• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Gjithçka u filmua nga kamerat, dalin pamjet e aksidentit tragjik me Jet Ski në Durrës

02/06/2025
in Kronikë
Gjithçka u filmua nga kamerat, dalin pamjet e aksidentit tragjik me Jet Ski në Durrës

“Ky është vendi ku turistët anglez morën me qira mjetin lundrues Jet Ski, të cilin e pronetuan për disa orë. Pasi u pajisen me jelek shpëtimi, ata kaluan në këtë hapësirë të dedikuar për mjetet lundruese dhe nuk u kthyen deri sa u konstatuan nga policia kufitare”, raporton gazetari Besar Bajraktaraj.

Tv Klan ka siguruar këto pamje ekskluzive të ngjarjes së ndodhur paraditen e të dielës. Siç duket në këtë video, dy turistët anglezë presin të nisen me Jet Ski. Pasi ndihmohen nga punonjësi i pikës së dhënies me qira të mjeteve, ata nisën në orën 09:41.

Gjatë kësaj kohe miqtë e tyre, i filmojnë me telefon, për të dokumentuar xhiron e tyre në det.

Teksa dy turistët anglezë lundrojnë në det, dy efektivë të policisë kufitare paraqiten pranë biznesit për të kontrolluar dokumentacionin.

Tetë minuta pasi nisën nga bregu i detit, viktima Sylvester Obeng, i cili ishte drejtuesi i mjetit kreu një manovër me shpejtësi e për pasojë humbi kontrollin e mjetit duke përfunduar poshtë tij, ndërsa partnerja e tij në det të hapur.

Kjo skenë siç duket në pamje pikaset nga miku i tyre në breg të detit i cili lajmëron pronarin e biznesit dhe efektivët e policisë. Këta të fundit lajmërojnë në radio patrullën që ndodhej në det duke kryer kontrolle.

Mjeti lundrues i policisë kufitare niset me shpejtësi, por arrin 1 minutë më vonë pranë dy turistëve anglezë.

Ata përpiqen tu japin ndihmën e shpejtë, por 34-vjeçari nuk ia doli të mbijetojë. E gjithë dinamika e aksidentit, u deklarua në polici nga partnerja e viktimës e cila i tha bluve se morën me qira mjetin dhe nuk iu kërkua as patentë dhe as iu dha skafandër.

Por mungesa e patentës dhe kokores për policinë janë shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë nga pronari i biznesit, 56-vjeçari Luiz Xhumari, i cili këtë të hënë u vu në pranga.

Sipas bluve të Durrësit, ai u ka dhënë me qira Jet Ski-në dy turistëve pa i pajisur ata me skafandër mbrojtëse, por vetëm me jelek shpëtimi.

Gjithashtu nga ana policisë është pezulluar dhe aktiviteti i subjektit.

Për sqarimin e plotë të ngjarjes policia po kryen verifikime edhe ndaj dy shtetasve anglezë, për të parë nëse kanë qenë nën efektin e alkoolit ndonëse deri më tani nuk ka të dhëna të tilla.

Më të lexuarat

  • Protestuesja në tubim para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

    Protestuesja në tubim para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama: Një ekip po dëgjon me vëmendje gjithçka duhet dëgjuar nga protesta e bulevardit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si Trump e shndërroi NATO-n në një Bankomat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Prokurori italian ngre alarmin për drogën vdekjeprurëse: Po bëhet “ari” i ri i krimit të organizuar!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Më gënjyen Elisa me Bushatin’, neomalësorja tentativa për t’u rikthyer në PS pas zbehjes së protestës, 12 deputetët që i premtuan nuk u larguan nga PS-ja

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gazetarët e Fanes në krye të protestës për të drejtat e tyre apo që pronari të mos paguajë 6.4 milionë euro taksa?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nuk ndalen skandalet për Sánchez, numri i të pandehurve në PS-në spanjolle ia kalon deputetëve në Kongres!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Na hodhën bombën mbi shtëpi, dyert u mbushën me plumba”, Bardhi: Një vajzë e re në jetën time

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bëri fushatë duke nxjerrë b*thën jashtë, pse Alfred Lela nuk u zgjodh në Kryesinë e PD-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shkelje te Ministria e Arsimit/ KLSH kërkon për herë të dytë shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Erzen Tola

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!