “u kthye në zakon”, tha ajo.

Bongolan hezitonte ta takonte reperin.

“Nuk po më pëlqente ajo që po shihja.”

Ajo sqaron se Ventura ishte e mërzitur kur e telefononte apo me sy të nxirë. Ajo kujtoi një episod kur po flinte gjumë në apartamentin e shoqes dhe u zgjua nga “të trokiturat me forcë” të Puff.

Ajo nuk kujton se çfarë ai thoshte, por mban mend tonin e zërit.

”I acaruar. Mbaj mend që pashë një thikë të fluturonte drejt saj”, u shpreh ajo duke iu referuar Ventura.

“Ajo e hodhi mbrapsht”, tha Bongolan duke kujtuar reagimin e shoqes dhe duke saktësuar se thika nuk e preku Combs.

Përpara jurisë, ajo tha se Combs e furnizonte me drogëra, përfshirë edhe GHB. Këtë të fundit s’e kishte  provuar asnjëherë para se t’ia jepte reperi.

Bongolan dëshmoi se e pa Combs “disa herë” duke marrë drogë, përfshirë marijuanë, ketaminë dhe kokainë.

Ajo tha se bashkë me Cassie, u përpoqën të ndalonin së konsumuari drogë, por “është e vështirë të  qëndrosh esëll kur ka shumë drogë vërdallë.”

Bongolan dëshmon edhe për një rast të vitit 2016 kur është kërcënuar nga Combs.

“Ai m’u afrua dhe më tha ca gjëra. Ai më erdhi shumë afër fytyrës dhe më tha diçka të tipit, ‘jam djalli dhe mund të të vras’.”

“U tmerrova”, vijon ajo. “Kisha shumë vetëbesim për shkak të kokainës dhe thjesht e kalova.”

Dëshmitarja tha se e ka paditur Combs për 10 milionë Dollarë për “të kërkuar drejtësi për atë që i ndodhi në ballkon.”

E pyetur nga prokurorët nëse do t’i jepte këto 10 milionë Dollarë nëse ajo ngjarje s’do të kishte ndodhur, ajo deklaroi pa hezitim se po.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

05/10/2026

200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

05/10/2026

Doli në videot Adi Hilës, këngëtarja Egzona Ademi paraqitet në polici dhe akuzon gazetarin Tozaj. Dëshmon edhe këngëtari Gent Hoxha: Raporti ishte me dëshirë

05/10/2026

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026

Kamuflon çunat e Dubait? Strategjiku me duar në xhepa Armand Hoxha fut 800 mijë euro në kompani përmes humbjeve, si po pastrohen paratë në kompleksin 45 milionë euro në Ksamil

03/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…
  • 200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.