• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Gjermania: Kina, përgjegjëse për 80% të shmangieve të sanksioneve ndaj Rusisë

28/05/2025
in Botë
Gjermania: Kina, përgjegjëse për 80% të shmangieve të sanksioneve ndaj Rusisë

Bashkimi Evropian thotë se Kina, përfshirë edhe Hong Kongun, është përgjegjëse për “afërsisht” 80 për qind të shmangieve të sanksioneve ndaj Rusisë, edhe pse Pekini vazhdon t’i mohojë këto akuza.

Sipas një raporti të klasifikuar të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, të cilin e kanë parë gazeta gjermane Sueddeutsche Zeitung dhe rrjetet shtetërore televizive NDR dhe WDR, komisionari i BE-së për sanksione, David O’Sullivan, ka deklaruar në një takim në Bruksel këtë muaj se ndonëse sanksionet kanë ndikim të rëndësishëm në ekonominë ruse, vazhdon të ketë vështirësi.

Mediat thanë më 27 maj se Ambasada kineze në Berlin nuk ka pranuar të komentojë këto akuza, përcjell A2.

Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme të Ukrainës më 26 maj e akuzoi Kinën se po vazhdon të furnizojë fabrikat ruse të mbrojtjes me mallra të shumta që përdoren për qëllime ushtarake, një pretendim që Pekini po ashtu e mohon.

“Kina nuk i ka dhënë kurrë armë vdekjeprurëse asnjërës palë në konflikt dhe kontrollon rreptësisht mallrat me përdorim të dyfishtë. Ukraina e kupton shumë mirë këtë. Kina kundërshton fuqishëm akuzat e pabaza dhe manipulimet politike”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning, në një konferencë për media më 27 maj.

Raporti i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë ishte një përmbledhje e takimit të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së të mbajtur në Bruksel më 20 maj.

Përveç Kinës, raporti thotë se vështirësitë vazhdojnë edhe me Kazakistanin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqinë.

Teksa Emiratet e Bashkuara Arabe pretendojnë se eksportet janë ndalur, raporti thekson se nuk ofrohen statistika dhe se të dhënat e importit sugjerojnë të kundërtën.

Në raport shtohet gjithashtu se edhe kompani të BE-së janë të përfshira në shmangien e sanksioneve, gjë që e dobëson pozicionin e Komisionit Evropian në negociatat me vendet e treta për vendosjen e masave.

Raportimet për këtë çështje vijnë më pak se një javë pasi blloku ndërmori një hap të madh drejt ndërprerjes së importit të plehrave azotike nga Rusia dhe Bjellorusia, duke miratuar tarifa që synojnë ta bëjnë ekonomikisht të paqëndrueshme blerjen e tyre brenda tre vjetësh.

Udhëheqësit evropianë kanë kërcënuar gjithashtu Rusinë me një paketë “masive” sanksionesh nëse Moska nuk pranon një armëpushim 30-ditor të propozuar nga Uashingtoni.

Ata kanë sugjeruar se paketa e ardhshme e sanksioneve – që do të ishte e 18-ta nga BE-ja – mund të përfshijë sektorin e energjisë dhe masa financiare./ REL

Më të lexuarat

  • Boshllëku i pushtetit: Trump po e çmonton arkitekturën e sigurisë në Ballkan

    Boshllëku i pushtetit: Trump po e çmonton arkitekturën e sigurisë në Ballkan

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbulohet skema me tjetërsimin e pronave në Durrës, lëshohen 12 masa sigurie!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Adriatik Kupi i Petrelës: Metamorfoza e ‘zarit’ të Adrian Çelës së OSHEE që u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Të fshehtat pas fotos familjare në Samitin e NATO-s

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Erdogani habit liderët e NATO-së, u dhuron nga një revolver me emrin e tyre; Starmer-it ia sekuestrojnë në Britani

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Thellohet skandali, qeveria dha 4 mln euro për të blerë biletat e Kanye West; administrata dhe nxënësit me detyrim në koncert

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Në tetor kemi zgjedhje”, Vuçiç: Ato parlamentare do të mbahen të parat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marjana Koçeku i del sërish kundër Ramës: Jep para për zjarret, jo për koncertin e Kanye West!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dhurata e madhe që Rama i çoi Erdoganit në valixhe: a u tërhoqën “taboret” e tij nga protesta?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dhuna online dhe pirateria, AKEP kërkon ndryshime ligjore: Ndërhyrje brenda 30 minutash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!