• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Valë arrestimesh në Turqi pas protestave, zyrtarë të opozitës në shënjestër

31/05/2025
in Botë
Valë arrestimesh në Turqi pas protestave, zyrtarë të opozitës në shënjestër

Autoritetet turke kanë urdhëruar arrestimin e dhjetëra personave të akuzuar për korrupsion, përfshirë anëtarë të partive opozitare, në Stamboll dhe Adana. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Stamboll ka lëshuar urdhër ndalimi për 47 persona dhe ka arrestuar 30 prej tyre, ndër ta edhe kryebashkiakë lokalë dhe zyrtarë të lartë të qytetit.

Kjo është vala e pestë e arrestimeve që nga marsi, kur u burgos kryetari i Bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu, një nga rivalët kryesorë të Presidentit Rexhep Taip Erdogan. Qeveria turke ka mohuar çdo përfshirje politike, duke këmbëngulur se drejtësia në vend është e pavarur.

Nga burgu, Imamoglu dërgoi një letër gjatë një proteste të opozitës, ku shkruante: “Ka ardhur koha të themi ‘Mjaft më’ ndaj këtij rendi të padrejtë e të paligjshëm. Po arrestoni kryetarët tanë të rretheve me pretekste të rreme. Çfarë do bëni më pas? Do fusni në burg 16 milionë qytetarë të Stambollit?”.

Imamoglu, pjesë e Partisë Popullore Republikane (CHP), po përballet me akuza për korrupsion dhe mbështetje të një grupi terrorist, të cilat ai i ka mohuar. Arrestimi i tij shkaktoi protesta masive dhe arrestime në mbarë vendin. Zyra e prokurorisë deklaroi se 819 persona të ndaluar në protesta do të gjykohen në 20 procese të ndryshme.

Në katër valët e para janë arrestuar 110 persona. Operacioni i pestë përfshiu katër aksione të ndara në Stamboll dhe Adana, ku u arrestuan anëtarë të CHP-së dhe zyrtarë të bashkive.

Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut dhe Amnesty International janë shprehur të shqetësuar për këto zhvillime, duke i cilësuar si veprime “drakoniane” dhe kërcënime serioze ndaj demokracisë.

Më të lexuarat

  • Nga Trump-Erdoğan te pakti 50 mln USD: Çfarë solli dita e parë e Samitit të NATO-s në Ankara?

    Nga Trump-Erdoğan te pakti 50 mln USD: Çfarë solli dita e parë e Samitit të NATO-s në Ankara?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Reduktim numrash në protestën te kryeministria, Balla: Ju thashë që po latë Saliun, Shehajn e Lapajt, do përfundoni si dasmë lagjeje

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Motra e Mateos emocionon live në emision Brikenën, ja çfarë ndodhi mes kunatave

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sara Mila: Pas kësaj proteste PD nuk do të ekzistojë më, Rama s’ka asnjë arsye për dorëheqje!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • FOTOLAJM/ Hoxhallarët në shesh për të “bekuar” protestën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidencialet e vitit 2027

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Edhe PD mërzitet me protestën, nis pushimet, revolucioni braktiset edhe nga influenceret, u rikthehen kremrave

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • VIDEO/ Xhafaj shuplaka KLP-së: Jeni hallka më e dobët e drejtësisë, po bëni qokë për të marrë familjarët e prokurorëve dhe gjyqtarëve!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbulohet konflikti i interesit i gjyqtares Flora Hajredinaj me çështjen kundër Veliajt, e motra është në gjyq me kryetarin e Bashkisë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 137 hektarë në Ksamil, të grabitura me 4 vendime gjyqësore: Rrahman Selmanllari, ‘maska’ e Shkëlzen Berishës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!