AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

“Krisen” marrëdhëniet mes dy shteteve mike? Rusia akuzon Serbinë për armatosjen e Ukrainës

by SHT Media
29/05/2025
in Botë
6
0
“Krisen” marrëdhëniet mes dy shteteve mike? Rusia akuzon Serbinë për armatosjen e Ukrainës
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme (SVR) i Federatës Ruse ka akuzuar Serbinë se, “pavarësisht deklaratave se është neutrale”, po vazhdon të dërgojë municione në Ukrainë. Në një deklaratë të publikuar më 28 maj në faqen zyrtare të SVR-së, përmenden emrat e disa kompanive serbe të industrisë së mbrojtjes, municionet e të cilave thuhet se kanë përfunduar në duart e ushtrisë ukrainase.

“Në ‘korridorin e vdekjes’, të organizuar në Serbi – një vend mik i Rusisë – janë të përfshira kompanitë më të mëdha të industrisë ushtarake, përfshirë ‘Jugoimport SDPR’, ‘Zenitprom’, ‘Krushik’, ‘Sofag’, ‘Reyer DTI’, ‘Slloboda’, ‘Përvi Partizan’ dhe të tjera”, thuhet në deklaratë.

SVR-ja pretendoi se këto kompani kanë furnizuar “qindra mijëra predha për raketahedhës dhe obusë, si dhe miliona plumba për armë të vogla zjarri”. Sipas inteligjencës ruse, kjo ndihmë ndaj Ukrainës po maskohet përmes “certifikatave të rreme të përdoruesit final dhe përdorimit të shtetvee ndërmjetëse – kryesisht shtete të NATO-s si Çekia, Polonia dhe Bullgaria – si dhe në kohët e fundit, edhe përmes kanaleve më ekzotike që përfshijnë shtete afrikane”.

Në deklaratën me tone të ashpra, SVR tha se “etja për pasuri e prodhuesve serbë të armatimit dhe mbështetësve të tyre, në kurriz të gjakut të popujve vëllazërorë sllavë, ka bërë që ata të harrojnë plotësisht se kush janë miqtë e vërtetë dhe kush armiqtë”.

Radio Evropa e Lirë ka kërkuar komente për këtë çështje nga Qeveria e Serbisë, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Presidenca, por nuk ka marrë përgjigje. Po ashtu, asnjë nga kompanitë e përmendura nga SVR-ja nuk ka kthyer përgjigje. Edhe më parë është raportuar për mundësinë e eksportit të armëve nga Serbia në Ukrainë. Në fillim të vitit 2023, portali rus “Mash” publikoi një video që, sipas tij, tregonte ngarkimin e raketave “GRAD” 122 milimetra në një depo në Bratisllavë, duke pretenduar se bëhej fjalë për raketa të kompanisë “Krushik” nga Valjeva që ishin dërguar në Ukrainë përmes Turqisë dhe Sllovakisë.

“Krushik” dhe ish-ministri serb i Mbrojtjes, Milosh Vuçeviç, i kanë mohuar këto pretendime.

Edhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, më 3 mars 2023 deklaroi para gazetarëve në Beograd se që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Serbia nuk ka eksportuar armë për asnjë palë të përfshirë në konflikt.

Në mars 2022, në rrjetet sociale ruse u publikua një foto e një ushtari të të ashtuquajturës “Republika Popullore e Donjeckut” që mbante në duar një minë të pashpërthyer. Radio Evropa e Lirë, përmes analizimit të shënimeve në minë, verifikoi se ajo ishte prodhuar në tremujorin e tretë të vitit 2016 në fabrikën shtetërore serbe “Krushik”.

Ku eksporton armë Serbia?
Autoritetet serbe kanë deklaruar se nga viti 2014 deri në 2021 nuk ka pasur eksporte të armatimit në Ukrainë. Ministria e Tregtisë ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se gjatë kësaj periudhe nuk është eksportuar armë as në ndonjë vend tjetër ku përdoruesi final do të ishte Ukraina.

Serbia, së bashku me Turqinë, është një nga vendet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë pas fillimit të pushtimit të Ukrainës në shkurt 2022. Autoritetet serbe thonë se kjo vjen për shkak të “miqësisë tradicionale”, mbështetjes së Rusisë për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, dhe varësisë nga gazi rus.

Megjithatë, Serbia ka mbështetur integritetin territorial të Ukrainës dhe ka votuar disa rezoluta të Kombeve të Bashkuara që dënojnë agresionin rus – përfshirë edhe atë të 24 shkurtit, ku votoi në favor të Ukrainës. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u kërkoi falje qytetarëve serbë për këtë votim, duke thënë se përfaqësuesi i Serbisë në OKB duhej të kishte abstenuar.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Monika Lubonja denoncon Adi Hilën: E doja dhe e besova, nuk turpërohem për dashurinë time

06/10/2026

Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

05/10/2026

200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

05/10/2026

Doli në videot Adi Hilës, këngëtarja Egzona Ademi paraqitet në polici dhe akuzon gazetarin Tozaj. Dëshmon edhe këngëtari Gent Hoxha: Raporti ishte me dëshirë

05/10/2026

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Monika Lubonja denoncon Adi Hilën: E doja dhe e besova, nuk turpërohem për dashurinë time
  • Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.