• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Hamas jep përgjigje pozitive për propozimin amerikan për armëpushim, por jo për mënyrën e lirimit të pengjeve

31/05/2025
in Botë
Hamas jep përgjigje pozitive për propozimin amerikan për armëpushim, por jo për mënyrën e lirimit të pengjeve

Hamas thuhet se i ka dhënë një “përgjigje pozitive”, ndonëse “me disa vërejtje”, propozimit të paraqitur nga i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, lidhur me një marrëveshje për armëpushim dhe lirimin e pengjeve.

Kushtet e Hamasit

Një nga vërejtjet kryesore të Hamasit ka të bëjë me mënyrën se si do të lirohen pengjet izraelite që mbahen ende në Rripin e Gazës. Plani i Witkoff parashikon që të gjithë pengjet të lirohen brenda dy ditëve të para pas hyrjes në fuqi të armëpushimit. Por Hamas dhe grupet e tjera palestineze kanë propozuar një lirimin e tyre me faza, për të siguruar që armëpushimi të zgjasë për të gjithë periudhën 60-ditore të parashikuar nga plani amerikan.

Hamas ka vënë gjithashtu në dukje se propozimi nuk përmban asnjë garanci për tërheqjen e ushtrisë izraelite (IDF) nga Gaza dhe nuk lejon hyrjen e mjeteve të rënda për të pastruar rrënojat. Sipas Al-Sharq Al-Awsat, kjo do t’i jepte Izraelit kontroll të konsiderueshëm mbi shpërndarjen e ndihmave humanitare. Përgjigjja e Hamasit ka ardhur pas konsultimeve me grupet e tjera palestineze në Doha dhe Bejrut, me qëllim që të paraqitet një qëndrim i përbashkët.

Kaos me ndihmat humanitare në Gaza

Ndërkohë, situata humanitare në Gaza vazhdon të jetë dramatike. Mbi njëqind kamionë me miell të Programit Botëror të Ushqimit (WFP) janë grabitur në Khan Younis, në jug të Gazës, raporton faqja izraelite Ynet. Dhjetëra banorë të Gazës kanë sulmuar 110 kamionë, një ditë para se të niste shpërndarja e ndihmave. Mediat palestineze kanë publikuar video ku dëgjohen edhe të shtëna armësh.

Një ditë më parë, një zëdhënës i Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) deklaroi se “Gaza është vendi më i uritur në botë”, ku “100% e popullsisë është në rrezik urie”.

Izraeli, pas presionit ndërkombëtar, ka nisur javën e kaluar të lejojë hyrjen e disa ndihmave humanitare në Gaza, pasi që nga 2 marsi kishte bllokuar futjen e ushqimeve, barnave, karburantit dhe mallrave të tjera.

Bilanci i viktimave

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e kontrolluar nga Hamas, njofton se 60 palestinezë janë vrarë dhe 284 janë plagosur në 24 orët e fundit nga sulmet izraelite. Që nga fillimi i luftës më 7 tetor 2023, sipas të njëjtit burim, janë vrarë 54.381 persona dhe janë plagosur 124.054 të tjerë. Këto shifra janë publikuar përmes një komunikate në Telegram./ La Repubblica

Më të lexuarat

  • Nga Trump-Erdoğan te pakti 50 mln USD: Çfarë solli dita e parë e Samitit të NATO-s në Ankara?

    Nga Trump-Erdoğan te pakti 50 mln USD: Çfarë solli dita e parë e Samitit të NATO-s në Ankara?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Reduktim numrash në protestën te kryeministria, Balla: Ju thashë që po latë Saliun, Shehajn e Lapajt, do përfundoni si dasmë lagjeje

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Motra e Mateos emocionon live në emision Brikenën, ja çfarë ndodhi mes kunatave

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sara Mila: Pas kësaj proteste PD nuk do të ekzistojë më, Rama s’ka asnjë arsye për dorëheqje!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • FOTOLAJM/ Hoxhallarët në shesh për të “bekuar” protestën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidencialet e vitit 2027

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Edhe PD mërzitet me protestën, nis pushimet, revolucioni braktiset edhe nga influenceret, u rikthehen kremrave

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • VIDEO/ Xhafaj shuplaka KLP-së: Jeni hallka më e dobët e drejtësisë, po bëni qokë për të marrë familjarët e prokurorëve dhe gjyqtarëve!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbulohet konflikti i interesit i gjyqtares Flora Hajredinaj me çështjen kundër Veliajt, e motra është në gjyq me kryetarin e Bashkisë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 137 hektarë në Ksamil, të grabitura me 4 vendime gjyqësore: Rrahman Selmanllari, ‘maska’ e Shkëlzen Berishës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!