• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

3 grupe kriminale në trafik kokaine/ 4 orë seancë për dosjen ‘Ura’, avokati i Altin Morinës: SPAK të përcaktojë rolet për gjithësecilin

23/05/2025
in Kronikë
3 grupe kriminale në trafik kokaine/ 4 orë seancë për dosjen ‘Ura’, avokati i Altin Morinës: SPAK të përcaktojë rolet për gjithësecilin

Më shumë se 4 orë ka zgjatur seanca për 14 personat e arrestuar me urdhër të SPAK në kuadër të operacionit “Ura. Mes personave të ndaluar është edhe ish-efektivi i RENEA-s, Altin Morina, ku avokati i tij mbrojtës, Rigert Koni, i kërkoi prokurorisë të përcaktojë rolet dhe episodet për secilin nga këto persona. Kjo për shkak se nga disa prej mbrojtësve kërkohet t’i përcaktohet saktësisht vepra penale, pasi nuk pranojmë që të jenë pjesë e ndonjë grupi kriminal. Sipas avokatëve, materialet e përcjella nga autoritetet italiane janë të vetmet prova ku mbështetet dyshimi i arsyeshëm, që janë komunikimet e kryera në SkyECC. Mbrojtësit ligjorë i kanë kërkuar prokurorisë që, përveç bisedave në Sky, të fakti të mbështetet edhe në prova të tjera. Ndërkohë, deri më tani kanë relatuar 11 persona, ndërsa vetëm 3 kanë mbetur pa folur në sallën nr. 1 të Gjykatës së Posaçme.

Mes personave të ndaluar në kuadër të operacionit “Ura” është edhe avokati Armand Tragaj. Ky i fundit ka rezultuar në dosjen e prokurorisë se kishte aplikacion të kriptuar Sky ECC, duke identifikuar dhe kodet që përdorte. Ndalimi i tij është kryer pasi SPAK zbuloi se ka kryer veprën penale të ndikimit të paligjshëm në 4 episode.

Burime bëjnë me dije se në sallën e gjyqit i është drejtuar gjykatës me masë më të butë sigurie se sa ajo e arrestit në burg.

Armand Tragaj: Jam i rënduar psikologjikisht dhe vazhdimi i kësaj mase do të rëndojë situatën time familjare, ku unë jam me babin e sëmurë dhe njerkën e paralizuar, vëllain në psikiatri dhe bashkëshorten me fëmijë të vogël. Dhe për këtë fakt u kërkoj të jem pranë familjes.

Pas përfundimit të fjalës së të ndaluarit, gjyqtarja Rudina Palloj do të vendosë për 14 personat e ndaluar.

Seanca nisi rreth orës 16:00 seanca për dosjen ‘Ura’, pasi u shty me kërkesë të avokatëve, të cilët kërkuan që të njihen me dosjen. SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane ka zbardhur rolin e bosëve Çoba, Presi dhe ‘Visi i Pojës’ por jo vetëm.

Dosja ‘Ura’ është e mbështetur mbi përgjime telefonike, ambientale, pamje video si dhe zbardhjet e SKYECC, si edhe 29 masa sigurie, në kuadër të të megaoperacionit shqiptaro-italian ‘Ura’, i cili në të dy anët e kufirit procedoi 52 persona, 40 shqiptarë dhe 12 italianë.

Mes 29 emrave me urdhër arresti nga SPAK, është Elvis Doçi, i njohur ndryshe si Visi i Pojës, një ndër emrat kyç të këtij grupi, që garantonte trafikun e kokainës dhe heroinës drejt Italisë, përmes ‘korrierëve’ të ndryshëm. Ndaj tij rëndojnë katër vepra penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë bashkëpunimit atë të grupit të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.

Masat e sigurisë që priten nga GJKKO:

-Orgest Molla
-Armand Tragaj
-Altin Morina
-Akil Ndrejaku
-Musa Koça
-Rando Aliu
-Sokol Isteri Tatani
-Bexhet Mema
-Ervis Deti
-Ligor çombashi
-Altin Pjetri
-Ervin Zeqiri
-Gëzim Thartori
-Alfred Hysa

 

Më të lexuarat

  • “Dirigjenti i protestës, strukturë që nuk ndodhet në Shqipëri”/ Meçe: 4 qendra shpërndajnë dezinformim, u tentua destabilizimi

    “Dirigjenti i protestës, strukturë që nuk ndodhet në Shqipëri”/ Meçe: 4 qendra shpërndajnë dezinformim, u tentua destabilizimi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Edviol Kulluri, ‘Kryendrituri’, pikëpyetjet e shumta mbi ideologun e protestës! Si i thurte elozhe vrasësit të gjyqtarit Kalaja, pak muaj më parë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Ndrikullat e Berishës rrethojnë Ballën dhe Maznikun në një restorant në Strasburg: Si nuk u vjen turp që hani bukë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gjergj Luca skllavëron punëtorët nga Azia, 16 orë në punë pa asnjë ditë pushim

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Donald Trump, të gjitha rrugët të çojnë në krizë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama për CNN turk: Ja pse Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri nuk u përfshi në deklaratën finale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tano Karidi i Mjekësisë në panik, i shkon të tavolinë raporti i KLSH me aferat, pritet kallëzim penal në SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Boshllëku i pushtetit: Trump po e çmonton arkitekturën e sigurisë në Ballkan

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbulohet skema me tjetërsimin e pronave në Durrës, lëshohen 12 masa sigurie!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Adriatik Kupi i Petrelës: Metamorfoza e ‘zarit’ të Adrian Çelës së OSHEE që u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!