AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Krimet zgjedhore, Prokuroria e Përgjithshme: 107 kallëzime, për 47 u nis procedimi

by SHT Media
24/05/2025
in Kronikë
6
0
Krimet zgjedhore, Prokuroria e Përgjithshme: 107 kallëzime, për 47 u nis procedimi
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroritë pranë gjykatës së shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm, deri në datën 22.05.2025, në lidhje me veprat penale në fushën e zgjedhjeve, kanë raportuar si më poshtë:

Janë regjistruar gjithësej 107 kallëzime penale për veprat penale të parashikuara nga nenet 325, 326/a, 327, 328, 328/a, 328/b, 329, 329/a, 331/a dhe 332/a të Kodit Penal.

Burim i njoftimit të veprave penale për kallëzimet e mësipërme kanë qenë, policia gjyqësore në 64 raste, SPAK në 17 raste, subjekte politike në 9 raste, kryesisht në 11 raste dhe shtetas në 6 raste.

Kallëzimet e mësipërme janë regjistruar 10 në Prokurorinë Fier, 5 në Prokurorinë Sarandë, 4 në Prokurorinë Durrës, 33 në Prokurorinë Tiranë, 3 në Prokurorinë Gjirokastër, 4 në Prokurorinë Kukës, 8 në Prokurorinë Lezhë, 17 në Prokurorinë Dibër, 2 në Prokurorinë Vlorë, 4 në Prokurorinë Korçë, 3 në Prokurorinë Shkodër, 12 në Prokurorinë Elbasan dhe 2 në Prokurorinë Berat.

Nga kallëzimet e mësipërme janë regjistruar gjithësej 47 procedime penale për veprat penale të parashikuara nga nenet 325, 326/a, 327, 328/a, 328/b, 329, 329/a, 331/a dhe 332/a të Kodit Penal.

Procedimet penale janë regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier gjithesej 7 procedime, 2 procedime për veprën penale të parashikuar nga neni 325 i Kodit Penal, 1 procedim për nenin 328/a të Kodit Penal, 1 procedim për nenin 328/a, paragrafi 4 i Kodit Penal dhe 1 procedim për veprën penale të parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal. Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër gjithësej 3 procedime për veprat penale të prashikuara nga nenet 326/1 dhe 329/1 të Kodit Penal. Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan gjithësej 9 procedime për veprat penale të prashikuara nga nenet 328/a, 248, 332/a, 134/1 dhe 287/b të Kodit Penal. Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës gjithësej 1 procedim për veprat penale të prashikuara nga nenet 328/a dhe 248 të Kodit Penal. Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, gjithësej 7 procedime për veprat penale të prashikuara nga nenet 237/5 dhe 328/a, paragrafi 4 të Kodit Penal. Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër gjithësej 2 procedime për veprat penale të prashikuara nga nenet 328/a dhe 328/b të Kodit Penal. Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë gjithësej 2 procedime për veprat penale të prashikuara nga nenet 325 dhe 326/a të Kodit Penal. Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës gjithësej 1 procedim për veprën penale të prashikuara nga neni 328/a i Kodit Penal. Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë gjithësej 2 procedime për veprat penale të prashikuar nga nenet 328/a, 329/2, 237, 89 dhe 25 të Kodit Penal. Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë gjithësej 1 procedim për veprën penale të prashikuar nga nenet 328/a i Kodit Penal. Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë gjithësej 3 procedime për veprat penale të prashikuara nga nenet 327 dhe 329 dhe 278 të Kodit Penal. Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë gjithësej 9 procedime për veprat penale të prashikuar nga nenet 325, 327/1, 328/a, 329 të Kodit Penal.

I janë dërguar për kompetencë SPAK 6 kallëzime penale nga Prokuroria Durrës, Lezhë, Dibër dhe dy procedime penal nga Prokuroria Fier dhe Shkodër.

Nga kallëzimet penale të regjistruara, është vendosur mosfillimi për 16 prej tyre. 8 nga Prokuroria Tiranë, 2 nga Prokuroria Kukës, 3 nga Prokuroria Dibër, 1 nga Prokuroria Sarandë, 1 nga Prokuoria Fier dhe 1 nga Prokuroria Elbasan.

Një procedim penal i regjistruar nga Prokuroria Dibër për  veprën penale të parashikuar nga neni 237/5, 328/a, paragrafi 4, është kërkuar dërgimi për gjykim me një person të pandehur, pa masë sigurimi personal dhe një procedim penal i regjistruar nga Prokuroria Gjirokastër për veprën penale të parashikuar nga neni 326/1 i Kodit Penal, është dërguar në gjykatë me kërkesë për pushim. Gjithashtu për një procedim të regjistruar për veprën e parashikuar nga neni 327/1 i Kodit Penal, në Prokurorinë Gjirokastër, është kërkuar në gjykatë zhvillimi i gjykimit të drejtpërdrejtë.

Janë arrestuar në flagrancë 7 persona për veprat penale në fushën e zgjedhjeve, 4 në Prokurorinë Tiranë, 1 në Prokurorinë e Elbasanit, 1 në Prokurorinë Lezhë dhe 1 në Prokurorinë e Fierit.

Është dhënë urdhër ndalimi për 4 persona nga Prokuroria e Elbasanit.

Kallëzimet e tjera janë në fazë verifikimi.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Monika Lubonja denoncon Adi Hilën: E doja dhe e besova, nuk turpërohem për dashurinë time

06/10/2026

Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

05/10/2026

200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

05/10/2026

Doli në videot Adi Hilës, këngëtarja Egzona Ademi paraqitet në polici dhe akuzon gazetarin Tozaj. Dëshmon edhe këngëtari Gent Hoxha: Raporti ishte me dëshirë

05/10/2026

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Monika Lubonja denoncon Adi Hilën: E doja dhe e besova, nuk turpërohem për dashurinë time
  • Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.