Mund të cilësohet si një “Kullë e vërtetë Trump në qiell”, avioni “Air Force One” i cili do t’i dhurohet presidentit amerikan. Në të ka një dhomë gjumi kryesore, dhomë gjumi për mysafirë, njëmbëdhjetë tualete, pesë kuzhina, si dhe një zyrë private. Por ka edhe më shumë: pesë sallone, transmetime televizive direkte, si dhe lidhje me internet, 40 televizorë, rifinitura ari, panele druri të zbukura që mbulojnë edhe shkallët e brendshme që lidhin dy “katet” e aeroplanit. Në avion ka pesë rreshta sediljesh biznesi, ndërsa në bord ka vend për 90 pasagjerë dhe 14 anëtarë të ekuipazhit.
Një kompanie zvicerane i janë dashur dy vjet për të krijuar këtë xhevahir. Dhe tani, Boeing 747-8 që familja mbretërore e Katarit do t’ia dhurojë Donald Trump do të duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje të re për ta pajisur atë me sistemet e komunikimit dhe sigurisë të nevojshme për transportimin e presidentit të SHBA-ve. Trump ka tashmë mundësinë ta ketë këtë xhevahir të aviacionit privat. Ai do ta përdorë atë si avion presidencial deri në fund të mandatit të tij, më pas do t’i transferohet Fondacionit të Bibliotekës Presidenciale Trump (deri më 1 janar 2029) dhe do të bëhet praktikisht pjesë e flotës së tij personale.

Trump shpresonte të ishte në gjendje të përuronte modelin e ri Boeing të Air Force One, i cili do të zëvendësonte dy avionët që janë tashmë në përdorim që nga fillimi i viteve 1990. Por një sërë vonesash dhe rritjesh të kostove krahasuar me projektin fillestar (i cili daton që nga viti 2018 dhe që vlerësoi në 3.9 mld dollarë buxhetin për pritjen 6-vjeçare), por që tashmë rrezikon shtyrjen e përfundimit të ndërtimit deri pas vitit 2028, viti i fundit i presidentit në Shtëpinë e Bardhë.

